BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Babeta Shahini shkon nė luftė”…me kėngė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje “Babeta Shahini shkon nė luftė”…me kėngė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/11/2012, 11:32

    “Babeta Shahini shkon nė luftė”…me kėngė! Babeta-560x374

    Ajo jo vetem qe ka nje emer teper interesant, por dhe albumet klipet i ka po kaq interesante. Albume te tilla si “Si karamele”, “Kili-Kili” jane mirepritur se tepermi duke e kaluar parashikimin e kengetares. Por ajo serishmi nuk kenaqet pasi se fundi ka nxjere klipin e ri “Ti fantazon” qe eshte po aq i suksesshem sa klipet e para. Por ajo eshte modeste sepse deklaron se pjesa me e madhe e suksesit i takon bashkeshortit, kompozitorit te talentuar, Ilir Balla, te cilin ajo e ka njekohesisht edhe shok dhe mik. Eshte nje cift ideal, ku te dy punojne dhe ndihmojne njeri-tjetrin ne cdo kohe.

    Klipi i fundit “Ti fantazon” ka pasur sukses te jashtezakonshem. Si eshte ndjere me kete klip Babeta?

    Jam ndjere me se miri. Kjo per shume arsye, por ajo me kryesorja eshte se klipi ka pasur sukses jashte parashikimeve te mia. Ndoshta ka ardhur dhe nga titulli intrigues i kenges.

    Sigurisht kompozitor i kenges eshte bashkeshorti juaj, Ilir Balla?

    Po. Ajo as qe diskutohet. Ne punojme orar dhe pa orar, punojme nate e dite. Tashme e njohim njeri-tjetrin ne detaje. Iliri e di se cfare kengesh kendoj une, di gustot e mia, di dhe te metat. Ndaj ai eshte shume i kujdesshem ne krijimtarine qe e krijon enkas per mua.

    Kjo do te thote qe Iliri kompozon edhe per kengetare te tjere?

    Sigurisht. Ndoshta eshte nga kompozitoret me te suksesshem te kenges popullore shqiptare. Ai ka dhe studion e tij qe punon dhe krijon ne menyre sistematike. Se fundi ka kompozuar nje kengepopullore per kengetaren Darina Gjebrea. Ngelen te dy palet te kenaqur. Darina eshte nje kengetare e kompletuar dhe me shume emer.

    A ehte Iliri xheloz ndaj teje?

    Asnjehere. Ai eshte nje bashkeshort korrekt qe di ta dalloje punen, artin, nga familja. Madje ai me nxit per shume gjera qe une nguroj. Psh, ne disa veshje edhe pse jane disi dekolte, Iliri ja pvrshtat kenges duke me thene kjo eshte veshja qe te shkon. Kurre sme ka thene gje per veshjen.

    Cila eshte veshja juaj e preferuar?

    Ne ditet e zakonshme veshje sportive. Pantallonat xhinse jane preferenca ime. Ndersa ne spektakle apo ne klipe fustanet dhe sipas rastit edhe minifundet e pranueshme, jo te ekzagjeruara.

    Po ti a je xheloze per Ilirin?

    Mbase dhe jam, por sdi cte them. E ngaterruar kjo pyetje, por di te them qe kam nje bashkeshort korrekt, qe me vlereson, qe me jep force dhe ka shume ane pozitive. Kjo me ben qeta besoj dhe deri diku te mos jem xheloze.

    Suksesi dhe shitja e albumit ”Si karamele” te vuri para nje prove te re?

    Po. Ishte nje gjetje kompozicionale dhe poetike e albumit. Ishte nje album shume i suksesshem dhe i kompletuar ku secila kenge ishte me e bukur se tjetra.

    Eshte e madhe garderoba e Babetes?

    Po. E madhe. Profesioni yne i ka keto Cdo vit nje dore e madhe parash hidhen per veshjen. Ska rruge tjeter.

    Ndoshta eshte thene, por ju keni ze te vecante dhe nje emer te vecante!

    E vertete. Tegjithe ma thone kete Emri im ehte emri i nje vajze luftarake qe e ka zgjedhur im ate nga filmi Babeta shkon ne lufte. Nje film qe ai e kishte shume per zemer. Kur po rritesha me thoshte shpesh ashtu dua te behesh si Babeta. Por ne fakt une nuk jam shume trime, por jam shume punetore.

    Si i keni marredheniet me librin?

    Jo aq te mira. Nuk dua te justifikohem ,por skam dhe aq kohe, pasi kenge te reja, incizime, aktivitete, koncerte, dasma etj. Tek tuk blej ndonje reviste per te pare moden, por edhe per te pare boten e thashethemeve per ne artistet. Shume here gjejme gjera te pa degjuara..

    Po ty vete te kane qendisur ndonje thashetheme gazetaret?

    Per ate Zot, deri tani jo! Edhe une jam shume korrekte dhe nuk bej levizje te teperta. Po u fute ne duart tuaja!…

    Albert Zholi

      Ora ėshtė 26/4/2024, 23:56