BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Frike nga jeta?!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Frike nga jeta?!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/11/2012, 16:00

     Frike nga jeta?! Images

    Horas Kaleni, filozof amerikan njėherė pat thėnė: ” Ekzistojnė njerėz qė e ndryshojnė jetėn e vet ngase i frikohen vdekjes dhe njerėz qė atė e bėjnė ngase i gėzohen jetės. Grupi i parė jeton duke vdekur, pėrderisa grupi i dytė vdes duke jetuar. Pa marr parasysh se kur vdes, kam ndėrmend tė vdes duke jetuar!” Pra cili ėshtė kuptimi i tė jetuarit. Unė nuk mendoj se kuptimi i tė jetuarit ėshtė tė shkruash libra tė rėndėsishme apo tė grumbullosh pasuri tė madhe, tė eksponosh fuqinė dhe ndikimin tėnd. Unė mendoj se shumė njerėz nuk e njohin artin e tė jetuarit, e cila megjithatė ėshtė ART. Shumė pėr fat tė keq vegjetojnė, e kėtė mė sė miri e ilustron thėnia nga shkrimi i Daut Demakut: “Njeriu nuk rron dy herė, por ka shumė nga ata qė nuk dinė tė jetojnė as njė herė…” Kuptimi i jetės ėshtė nė thėnien: “Duaj dhe bėhu i dashur”. Duaje edhe ushqimin, kėnaqu nė tė, edhe rrezet e diellit edhe hėnėn. Nuk ka kėnaqėsi nė jetė dinamike, nė shkuarje tė shpejtė nė zyre. Shikoje perėndimin e diellit, mėnyrėn e veēantė tė komunikimit me njerėzit, kuptoje krijesėn tjetėr njerėzore, ėndėrro me tė, jeto dhe kėnaqu emocionalisht, fizikisht, me mendime dhe me shpirt. Ēdo dashuri e re, ēdo miqėsi, ēdo fshehtėsi e mėsuar neve vetėm na pasuron, na bėnė krijesa mė tė vlefshme se qė kemi qenė. Jetėn duhet shikuar si proces tė mbledhjes sė pasurisė sė pėrjetshme. Nuk duhet rezistuar jetės, dashurisė, miqėsisė. Ēdo ēast kur t’i mund t’i ofrosh dikujt dashuri, kėnaqėsi ėshtė pasuri. Vet jeta ėshtė si njė roman i mire nė tė cilėn sa mė tepėr thellohesh aq mė shumė ka kuptim. Me kalimin e kohės plotėsohet karakteri i njeriut dhe ngjarjet e kaluara e marrin kuptimin qė pėr momentin ai kuptim mungon. Me kalimin e kohės gjithēka qartėsohet. Nėse sot nuk e ke tė qartė se pse do tė duhej tė investosh nė dashuri, miqėsi, nėse sot ti nuk e gjen PSE-nė e madhe tė jetės sate, PSE-ja ka pėr tė gjetur nesėr ty!? Jeta megjithatė ka kuptim, nėse ai kuptim ju mbush me gėzim dhe hare tė cilėn me zemėrgjerėsi do t’ia ofroni tė tjerėve. Fisnikėria ėshtė virtyt i madh. Mos iu frikoni jetės. Mos kėrkoni kėshillė nga frika e juaj. Nuk ėshtė dėshtim nėse je rrėzuar, dėshtim ėshtė nėse rrėzohesh dhe nuk ngritesh mė. Dėshtimi mė i madh nė jetė ėshtė vet frika nga dėshtimi. Frika nga jeta. /Keshilla/

      Ora ėshtė 19/5/2024, 12:39