Ndodh shpesh qe te jemi ne shtepi dhe te kemi momente qetesie, cte bejme? Dicka qe mund ti beje mire lekures tone. Ja atehere qe edhe pa kremra te blere ne parfumeri mund te pergatisim maska shume efikase ne shtepi me perberes natyral.
1- Maske pastruese dhe antirrudhe me mjalte
Perzini nje luge mjalte dhe nje te bardhe veze, aplikojeni perberjen ne fytyre dhe prisni qe te forcohet, shpelajeni me uje te vaket. Lekura do te duket menjehere me lemuar, shkelqyeshme.
2- Maske me mjalte, bajame dhe pana
Hidhni 3 luge mjalte dhe tre luge pana ne nje ene, me pas shtoni grimcat e 5 ose 6 bajameve, me pas lereni masken te marinohet. Pas 12 oresh shtojini vaj bajamesh. Aplikojeni ne fytyre duke e masazhuar dhe lereni te reagoje per 10 minuta, me pas shpelajeni me uje te vaket.
4- Maske me mjalte dhe me jogurt
Perzini ne nje ene nje gote kose te bardhe dhe nje luge mjalte deri sa te perftoni nje perberje homogjene. Aplikojeni ne fytyre me delikatese dhe lereni per 30 minuta, me pas shpelajeni me uje te vaket.
5- Maske pastruese me limon
Perberesit e duhur per kete maske jane: 2 luge mjalte, 4 luge leng limoni, 3 luge te vogla kos, 1 te bardhe veze. Perberesi kryesore per kete maske eshte acidi citrik, perfekt si eksfoliant. Per te aplikuar kete maske duhet qe me pare te pastroni mire lekuren dhe te jete e thate, lereni per 15 minuta dhe me pas shpelajeni me uje te vaket. /ikub/