BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E fiksuar pas sportit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje E fiksuar pas sportit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/11/2012, 19:38

     E fiksuar pas sportit! Images

    Varėsia ndaj sportit, ose fiksimi patologjik pėr sportin prek si meshkujt edhe femrat. Ndoshta ju nuk e kuptoni, por nė qoftė se e teproni, pasojat do tė pasqyrohen te shėndeti juaj. Le t’i zbulojmė mė poshtė

    Orė tė tėra qė kalohen nė palestėr, pishinė ose duke bėrė vrap. Nėse praktimi i aktivitetit fizik tė bėn mirė pėr shėndetin dhe mjekėt e theksojnė vazhdimisht kėtė, kur teprohet edhe aktiviteti fizik mund tė jetė i dėmshėm pėr trupin. Me fjalė tė tjera, tė pasionuarit pas gjimnastikės janė mė tė rrezikuar qė sporti tė shndėrrohet nė njė lloj fiksimi, qė ndryshe mjekėt e kanė quajtur varėsi ndaj sportit ose fiksimi patologjik pėr sportin. Njė specialist ka shpjeguar arsyet e kėtij ndikimi.

    Kur praktimi i sportit shndėrrohet nė sėmundje?

    Kush bėn sport nė mėnyrė tė shėndetshme, e ndėrthur aktivitetin fizik me jetėn e pėrditshme. Kush ėshtė “i sėmurė” dhe e planifikon ekzistencėn e vet nė funksion tė sportit, duke e rrotulluar gjithēka rreth sportit, atėherė mund tė quhet lehtėsisht njė i fiksuar.

    Sa i pėrhapur ėshtė ky fiksim?

    Sipas llogaritjeve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, 3-5% e popullsisė vuan nga varėsia ndaj sportit. Megjithatė ėshtė shumė e vėshtirė tė jepen shifra tė sakta, sepse fenomeni ndryshon vazhdimisht.

    Ēfarė e nxit atė?

    Arsyet kryesore janė dy: ushtrimi i tepruar mund tė finalizohet me njė pėrmirėsim tė vazhdueshėm tė pamjes fizike dhe duke mos u kėnaqur kurrė me rezultatet e arritura, tė fiksuarit janė tė prirur tė kėrkojnė mė shumė. Mė tė prekur nga ky fenomen janė meshkujt. Pėr femrat pastaj qėllimi ėshtė mbajtja konstante e peshės trupore, ose rrėzimi i sa mė shumė kileve. Megjithatė nė thelb qėndron shmangia e shėndoshjes dhe mbajta e njė forme tė shėndetshme fizike. Te femrat, varėsia ndaj sportit ėshtė mė e pėrhapur mes anoreksikeve dhe vajzave qė kanė probleme me ushqimin. Pėr rreth 50% tė femrave qė kanė probleme me ushqimin, ky ērregullim u vjen pėr shkak tė fiksimit qė kanė pėr sportin, e ndoshta edhe nga ērregullimet e tjera, siē ėshtė pėr shembull bėrja pazar nė mėnyrė tė pakontrolluar. Meshkujt qė vuajnė nga varėsia ndaj sportit, shpesh abuzojnė me alkoolin, duhanin e ndonjėherė edhe me ilaēet e ndaluara ose suplementet qė pėrmirėsojnė nivelin e performancės sportive.

    Cilat janė shenjat konkrete?

    Kush preket nga kjo lloj varėsie shpesh ndjen njė lloj paaftėsie pėr tė kontrolluar aktivitetin fizik, qė duke u praktikuar pa kufi mund ta ēojė trupin nė kolaps. Kur nuk merren me sport, personat nė fjalė nuk ndihen mirė me veten, prandaj shtojnė gradualisht numrin e ushtrimeve dhe kohėzgjatjen e stėrvitjes. Nė rastet mė tė rėnda, praktikojnė edhe “boosting”, atė qė ėshtė cilėsuar si dopingu i dhimbjes.

    Ē’duhet bėrė pėr tė shėruar kėtė patologji?

    Gjėja e parė qė duhet tė bėni ėshtė tė kuptoni thelbin e shprehjes se kush merret me sport, i dhuron vetes disa vite jetė, ndėrsa tejkalimi, ose teprimi mund t’i bėjė keq trupit. Problemet mė tė shpeshta janė dhimbjet e artikulacioneve, kėmbėve, duarve, fillojnė problemet nė sistemin kardiovaskular, sidomos nė rastet kur trupi nuk bėn asnjėherė pushim dhe ngarkesa ėshtė mė e madhe se sa forca fizike. Gjithashtu nė rastet kur teprohet, rrezikon tė prishet edhe ekuilibri hormonal. Cikli menstrual te femrat mund tė rregullohet kur bėn ushtrime me karar ose tė ērregullohet kur e teprojnė, sidomos nė rastet kur ka humbje tė madhe tė peshės trupore, nė njė kohė shumė tė shkurtėr. Me pak fjalė mendja dhe trupi korrespondojnė me njėra-tjetrėn dhe pėr kėtė duhet tė ecin nė njė linjė. Nėse nuk mund t’ia dilni dot mbanė vetė, atėherė drejtohuni te njė specialist, i cili mund t’ju japė vėrtet njė dorė dhe do t’ju mėsojė sesi tė bashkėjetoni me sportin. Sigurisht qė ėshtė e vėshtirė tė shėrosh njė person qė ka krijuar varėsi ndaj sportit, por jo e pamundur. Nėse vetė nuk jeni nė gjendje tė kuptoni se keni krijuar varėsi ndaj sportit, partneri ose personat qė ju qėndrojnė pranė mund t’jua vėnė nė dukje dhe duhet t’ju ndihmojnė qė ta kapėrceni kėtė moment tė vėshtirė. Nė kėtė rast, bashkėpunimi ėshtė zgjidhja e gjithēkaje./Gazeta-Shqip/

      Ora ėshtė 10/5/2024, 19:31