BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si shfaqet migrena dhe si kurohet sėmundja!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si shfaqet migrena dhe si kurohet sėmundja!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/12/2012, 14:53

     Si shfaqet migrena dhe si kurohet sėmundja! Images

    Nuk bėhet fjalė pėr ndodhi jashtė nesh por pėr njė dhembje koke, dhe shpesh herė thjesht me ndjenjė acarimi, irritim ndaj zhurmave apo dritės. Shkaktare pėr gjithēka ėshtė migrena. Dhimbja qė shfaqet ėshtė e komplikuar. Por nėse zbulohen arsyet ke diēka mė shumė pėr tė bėrė. Vetėm njė trajtim i saktė mund ta kurojė. Migrena nuk mund tė cilėsohet thjesht njė dhembje koke, por disa. Tė sėmurėt me migrenė mund tė provojnė simptoma tė ndryshme tė saj, tė cilat nė mė tė shumtėn e rasteve sjellin ērregullim tė shėndetit, nga pak orė nė disa ditė. Por ka raste qė edhe mė gjatė. Migrena ka njė ndikim tė fuqishėm nė jetėn e atyre, qė e mbartin kėtė sėmundje.

    Dy format kryesore tė shfaqjes sė migrenės

    70% e njerėzve vuajnė atė qė quhet migrena pa Aura (pamje vizive, zėra, abstraksione), ndėrsa pjesa tjetėr vuajnė nga ajo qė njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri nė njė orė. Normalisht kėto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetėsime tė tjera tė migrenės janė vėshtirėsia nė pėrqėndrim, gjendje konfuzioni, probleme nė tė folur, dobėsim, etj. Ēdo njeri ka njė eksperiencė tė veēantė nga migrena. Simptomat pėrfshijnė shumė dhimbje tė kokės, shpesh nė njėrėn anė. Por ajo mund tė shfaqet dhe pa dhembje koke, thjesht me njė ndjeshmėri ndaj dritės, zėrave apo tė qeshurave. Ata qė vuajnė nga migrena janė tė zbehtė dhe ndiejnė tė ftohtė, ndėrsa tė tjerė qė kanė luhatje humori preferojnė errėsirėn derisa krizat t’u kalojnė. Migrena menstruale ėshtė njė tjetėr formė e migrenės, qė shfaqet vetėm nė periudhėn paramenstruale. Krizat zgjasin nga 4 deri nė 72 orė. Disa i ndiejnė krizat e saj njė ose dy ditė para fillimit tė migrenės. Kjo ėshtė faza paralajmėruese nė tė cilėn shfaqen shenja tė pasigurisė, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj. Stadi final i migrenės, i njohur si stadi postdrominal, mund tė zgjasė me orė dhe ditė. Shumica e njerėzve nuk i japin rėndėsinė e duhur dhe nuk i nėnshtrohen mjekimit. Nuk ka njė pėrcaktim definitiv tė migrenės pasi simptomat variojnė dhe diagnostikimi ėshtė i vėshtirė

    Kush preket nga migrena?

    Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia gjenetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht preken moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht femrat. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale Femrat janė veēanėrisht tė prekura gjatė ditėve tė parardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatėzanisė apo menopauzės.

    Kurimi

    Nuk ka njė kurė tė pėrcaktuar por vendoset njė trajtim mjekėsor qė ndihmon. Shumė njerėz pėrdorin analgjezikėt si aspirinėn, paracetamolin apo ibuprofenin qė nė disa raste kombinohen me pėrbėrės tė tjerė si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikė gjithnjė nėn kontrollin e mjekut . Njė tjetėr medikament qė qetėson dhimbjet e migrenės ėshtė ergotamina por qė tani nuk pėrdoret mė. Ilaēi i njohur si 5HT antagonist ndihmon nė korrigjimin e balancimit tė serotominės nė tru, gjatė krizės. Zbulimi i sėmundjes qė nė fazat fillestare ėshtė i rėndėsishėm, edhe pse krizat e migrenės janė tė “ fshehura” si dhimbje tė shkaktuara nga ērregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilaēe qė absorbojnė direkt nė qarkullimin e gjakut. Disa ilaēe veprojnė nė pėrshtatje tė kėsaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnė pėrbėrės tė tjerė tė veprojnė mė shpejt.

    Tabela

    Faktorėt tė cilėt ndikojnė dhe shkaktojnė dhimbje koke janė:
    -Stresi
    - Ndryshimi i bioritmit
    - Mungesa e gjumit
    - Ushqimi (djathi, ēokollata, ēaji, bananet, lajthia, arra,
    bajamja)
    - Alkooli
    - Droga
    - Ndryshimi atmosferik
    - Ndryshimi hormonal tek femrat

    Format

    Eksitojnė dy lloje kryesore tė migrenės: migrena me aurė dhe migrena pa aurė. Aura zgjatė deri mė 60 minuta. Ajo paraqitet me halucinacione optike.

    Komplikimet

    Migrena kronike: mė shumė se 15 ditė nė muaj kokėdhimbje.
    Statuti i migrenės: 72 orė pa ndėrprerje tė dhimbjes sė kokės.
    Infarkti i migrenės: dėmtimi i trurit si pasojė e migrenės.

    Prevalenca

    Nga migrena vuajnė 18 % e grave dhe 6 % e meshkujve. Ajo manifestohet pėr herė tė parė rreth moshės 25 deri 45 vjeēare. Deri nė pubertet vuajnė meshkujt dhe femrat nė pėrmasa 1 me 1 pastaj nė moshėn e rritur femrat vuajnė 3 herė mė shumė se meshkujt.

    Diagnoza

    Diagnoza e migrenės bėhet nga pyetja e saktė e pacientėve si dhe nga studimi i historisė sė sėmundjeve tė pacientėve. Metoda speciale laboratorike pėr diagnozėn e migrenės nuk ekzistojnė. Pra migrena ėshtė sėmundje e cila me mjete tė mjekėsisė nuk mund tė verifikohet pa probleme. Mirėpo me ndihmėn e Elektroencephalografisė (EEG), Computertomografisė (CT), Ultrazėrit, mund tė pėrjashtohen dhimbjet e shkaktuara nga tumoret, gjakderdhja nė tru, etj.

    Si mund tė realizohet mjekimi i migrenės

    Terapia e migrenės bėhet nė dy shtylla: terapia akute dhe terapia profilaktike (parandaluese). Pėr rastet akute tė dhimbjes sė kokės preferohen triptanet, si: sumatriptani, zolmitriptani, eletriptani, rizatriptani. Tė pėrdorur janė edhe anti-inflamatorėt, si: acidi acetylsalicik(Aspirin), paracetamol, ibuprofen; antiemetikėt (kundėr vjelljes), domperidon. Terapi tjetėr ėshtė ajo profilaktike. Pėr parandalimin dhe reduktimin e paraqitjes sė dhimbjes pėrdoren betabllokues: metoprolol, propranolol; bllokues tė kanalit tė kalciumit: flunarizin. Gjithashtu si medikamente tė dorės sė dytė pėrdoren valproat, topiramat. Si metoda pa medikamente vlen tė pėrmenden qetėsimi nė dhoma tė errėta pa zhurmė, terapia aromatike dhe trajnimi autogjen.

    Si shfaqet migrena?

    Fillimisht migrena gjenerohet nė trungun e trurit. Por substanca e trurit nė vetvete nuk dhemb, janė meningjet (cipat e trurit) e enėt e gjakut ato qė dhembin. Kėshtu me anė tė njė sistemi trigeminovaskular, nervat aferente sensoriale trigeminale perivaskulare stimulohen dhe sjellin ēlirimin e neuropeptideve vazoaktive, qė rezultojnė nė zgjerimin e enėve tė gjakut e shkaktimin e informacionit qendror nociceptiv. Pasojnė njė varg impulsesh dhimbjeje tė neuroneve qendrore tė rangut tė dytė e tė tretė, si dhe aktivizimi i trungut tė trurit , qė sjell simptomat anėsore. Shumė simoptoma qė vijnė nga procese qendrore, si p.sh. nga korja okcipitale nuk varen nga mekanizmi i dhimbjes, por direkt nga gjenerimi qendror i migrenės.

    Nga se shkaktohet sėmundja e migrenės?

    Mendohet se migrena shkaktohet nga ēlirimi i njė substance kimike tė quajtur serotoninė ose 5HT nė gjak, qė shkakton ndryshime nė enėt e gjakut nė tru. Se ēfarė ndodh me saktėsi ėshtė ende e paqartė por njė numėr shkaqesh ėshtė identifikuar tė cilat ndryshojnė nga personi nė person. Nė mė tė shumtėn e rasteve ndodh njė kombimin faktorėsh qė ēojnė nė krizė ku mund tė pėrfshihen faktorė ushqyes si ēokollata, fruti i portokallit, limoni, brumėrat, djathėrat, alkooli (veēanėrisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime tė pėrpunuara. Ndikim kanė edhe faktorėt hormonalė :periodat, hipertensioni apo menopauza; si dhe faktorėt psikologjikė: presioni i lartė i gjakut, dhimbjet e dhėmbėve, dhimbjet e syve, sinoziti apo bllokimi i hundėve.

    Simptomat

    Migrena zakonisht fillon nė fėmijėri, adoleshencė ose moshėn e hershme adulte. Njė atak tipik migrenoz prodhon disa ose tė gjitha shenjat e simptomat e mėposhtme:

    - Dhimbje e moderuar, ose e intense e kokės e cila mund tė jetė nė njėrėn anė tė kokės, ose nė tė dyja
    - Dhimbje koke me kualitet pulsues, shpues
    - Dhimbje qė pėrkeqėsohet nga aktiviteti fizik
    - Dhimbje qė interferon me aktivitetet e pėrditshme
    - Nauze me ose pa tė vjella
    - Sensitivitet ndaj dritės dhe zhurmave
    Kur nuk trajtohet, migrena zakonisht zgjat nga 4 deri nė 72 orė, por frekuenca me tė cilėn dhimbja shfaqet varion nga personi nė person.
    Jo tė gjitha dhimbjet janė njėsoj. Shumica e personave qė vuajnė pėrjetojnė atė qė quhet migrenė pa aura, e cila njihet si migrena e zakonshme. Disa tė tjerė kanė migrenė me aura, e cila njihet si migrena klasike.
    Duhet dyshuar migrena me aura kur ka dhimbje koke qė paraprihet nga njėra ose disa nga kėto shėnja neurologjike:
    - Simptoma vizuale si pika tė errėta, flash dritė, linja zigzake dhe ērregullime tė tjera tė shikimit
    - Dobėsi motore
    - Shenja sensore si parestezi
    - Afazi, disfazi ( mungese, ose ērregullim i tė folurit)
    - Shenja tė disfunksionit trunkal si diplopic (shikim i dyfishuar), ataksi (ecje si i dehur), vertigo(marrje mendsh)
    Simptomat duhet tė jenė tė rikthyeshme krejtėsisht dhe tė zgjasin mbi 5-10 minuta dhe mė pak se 60 minuta. Keni apo jo aura, mund tė perceptoni disa sensacione paralajmeruese (podrome) disa orė ose ditė pėrpara se dhimbja e kokės tė fillojė. Podromet pėrfshijnė:

    - Ndjesi ngazėllimi dhe energjie intense
    - Dėshirė pėr tė ngrėnė ėmbėlsira
    - Etje
    - Pėrgjumje
    - Irritim ose depresion

    Kur duhet tė shkoni tek mjeku?
    Migrena ėshtė shpesh e padiagnostikuar dhe e patrajtuar. Nėse keni dhimbje qė ju kufizon nė aktivitetet e pėrditshme dhe interferon me jetėn tuaj duhet tė konsultoheni me mjekun dhe tė diskutoni alternativat e trajtimit. Edhe nėse jeni diagnostikuar me migrenė para shumė kohe dhe vini re se paterni i dhimbjes sė kokės ka ndryshuar, duhet tė lidheni me mjekun. Duhet tė takoni mjekun, ose tė paraqiteni nė urgjencė nėse keni ndonjėrin nga shenjat dhe simptomat e mėposhtme, tė cilat mund tė indikojnė ndonjė problem serioz:
    - Vendosjen e njė dhimbje koke tė menjėhershme, tė fortė, si goditje rrufeje
    - Dhimbje koke me temperaturė, ngurtėsim tė qafės, rash, konfuzion mendor, konvulsione, shikim tė dyfishuar, dobėsi, mizėrime, mpirje dhe vėshtirėsi nė tė folur.
    - Dhimbje koke pas njė goditje nė kokė, vėēanėrisht nėse dhimbja bėhet mė e keqe.
    - Njė dhimbje koke kronike e cila bėhet mė keq pas kollės, ushtrimeve fizike, ose lėvizjeve tė papritura.
    - Njė dhimbje e re koke nėse jeni mė shumė se 50 vjeē.

    Trajtimi dhe medikamentet
    Mjekimet tė cilat pėrdoren pėr tė luftuar migrenėn ndahen nė dy kategori:

    Mjekimi pėr lehtėsimin e dhimbjes. I njohur si trajtimi akut, abortiv. Medikamentet e pėrdorura merren gjatė atakeve tė migrenės (pra kur personi ėshtė aktualisht me dhimbje) dhe janė krijuar qe tė ndalojnė simptomat kur dhimbja e kokės ka filluar. Pėr rezultate mė tė mira, merrni medikamente kundėr dhimbjes sapo tė ndieni shenjat e simptomat e para tė migrenės. Mund t’ju ndihmojė edhe fjetja nė dhoma pa shumė dritė pasi i keni marrė medikamentet.
    - Antinflamatorėt josteroide (AIJS). Kėto medikamente si ibuprofeni (advil, motrin etj) ose aspirina mund tė ndihmojnė nė lehtėsimin e dhimbjes sė kokės. Medikamente tė prodhuara specifikisht pėr migrenėn si ato qė kanė si pėrbėrje kombinime tė acetominofenit, aspirinės dhe kafetinės (Exedrin Migretil) mund tė veprojnė nė migrenėn e moderuar, por janė pak efektiv nė atė me simptoma tė rėnda. Nėse merren pėr njė kohė tė gjatė AIJS mund tė ēojnė nė ulēera, hemorragji gastrointestinal dhe dhimbje koke nga mbi mjekimi me analgjezikė.
    - Triptanėt. Pėr shumė njerėz qe vuajnė nga migrena me simptoma tė rėnda triptanėt janė medikamentet e zgjedhura pėr t’u pėrdorur. Ata janė efektive nė lehtėsimin e dhimbjes, nauzesė dhe sensitivitetit ndaj dritės dhe zhurmės tė lidhur me migrenėn. Mjekime tė tilla janė: sumatriptan (Imitrex), rizatriptan (Maxalt), naratriptan (Amerge), zolmitriptan (Zomig), almotriptan (Axert), frovatriptan (Frova) dhe eletriptan (Relpax). Ata janė tė kundėrindikuar nėpėr zona me risk pėr insultė dhe infarkte kardiake. Triptanėt kanė kosto tė lartė.
    - Ergotėt. Ergotamina (Migergot, Cafergot) ėshtė mė pak e shtrenjtė, por edhe mė pak efektive se triptanėt. Duket me efektive nė dhimbjet qė zgjasin mė shumė se 48 orė. Dihydroergotaminė (Migranal) ėshtė njė derivat i ergotit i cili ka me pak efekte anėsore se ergotaminė
    - Medikamentėt kundėr nauzese (tė pėrzierave). Pėr shkak se ataket migrenoze shpesh shoqėrohen nga nauze me ose pa tė vjella, mjekimi pėr nauzen ėshtė i justifikueshėm dhe zakonisht kombinohet me medikamente tė tjera. Mė tė pėrshkruarat janė metoclopramide (orale) ose prochlorpėrazinė (orale ose supost).
    - Opiatet. Medikamentė qė pėrmbajnė narkotike veēanėrisht kodeina nė tė rrallė pėrdoren pėr tė lehtėsuar dhimbjen tek personat me migrenė nė pacientėt qė s’mund tė marrin mjekimet e tjera. Narkotikėt krijojnė varėsi ndaj shihen si tė fundit nė listėn e medikamentėve qe mund tė pėrdoren.

    Mjekimi parandalues. Kėto lloje medikamentesh merren rregullisht, shpesh si mjekim i pėrditshėm pėr tė reduktuar frekuencėn dhe ashpėrsinė e atakeve migrenoze. Zgjedhja e strategjisė pėr menaxhimin e migrenės tuaj varet nė frekuencėn dhe ashpėrsinė e atakeve tuaja, shkallėn e paaftėsisė qė ju krijon dhe sėmundjet tjera shoqėruese qė mund tė keni.

    Mjekėsia alternative

    Edhe terapite jotradicionale qė mund tė jenė tė dobishme nėse keni njė dhimbje koke kronike:
    Akupunktura. Disa studime kanė gjetur se akupunktura mund tė jetė e dobishme nė disa dhimbje koke ku pėrfshihet dhe migrena.
    Biofeedback dhe teknikat relaksuese. Biofeedback duket se ėshtė veēanėrisht efektive nė trajtimin e migrenės sidomos kur trajtimi medikamentoz pėr ndonjė arsye ka kundėr indikacion nė pėrdorim. Ky trajtim kėrkon kryerjen nga profesionistė tė pėrgatitur nė kėto teknika.
    Masazhi. Ndihmon nė uljen e frekuencės se migrenės dhe mund tė pėrmirėsojė kualitetin e gjumit tuaj, i cili nga ana tjetėr ndihmon pėr tė parandaluar migrenėn.
    Vitaminat dhe mineralet. Janė provuar vitamina si riboflavin (vitamina B-2) qė ėshtė parė se ka pasur efekt nė migrenė, kornzima Q 10 mund tė jenė tė dobishėm nė disa individė. Dhėnia e suplementeve tė sulfatit tė magnezit nga goja ėshtė parė se kanė ulur frekuencėn e migrenės nė disa individė, megjithatė kjo nuk mbėshtetet nė tė gjitha studimet. Magneziumi intravenoz duket se ndihmon pacientėt gjatė atakeve akutė tė migrenės.

    Parandalimi

    Nėse jeni duke marrė mjekim parandalues, ose jo, ju mund tė pėrfitoni nga ndryshimet e stilit tė jetesės qė ju ndihmojnė tė reduktoni frekuencėn dhe intensitetin e migrenės. Njė nga kėto sugjerime mund tė jenė tė dobishme pėr ju:
    - Shmangni trigerat (ato qė ju nxisin) e migrenės. Nėse disa ushqime duket se ju nxisin dhimbjen e kokės mundohuni ti shmangni. Pėrgjithėsisht stabilizoni rutinėn tuaj ditore dhe caktoni orare tė rregullta pėr gjumin dhe ushqimin. Mundohuni tė kontrolloni stresin.

    - Bėni ushtrime rregullisht. Ushtrimet aerobike reduktojnė tensionin dhe ju ndihmojnė tė parandaloni krizat e migrenės. Nėse mjeku juaj ua lejon (nė bazė tė kushteve specifike tė shėndetit tuaj) gjeni njė sport qė ju pėlqen dhe qė mund ta bėni si ushtrimeaerobike, not, ēiklizėm, etj. Nxehja duhet bėrė gradualisht sepse ushtrimet instense mund t’ju shkaktojnė dhimbje koke. Obeziteti gjithashtu mendohet tė jetė faktor nė personat me migrenė, ndaj ushtrimet do iu ndihmojnė tė mbani peshėn e duhur.
    - Reduktoni efektet e estrogjenit. Nėse jeni njė grua migrenoze dhe estrogjeni duket se nxit krizat tuaja tė migrenės, ose bėn mė keq dhimbjen tuaj tė kokės, ju mund ta shmangni duke reduktuar sasinė e mjekimeve qė merrni dhe mbajnė estrogjen (pilulat kontraceptive dhe terapia zėvėndėsuese hormonale te gratė nė menopauzė).
    Personat me migrenė kanė risk tė rritur pėr tė bėrė aksidentė vaskulare (insultė) cerebrale.

    - Risku pėr tė gjithė personat me migrenė ėshtė 2.16 herė mė i rritur sesa nė popullatėn jo migrenoze. Risku mė i rritur ėshtė nė migrenėn me aura.
    - Kontraceptivėt e rrisin rrezikun e insulteve te personat me migrenė pėrafėrsisht me 8 herė.

    Megjithatė kjo s’do tė thotė qė ata qė vuajnė nga migrena duhet tė bien nė panik. Si pėr ēdo sėmundje tjetėr, duhet tė jenė tė informuar pėr risqet qe ajo mbart nė mėnyrė qė tė jenė tė pėrgatitur, tė kenė kujdes pėr veten dhe tė shmangin sa tė jetė e mundur komplikimet./T.O/

      Ora ėshtė 6/5/2024, 18:45