BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dritėro Agolli: "Do vijė dita, Shqipėrinė e Kosovėn do t'i kenė zili"

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dritėro Agolli: "Do vijė dita, Shqipėrinė e Kosovėn do t'i kenė zili"

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/11/2012, 12:14

    Dritėro Agolli: "Do vijė dita, Shqipėrinė e Kosovėn do t'i kenė zili"  Largea_agolli-jpg1354092215

    Unė besoj pa lėkundje, se Shqipėria nė tė dyja anėt e Drinit, shkurt me Kosovėn, do tė begatohet siē thotė populli, qė bota ta ketė zili".

    Ky ėshtė urimi, shpresa dhe dėshira e shkrimtarit tė njohur Dritėro Agolli pėr Shqipėrinė nė 100-vjetorin e Pavarėsisė. Me njė gjuhė tė zgjedhur, ai jep mesazhin e bashkimit, tė paqes, tė punės sė pėrbashkėt pėr njė mėmėdhe mė tė mirė, ku tė ketė mirėqenie ekonomike, ku ka debat e jo sharje, ku ka bisedė e jo sherre!

    Patriarku i letrave shqipe, i uron bashkatdhetarėt e tij pėrmes mediave. I nderuar nga Kuvendi i Shqipėrisė, ai sivjet ka marrė edhe titullin "Qytetar nderi" i Kalasė sė Dodės nė Dibėr, si edhe ėshtė cilėsuar "Poet Epokal" nga Tetova. Nė kuadėr tė botimit tė edicionit special pėr Pavarėsinė, Agolli pranoi ftesėn e "GSH" qė tė ndajė me shqiptarėt urimet pėr ditė mė tė mira! "Mbetet vetėm tė punojmė bashkė, tė kundėrshtojmė kur duhet, pa u sharė. Nė kėto ēaste na vijnė nė mendje fjalėt e Naimit tė paharruar: "Punė, punė, natė e ditė, qė tė shohim pakėz dritė". Gėzuar festėn e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė!", thotė Agolli, pasi jep kėshilla dhe propozime tė vyera pėr tė "rinjtė"... Mė poshtė, fjala e tij e plotė.

    Mesazhi i plotė

    Festimet e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė, uroj qė tė na frymėzojnė ta bėjmė Shqipėrinė ashtu si ėndėrruan ata qė ngritėn flamurin nė Vlorė mė 28 Nėntor 1912 me Ismail Qemalin nė krye dhe ata qė e pėrgatitėn kėtė shpallje, rilindėsit e mėdhenj dhe tė tjerė qė luftuan kundėr pushtuesve tė tė gjitha ngjyrave, deri tek ata fashistė e nazistė.

    Uroj qė kėto festime tė na nxitin tė ndėrtojmė njė demokraci tė vėrtetė, me njė kulturė tė lartė demokratike, pa mėrira dhe acarime, tė cilat sjellin vetėm konflikte dhe prishje tė atmosferės, edhe tė punės, edhe tė shpirtit. Unė kam besim se atmosfera festive do tė na vėrė nė mendime tė punojmė mė shumė pėr ngritjen e mirėqenies ekonomike dhe kulturore tė popullit, qė brezat e ardhshėm tė jenė krenarė mė shumė se sa jemi ne pėr tė parėt tanė.

    Ne jemi nė atmosferėn e njė feste tė madhe, ku kritikat nuk shkojnė. Ėshtė njėlloj si, nė njė dasmė t'i bėsh vėrejtje nuses apo fustanit tė saj; por ndonjė dėshirė mund tė shprehet me zė tė ulėt. Fjala vjen, dėshirojmė qė harmonia e demokracisė ta pėrmirėsojė administratėn, qė nga zyra e atij qė jep njė certifikatė, deri tek zyra e kryeministrisė qė nxjerr njė dekret.

    Veē kėsaj, mendoj se ka ardhur koha tė kemi njė administratė tė qėndrueshme, pa e ndryshuar krejtėsisht nė ēdo katėr vjet qė bėjmė zgjedhjet, pasi po vepruam si deri mė sot, do tė mėkojmė vetėm nėpunės me lepurin nė bark: Obobo, pėr tre a katėr vjet do mė degdisin!

    Nejse, t'i lėmė kėto!

    Unė besoj pa lėkundje, se Shqipėria nė tė dyja anėt e Drinit, shkurt me Kosovėn, do tė begatohet siē thotė populli, qė bota ta ketė zili. Mbetet vetėm tė punojmė bashkė, tė kundėrshtojmė kur duhet, pa u sharė. Nė kėto ēaste na vijnė nė mendje fjalėt e Naimit tė paharruar: "Punė, punė, natė e ditė, qė tė shohim pakėz dritė". Gėzuar festėn e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė! /BS/

      Ora ėshtė 26/4/2024, 11:42