BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mania e takave!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Mania e takave!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/12/2012, 15:09

     Mania e takave! Images

    Kėpucėt me taka janė pasioni i ēdo vajze. Tė bėjnė tė ndihesh mirė, tė dukesh mė e gjatė e mė fine, madje tonifikojnė edhe muskujt e kėmbėve. Kėtė e thekson edhe Victoria Beckham

    Tė shtojnė gjatėsinė, tė bėjnė mė elegante, ndonjėherė “tė hanė shpirtin” (nė fakt kjo ndodh shpesh), por mund t’ju bėjnė edhe mirė, sidomos kofshėve dhe muskujve tė kėmbėve. E kemi fjalėn pėr takat dhe dihet botėrisht se ēdo femėr e ka tė pamundur tė heqė dorė prej tyre. Ky nuk ėshtė pėrfundimi ynė, por i ekspertėve, tė cilėt theksojnė se duke qėndruar pėr njė kohė tė gjatė mbi taka, muskujt e kėmbėve zhvillohen mė shumė sesa kur rrini me atlete. Tė fiksuara pas kėpucėve me taka nuk janė vetėm vajzat e gratė e thjeshta, por edhe VIP-at, e sidomos Lady Gaga me “trampolinat” e saj dhe Victoria Beckham, e cila ka deklaruar se edhe gjimnastikėn e bėn mbi taka. Sipas “vajzės mondane”, ndenja mbi taka e ndihmon qė tė ketė kofshė tė tonifikuara. Nė fakt tendenca e fundit nuk janė vetėm takat teje tė larta, por edhe pėrhapja e tyre nėpėr palestrat e thjeshta. Tani vajzat kanė filluar tė bėjnė gjimnastikė me kėpucė me taka.

    Dikur ishin kėrcimet latino-amerikane qė bashkonin muzikėn dhe lėvizjet seksuale me ushtrimet fizike. Sot, versioni modern, i importuar direkt nga Shtetet e Bashkuara, ėshtė “Zumba fitness”, njė kėrcim jo vetėm qė djeg kaloritė, por edhe tė zbavit. Sipas krijuesit kolumbian Alberto “Beto” Perez “Zumba fitness” ėshtė edhe njė mėnyrė jetese qė tė mbush me gėzim. Nė fakt ajo qė tė ēudit me tė vėrtetė kohėt e fundit ėshtė se nė qoftė se pėr “Zumba”-n, nuk nevojiten kėpucė tė veēanta, pėr nė palestėr vajzat duhet tė veshin taka tė larta e tė holla. Edhe kjo tendencė ka lindur nė SHBA, saktėsisht nė Nju Jork nga institucioni i Amber Efe, njė valltare amerikane dhe mėsuese nė njė palestėr tė famshme tė “Big Apple”. Kjo mėnyrė e re konsiston nė bėrjen e gjimnastikės sė vėrtetė. Faktikisht kjo mėnyrė e re e tė ushtruarit nuk ėshtė e lehtė, pavarėsisht se njihet edhe jashtė Nju Jorkut dhe vazhdon tė jetė njė lloj stėrvitje qė s’mund ta bėjnė tė gjithė. Gjimnastika nė fjalė lindi pėr tė ndihmuar femrat, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė tė detyruara tė mbajnė taka tė larta. Ky lloj ushtrimi konsiston nė familjarizimin e vajzave me kėpucėt me taka tė larta, ecja mbi tė cilat ėshtė gjithmonė e vėshtirė. Prej kėndej mė pas, ideja u zhvillua duke kėrkuar qė tė bashkonte ushtrimet e ecjes dhe qėndrimit me ato tė tonifikimit tė trupit. Duke qėndruar mbi taka tė larta muskujt tkurren mė shumė dhe nė mėnyrė spontane. Duke i shoqėruar me disa ushtrime streēingu, mund t’ju ndihmojnė direkt nė tonifikimin e muskujve tė trupit. Pėrkrahėsit e gjimnastikės mbi taka tė larta premtojnė vithe mė tė tonifikuara, bark tė sheshtė dhe kofshė tė modeluara.

    Tė jeni tė sigurt se, pėrveē rritjes sė vetėvlerėsimit, qė nė fund tė fundit mund tė garantohet edhe nga ndonjė lloj sporti tjetėr, do tė shtohet edhe sensualiteti femėror. Para se tė filloni gjimnastikėn mbi taka, fillimisht duhet tė mėsoni jo vetėm tė ecni, por edhe tė joshni, duke lėvizur nė mėnyrėn e duhur. Nė qoftė se “gjimnastika seksuale e femrave”, siē quhet ndryshe metoda e re e stėrvitjes ėshtė pėrhapur me shpejtėsi nė gjithė botėn, por sėrish mbetet e mėrzitshme dhe e vėshtirė, atėherė mund tė bėni njė zgjedhje tjetėr duke frekuentuar vetėm kurset ku mėsohet tė ecet mbi taka. Duhet tė keni parasysh se edhe nė kėto lloj kursesh, kryefjala ėshtė “takė 12 cm”. Nuk ka rėndėsi nėse kėpucėt janė me ose pa platformė, kanė takė tė trashė apo tė hollė. E rėndėsishme ėshtė qė tė jesh seksi dhe tė rrisėsh besimin nė vetvete.

    Nė fakt, ka edhe nga ata qė nuk bashkohen me “tė mirat” e takave, madje theksojnė se takat e larta i bėjnė keq jo vetėm shpinės (qėndrimi pėr njė kohė tė gjatė mbi taka deformon trupin) por edhe variēeve, pėr shkak tė mosqarkullimit tė gjakut, sepse subjekti qėndron gjatė gjithė kohės nė majė tė gishtave. Megjithatė, pavarėsisht tė gjitha bindjeve, nė qoftė se nuk mund tė hiqni dorė nga kėpucėt me taka, madje po ushtroheni shumė pėr tė ecur si njė divė e vėrtetė nė pasarelė, drejtojuni njė eksperti dhe kini durim: pėr tė pėrmirėsuar paraqitjen tuaj (e nė veēanti trupin) duhet tė jeni tė gatshme edhe tė vuani pakėz. /Gazeta-Shqip/

      Ora ėshtė 13/5/2024, 04:42