BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Humbje e shpejtė dhe e sigurt e peshės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Humbje e shpejtė dhe e sigurt e peshės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/11/2012, 17:02

    Humbje e shpejtė dhe e sigurt e peshės! Images

    A keni dėgjuar pėr formulėn 40:30:30? Yjet e Hollivudit, falė saj kanė humbur peshė, ndėrsa dieta ėshtė e hartuar nga dr. Barry Sears, mbretit tė dietave. Ai pohon se secila shujtė duhet tė pėrmbajė 40 pėr qind karbohidrate dhe nga 30 pėr qind yndyra dhe proteina.

    “Zone diet”, krijues i sė cilės ėshtė Barry Sears, njė biokimist amerikan, e propagandon mėnyrėn e shėndetshme tė tė ushqyerit, e cila u ka ndihmuar shumė yjeve tė Holliwudit qė tė humbin peshė, disa prej tyre janė aktoret Demi Moore dhe Sandra Bullock, ndėrsa dieta fillon me rregullin 40:30:30. Kjo do tė thotė qė secila shujtė, sipas mendimit tė dr. Sears, duhet tė pėrmbajė 40 pėr qind karbohidrate, 30 pėr qind yndyra dhe 30 pėr qind proteina. Ai pohon se “Zone” ėshtė gjendje nė tė cilėn sasitė e sheqerit nė gjak janė stabile, ndėrsa hormonet tė ekuilibruara.

    Sipas mendimit tė Searsit, njerėzit fillojnė tė trashen menjėherė pasi dalin nga gjendja e zonės, sepse teprica e karbohidrateve nė ushqim ēon deri te rritja e nivelit tė insulinės nė gjak, e cila mė pas shkakton uri dhe i shtyn njerėzit qė tė hanė vazhdimisht diēka. Kėshtu krijohen shtresat dhjamore nė bark dhe kofshė, ndėrsa pėr kėtė arsye Sears kėshillon se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė kufizohet konsumimi i karbohidrateve pėrgjegjėse pėr glikeminė (sasinė e sheqerit nė gjak). Tė dėshirueshme janė karbohidratet nga pemėt dhe perimet, ndėrsa duhet kufizuar konsumimin e patateve, orizit dhe bukės.

    Bėjeni njė meny tė tillė, nė mėnyrė qė pėr ēdo ditė tė keni pesė shujto, tri kryesore dhe dy zamra.

    Shumė yje qė kanė qenė nė kėtė dietė pohojnė se jo vetėm sė kanė humbur peshė, por qė edhe janė ndier shumė mė mirė, ndėrsa Sears pohon qė ky regjim i tė ushqyerit ėshtė njė parandalim i shkėlqyeshėm i sėmundjeve tė zemrės dhe diabetit.

    Konsumoni bajame dhe ullinj
    Harrojeni jogurtin ose djathin me yndyrė. Ėshtė mirė qė tė hani ushqime tė pasura me acide yndyrore tė pangopura, siē janė bajamet, avokado, ullinjtė, vaji i ullirit dhe vajrat tjera tė shėndetshme pėr zemėr. Sears pohon qė, nėse konsumohen yndyra me karbohidrate, do tė mbahet ekuilibri i insulinės nė gjak dhe organizmi do tė nxitet qė t”i djegė yndyrat tashmė tė grumbulluara.

    Tani ėshtė koha pėr proteina
    Burimi mė i mirė i proteinave ėshtė mishi i pulės pa lėkurė, qumėshti dhe jogurti pa yndyrė, ajka me pėrqindje tė ulėt tė yndyrės, fasulja dhe soja. Sipas rregullave tė kėsaj diete, pėr shumicėn e njerėzve ne ditė nevojiten sė paku 55 gramė proteina, por ēdo gjė varet nga mosha dhe pesha juaj trupore.

    Konsumoni bukė nga elbi
    Pemėt dhe perimet janė burime shumė mė tė mira tė karbohidrateve se buka, brumėrat dhe patatet, ndėrsa pėrmbajnė edhe mė shumė fibra, vitamina dhe minerale dhe kanė mė pak kalori. Nė vend tė bukės nga mielli i bardhė konsumojeni atė nga elbi, i cili gjithashtu ėshtė i pasur me karbohidrate dhe njėkohėsisht shume mė i shėndetshėm.

    MENYJA PĖR NJĖ DITĖ

    Kafjalli
    * 1 filxhan jogurt pa yndyrė
    * 100 g kivi
    * 2 pjesė djathė parmezan

    Zamra
    * 20 g parmezan
    * 2 biskota tė njelmėta

    Dreka
    * 120 g mish peshku nga skara
    * 300 g sallatė tė gjelbėr dhe domate me vaj ulliri
    * 150 g ananas

    Zamra
    * 20 g bukė tė thekur integrale
    * 30 g mish gjeldeti dhe 20 g kikirikė

    Darka
    * 100 g file pule nga skara
    * njė kokė radhiqeje me njė lugė vaj ulliri
    * 120 g rrush /ikub/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 23:26