BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    100 vjet Pavarėsi, 100 vjet shtet, 100 vjet dritė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 100 vjet Pavarėsi, 100 vjet shtet, 100 vjet dritė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/11/2012, 07:06

    100 vjet Pavarėsi, 100 vjet shtet, 100 vjet dritė! Largea_12-1-jpg1354152037

    Shqipėria kėto ditė duket sikur ėshtė mbjellė me flamuj tė pėrmasave tė ndryshme, qė nga ato nė gjokset e fėmijėve e deri tek ata dhjetėra e qindra metroshėt nė fasadat e ndėrtesave. Si lulėkuqet nė fushat e arat e mbjella me grurė, mbijnė nga toka, nga tarracat e pallateve, nga dritaret e shtėpive, nga kabinat e xhamat e makinave, kudo e ngado ku marrin frymė shqiptarėt. Nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mali i Zi dhe nė diasporė. Palėt e kuqe me flatrat e zeza tė shqiponjės valviten nga flladet e haresė festive gjithėkombėtare, nga era e mbarė e demokracisė dhe lirisė. Kosovarėt u kanė hipur kuajve dhe nė rrugėn e Isa Buletinit po marshojnė drejt Vlorės, ku u ngrit flamuri i Pavarėsisė. "Shota" vjen nga Zvicra me kalė tė bardhė.

    Ardhsh e bardhė, "Shota"! Me qindra e mijėra shqiptarė tė tjerė nga kontinenti dhe tej kontinentit u kanė hipur avionėve, trageteve, trenave e makinave pėr tė marrė pjesė nė festėn jubilare. Dhe tė gjithė i dallon nga larg simboli kombėtar, flamuri me shqiponjėn dykrenare. Ėshtė shprehje e paparė e aktivizimit tė ndjenjės sė pėrkatėsisė dhe amplifikimi i krenarisė kombėtare. Nė kėtė pėrvjetor tė pavarėsisė shqiptarėt kanė nevojė tė festojnė kudo frytin e pėrpjekjeve tė tyre historike, qė tė jetojnė sė bashku tė lirė dhe nė paqe. Meqė mjaft politikanė, historianė, gazetarė dhe opinionbėrės vazhdojnė ende kėto ditė debatin rreth ngjarjeve dhe personaliteteve historike, se edhe janė atje ku janė pėr tė bėrė detyrėn e tyre, po mundohem tė jap disa mendime modeste. Ngasjen e mora kryesisht nga shprehja e njė ish-diplomati nė njė mexhilis tė fjalės, ku njėri i binte gozhdės dhe tjetri patkoit, i cili u shpreh se ne kemi 100 vjet pavarėsi, por jo 100 vjet shtet.

    Bėjmė mirė qė e rifreskojmė memorien nė 100-vjetorin e Pavarėsisė, por do tė ndiheshim mė mirė t'u mėshonim traditave tona kulturore dhe ta ushqenim krenarinė me mushtin e bėmave mė tė mira. Pėrsa i pėrket historisė mbroj mendimin se vlerėsimi i ngjarjeve dhe personaliteteve epokale shpesh kalon nėpėr njė skemė trinome (pak a shumė si triada hegeliane): Nė fillim sundon apoteza (mitizimi, kulti, apologjia); pastaj vjen anatema (njė mohim pak a shumė rrėnjėsor); dhe nė fazėn e tretė fillon sinteza e elementeve racionalė tė dy etapave tė para. Nga lartėsia e 100 vjetėve tė shtetit tonė tė pavarur, normalisht do tė ishte mirė qė shoqėria shqiptare nė tėrėsi e veēanėrisht historianėt, politikanėt, sociologėt, gazetarėt, intelektualėt dhe opinionbėrėsit tė aplikonin fazėn e tretė tė skemės.

    Mirė bėjmė qė evidentojmė dobėsitė tona, gabimet e herė-herė edhe marrėzitė tona, por nuk bėn tani nė apogjeun e festės. Dihet se nga lartėsitė e mėdha syrit i hapet horizont mė i gjerė shikimi, ku shquhen mė qartė majat mė tė larta e mė tė shndritshme tė relievit. I kėnaqur nga lartėsia ku ka mbėrritur, nga hapėsira e madhe qė shpaloset para tij dhe misteri se ēfarė ka mė tej e mė lart, njeriu nuk e vė nė mundim arsyen tė mendojė ēfarė ka e ēfarė fshihet mė poshtė, nėn mjegullat e padukshme, tė cilat do tė ngurtėzohen e fosilizohen me kalimin e viteve. Tek lexojmė nė faqet e shtypit, dėgjojmė e shikojmė nė ekranet e mediave analiza, gjykime dhe refleksione kontradiktore me njė densitet tė jashtėzakonshėm pėr pavarėsinė dhe shtetin e 100 vjetėve, gjithkush thotė me vete: a nuk do tė ishte mė mirė tė vėshtrojmė ē'kemi arritur, tė gėzojmė pėr to, tė festojmė pėr 100 vjetėt pavarėsi dhe shtetin tonė, ishte si ishte, duke menduar e ėndėrruar mė shumė pėr tė nesėrmen, siē bėjmė nė familje, qė nė ditė tė shėnuara gėzojmė e festojmė sikur s'kemi pasur halle kurrė? A nuk ėshtė e mundur qė tė bėjmė 10 ditė pushim ne shqiptarėt nga sherret, thashethemet, mallkimet dhe helmatisja e mjedisit festiv?

    Tė paktėn t'ua lėmė kėtė tė drejtė brezave tė rinj, qė tė gėzojnė e festojnė nė skenėn e hapur tė historisė, ku ende s'janė bėrė as autorė dhe as aktorė tė saj. 100 vjet janė kohė e mjaftueshme qė gjėrat tė kenė zėnė vendin e vet, distancė e mjaftueshme pėr tė mos u ndikuar nga autoriteti i pėrkohshėm i ngjarjeve e personaliteteve. Janė mjaftueshėm qė gjykimi dhe memoria tė jenė ēliruar nga temperatura e pasioneve dhe emocioneve. Mirėpo kjo duket e pamundur midis nesh. Kujt i duhet aq shumė sot nė kėtė atmosferė festive dilema: 100 vjet pavarėsi apo 100 vjet shtet? Kujt i duhen sot analiza emocionale dhe nervoze pėr shkak tė neurozave ideologjike apo bindjeve partiake? Gjėrat duhen parė me syrin e sotėm, por e shkuara s'mund tė gjykohet me kėndvėshtrimin e sotėm. Tė shikojmė pa syze relievin historik. Majat dhe kodrat janė atje, tė paprekura, tė ndritura. Historiani mė i mirė ėshtė populli.

    Ai nuk mban shėnime, ai ka syrin e zhveshur, indiferent ndaj trukeve, ambicieve dhe intrigave politike pėr pushtet, ka kujtesėn e vet emocionale dhe ngjit pareshtur shkallėt e pėrparimit. Kush i dėgjon "kompetentėt" e historiografisė, tė politikės apo tė diplomacisė, qė para syve tanė, barazojnė kohėn e Zogut me kohėn e Enverit dhe me atė tė Berishės? Ata qė vėnė shenjėn e barazisė midis Zogut, Enverit dhe Berishės janė sa miopė aq edhe sharlatanė. Ēdo njeriu syēelur i vjen habi se si mund ta rrėnojė kaq shumė veten akademiku Rexhep Qose, i cili, shpreh aq hapur e aq qartė qėndrimin e simpatinė ndaj regjimit totalitar gati gjysmėshekullor tė Enver Hoxhės. Nė tė vėrtetė nuk kishte ndonjė gjė kaq befasuese nė intervistėn e tij nė "Top Channel", sepse nuk ėshtė hera e parė qė ai e ka lėnė tė nėnkuptuar simpatinė e tij historike lidhur me regjimin e Enver Hoxhės, por dukej hapur se ai mezi e priste kėtė rast.

    Nė listėn e pafundme tė bėmave tė mira tė diktatorit Hoxha dhe regjimit tė tij ishin edhe disa asortimente qė edhe komunistit mė fanatik do t'i dukeshin tė stisura, si: "regjimi i Enver Hoxhės i nxori shqiptarėt nga varfėria". Mesa duket syzet akademiko-ideologjike ia pėrmbysin gjėrat zotit Qose, pasi ēdo shqiptar e di se regjimi i Enver Hoxhės i la nė mes tė njė varfėrie biblike. Petro Marko nė librin e tij "Intervistė me vetveten (Retė dhe gurėt)", duke treguar pėr djalin e tij, qė u dėnua nga regjimi pėr agjitacion dhe propagandė, tregon njė episod: Nė njė nga ato marshimet pėr edukimin revolucionar, qė bėnin shkollarėt dhe studentėt, djali i vet dhe njė shok i tij, i biri i njė ofiqari tė lartė pėr kohėn, fjetėn tek njė familje patriote dhe me partishmėri tė lartė (s'mund tė flinte gjetiu djali i ofiqarit) nė fshatin Shėn Gjergj tė Tiranės.

    Gjatė bisedės me kryefamiljarin e moshuar, kur fjala lėvizi nė brazdėn e politikės, pėr ēudinė e tyre, ai u tha se nė kohėn e Zogut kishin tė paktėn bukė e bulmet pėr tė mbushur barkun, kurse nė kohėn e atėhershme (tė socializmit) nipat e mbesat e tij nuk ngopnin barkun me bukė dhe mė shpesh hanin pėrshesh me ujė. Njė tė riu sot, i cili nuk ka jetuar as kohėn e Zogut dhe as atė tė Enverit, kjo i mjafton dhe nuk i duhen fjalėt patetike tė nostalgjikėve enveristė. Njė xhevair tjetėr akademik i zotit Qose ėshtė edhe deklarimi i tij lidhur me Shqipėrinė dinjitoze nė planin ndėrkombėtar, duke kapėrcyer koston e izolimit total, me tė cilin u gatua dhe u pagua ky "dinjitet", qė pėr mė tepėr ishte i rrejshėm e nuk i lipsej kujt.

    Vlerėsimi i njė ngjarjeje, periudhe a personazhi tė sė shkuarės mbi bazė metodash, kriteresh e vlerash tė ditėve tė sotme, ėshtė njė gjest shumė trashaman. Por ėshtė ēmenduri qė mbi bazė metodash, kriteresh, vlerash tė ditėve tė shkuara, tė bėsh vlerėsimin e ngjarjeve dhe personaliteteve tė sotme. Analizat dhe komentet e shumta tė kėtyre ditėve, qė ndanin 100 vjet Pavarėsi nga 100 vjet tė njė shteti tė dobėt, inekzistent dhe pėrgjithėsisht diktator, u bėjnė iso teoricienėve dashakeq tė Shqipėrisė, qė thonė se shqiptarėt nuk kanė aftėsi qeverisėse. Historia moderne e shtetformimit dhe qeverisjeve shqiptare, sidomos pas krijimit tė shtetit shqiptar tė pavarur, me gjithė njėfarė kurbe tė deformuar dhe disa bilanceve tė hidhura, ka dėshmuar nivel tė admirueshėm tė aftėsive shtetformuese dhe tė pjekurisė politiko-qeverisėse.

    Fan Noli nxirrte nė pah virtytet e larta tė popullit shqiptar, si i vetmi nė botė me prift kryeministėr, nė njė vend me shumicė myslimane. Ndėrsa Mbreti Zog bėnte ndėrrimin e emrit nga Ahmed nė Ahmet, pėr tė qenė mė afėr edhe shqiptarėve tė krishterė, jo vetėm myslimanėve dhe nuk pranonte tė hartonte njė ligj pėr dėbimin e hebrenjve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Harmonia midis tri besimeve fetare e tė tjera si kėto janė vlera qytetėrimi, shtetformimi dhe mirėqeverisjeje. Kėto mund tė duken gjėra tė vogla dhe ėshtė e vėrtetė qė pėr shqiptarėt janė tė tilla, por mbeten tė pazgjidhura pėr vende tė fuqishme dhe tė zhvilluara. Nė Lindje tė Mesme shkaktojnė ende viktima tė pafajshme, rrezik pėr paqen dhe rendin botėror, ndėrsa shteti i porsakrijuar federativ i Evropės do tė ishte jashtė rrezikut dhe nė ekuilibėr sikur tė mund tė trajtonte njėsoj jugorėt me veriorėt.

    Ndėrsa nihilistėt e padurueshėm nė kėtė aspekt, na thonė tėrthorazi se kombit tonė nuk u pėrshtatet demokracia, reminishencė e regjimit diktatorial, krerėt e tė cilit, gjatė proceseve demokratizuese, na thonin se demokracia do t'ia shesė vendin imperializmit amerikan dhe NATO-s. Me galloshet e vjetra nuk ecet nėpėr rrugėt e demokracisė, si historianėt e tipit Milo, tė cilėt e shikojnė historinė sipas leksionit model tė diktatorit pėr kryengritjen e Haxhi Qamilit dhe as me historianėt e rinj, qė dalin nga akademia e politikanėve tė rinj socialistė. Historia ėshtė bardhezi.

    Kush bėn keq dėnohet prej saj, kush bėn mirė lartohet. Shqiptarėt sot, pavarėsisht nga disa mangėsi, tė kushtėzuara edhe nga rrethanat rajonale e ndėrkombėtare, e kanė tė qartė dhe e kanė provuar se demokracia pluraliste ėshtė sistemi mė i mirė politik, organizimi mė i pėrkryer i shoqėrisė njerėzore deri sot nė funksion tė zhvillimit, begatimit tė individėve, respektimit dhe zbatimit tė tė drejtave dhe lirive themelore tė garantuara nga institucionet, pavarėsisht nga ndonjė arritje e pamjaftueshme, qė gjithsesi e ka justifikuar pėrzgjedhjen e saj si model. Por ajo ka qenė dhe mbetet edhe sistemi mė dinamik i korrigjimit tė projektuar dhe vetėkorrigjimit nė zhvillim e sipėr. Ėshtė pikėrisht kjo e fundit, sė cilės duhet t'i mėshojmė ne opinionistėt, domethėnė duke parė sė pari nga vetja, duke dhėnė modelin, pastaj tė kemi tė drejtėn ta ftojmė publikun tė na ndjekė. Ne nuk mund tė mos vėrejmė dhe tė konfirmojmė se ekziston demokracia, se ne kemi ditur tė pėrthithim pėrvojėn e vendeve me demokraci tė zhvilluar, tė krijojmė standarde tė avancuara demokratike, institucionet dhe rregullat demokratike, por nuk kemi mundur ende t'i bėjme ato tonat.

    Rregullat demokratike vazhdojnė tė mbeten disi jashtė nesh dhe jashtė "mėnyrės tonė tė tė bėrit tė gjėrave". Tė gjithė jemi dakord nė princip dhe luftojmė pėr mė shumė tė drejta demokratike, por kur bėhet fjalė pėr detyrimet qė njė regjim demokratik imponon, pjesa dėrrmuese e shoqėrisė mundohet t'i evitojė ato. Shumė pak duan tė pranojnė faktin qė ekzistenca e njė tė drejte ėshtė vetėm njėra anė e monedhės, sepse ana tjetėr ka tė bėjė me detyrimin pėr tė zbatuar dhe implementuar kėtė tė drejtė. Nė Shqipėrinė tonė bėhen shumė protesta, greva, manifestime pėr tė kėrkuar tė drejtat demokratike, por shumė pak e analizojnė vetveten pėr tė parė se sa demokratė janė ata vetė.

    Tė jesh njė qytetar, qė "meriton" njė regjim demokratik, nėnkupton njė vetėdijėsim pėr respektimin e rregullave demokratike nė tėrėsi dhe jo vetėm tė atyre rregullave qė tė leverdis tė respektosh nė njė moment tė caktuar. Nėse do tė analizonim mėnyrėn e sjelljes sė shumicės prej nesh nė jetėn tonė tė pėrditshme, do tė arrijmė nė konkluzionin qė pjesa dėrrmuese nuk janė "demokratė", domethėnė qytetarė qė respektojnė detyrimet qė rrjedhin nga njė sistem demokratik dhe veprojnė si tė tillė. Ėshtė vesi ynė ky qė nė ēdo rast justifikojmė veten. Rasti mė evident, ėshtė rasti i mosvotimit tė tri ligjeve nga opozita jonė, pėr tė pėrmbushur kriteret e statusit, me pretekstin e Fierit… Njė pjesė e mirė e shqiptarėve i motivon kėto sjellje gjoja nė bazė tė imponimit qė i vjen nga njė shoqėri dhe ambient qė nuk tė lejon tė veprosh si njė demokrat i vėrtetė.

    Por unė dua tė them se ky ėshtė njė justifikim pa vlerė, sepse tė duash dhe tė kėrkosh me kaq ngulm tė drejta demokratike dhe njė regjim demokratik, do tė thotė qė nė jetėn e pėrditshme tė secilit prej nesh nuk mund tė njihen sjellje dhe veprime pėrpos atyre demokratike. Pėrndryshe do tė arrinim nė konkluzionin se ne jemi njė shoqėri tėrėsisht jodemokratike dhe njė mungesė e tillė demokratėsh nuk ka se si mos tė pasqyrohet edhe nė sferėn politike. Ajo qė unė mendoj se ėshtė mė e rėndėsishme, tė gjithė duhet tė biem dakord nė faktin se nė Shqipėrinė tonė ėshtė mė e fortė rezistenca ndaj zbatimit tė atyre rregullave dhe parimeve demokratike formale, sesa rezistenca qė ne u bėjmė praktikave jodemokratike, jo vetėm nė sferėn politike, por edhe nė nivel shoqėror. Pėr kėtė arsye nė njė kontekst tė tillė bėhet shumė i vėshtirė pėrfundimi i procesit tė tranzicionit dhe konsolidimi i demokracisė.

    Mund tė arrijmė njė rezultat tė tillė kur tė kemi njė pėrmbysje tė raportit tė mėsipėrm dhe ku rezistenca ndaj praktikave jodemokratike tė jetė mė e fortė dhe gjerėsisht mė e mbėshtetur nė krahasim me rezistencėn qė i bėjmė parimeve dhe rregullave bazė tė demokracisė. Rritja e vetėdijes demokratike tė shqiptarėve, hyrja me vetėbesim nė tregje ndėrkombėtare dhe pėrfshirja e gjerė e diasporės nė ndėrtimin e vendit do tė hapin shtigje edhe mė tė gjera qė shqiptarėt tė japin kontributin e tyre edhe pėr pėrparimin e qytetėrimeve botėrore, siē kanė bėrė tradicionalisht nė shekuj, pėrsėri si luftėtarė tė pashoq e tė paepur dhe udhėheqės tė natyrshėm e tė sprovuar. Kėtė radhė "lufta" nuk do tė jetė nė rolin e njė perandori romak apo komandanti nė Perandorinė Otomane, por pėr tė pėrēuar forcėn dhe vlerat mė tė mira tė popullit tonė, pjesė e "veēantisė shqiptare".

    Bile t'u tregojė popujve tė tjerė sesi njė vend qė dėshiron lirinė me ēdo kusht, mund t'u rezistojė kohėrave dhe tė fitojė, kundėr tė gjitha shanseve, si rrallė tė tjerė; tė jetė shembull sesi njė komb mund tė krijohet natyrshėm nė malet e veta pėr qindra vite para se tė realizohet si shtet, ndėrsa historia ka treguar se tė tjerė krijohen si monarki dhe pas qindra vitesh akoma pėrpiqen tė krijohen si kombe; sesi fisnikėria dhe optimizmi i tij mbeten gjallė edhe pas njė prej diktaturave mė tė ashpra tė shekullit XX; sesi trajtoi e ndihmoi njėsoj robėrit gjermanė me hebrenjtė gjatė Luftės e Dytė Botėrore, me tė njėjtėn dhemshuri qė Nėnė Tereza ndihmonte njerėzit e varfėr nė tė gjithė botėn.

    Ne shqiptarėt me garanci do tė japin kontribut tė vlefshėm nė botė, duke pėrparuar mė shpejt ekonomikisht dhe duke forcuar institucionet demokratike. Nė kėtė pėrvjetor tė pavarėsisė jemi nė pozitėn mė tė favorshme tė mundshme nė histori dhe duhet tė pėrfitojmė nga kjo mundėsi e rrallė qė mbase pėrbėn njė "anomali" historike pėr ne, pėr tė siguruar njė tė ardhme mė tė sigurtė. Jam i sigurtė se qė sot e tutje shqiptarėt e tė gjitha vendeve do tė bashkohen, nė radhė tė parė me dijet dhe aftėsitė e tyre. /BS/

      Ora ėshtė 26/4/2024, 10:34