BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Largimi i mbipeshės me aktivitete fizike!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Largimi i mbipeshės me aktivitete fizike!

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/12/2012, 22:26

     Largimi i mbipeshės me aktivitete fizike! Images

    Mbipesha sot ėshtė njėri ndėr problemet mė tė mėdha shėndetėsore. Mėnyra moderne e ushqimit, qė nėnkupton ngrėnien e shpejtė dhe pak lėvizje, ėshtė fajtori kryesor pėr gjithnjė e mė shumė njerėz me mbipeshė nė botė.

    Shumė mendojnė qė nga kilogramėt e tepėrt mund tė shpėtojnė kryesisht me dieta, por ekspertėt paralajmėrojnė se ushtrimet janė mė tė rėndėsishmet kur kemi tė bėjmė me dobėsimin e shėndoshė. Para se tė futeni nė programin e rregullt tė aktiviteteve fizike, duhet qė tė bėni njė kontrollim tė detajuar si dhe tė kėshilloheni me mjekun.

    Tek personat me kilogramė tė tepėrt apo me probleme tė caktuara shėndetėsore lloje tė ndryshme tė sporteve mund tė jenė kontraproduktive. Fillestarėve iu rekomandohet stėrvitja nė intervale: nė fillim, ngarkesa duhet tė jetė e matur, me faza tė shkurta gjatė tė cilave trupi do t’i ekspozohet njė lodhjeje mė tė madhe, dhe atė deri nė kufijtė e mundėsive tė tij. Pas disa javėve efekti automatikisht do tė rritet, dhe pas kėsaj nuk do tė keni nevojė pėr pėrpjekje tė madhe fizike.

    - Vrapimi: Fillestarėt do tė duhet tė ushtrojnė nė intervalet: pesė minuta ecje tė shpejtė, 30 sekonda sprint, dhe pastaj pėrsėri ecje tė shpejtė. Gradualisht duhet qė tė zgjaten fazat e shpejta dhe tė rritet shpejtėsia nė intervalet e ngadalshme.

    - Kėshilla: trajnimi do tė jetė efektplotė nėse vraponi nėpėr terrene tė ndryshme dhe tė ashpra. Ky lloj i trajnimit nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr personat me sistemin e sėmurė motorik, si dhe pėr ata me shumė kilogramė, pasi qė me rastin e goditjes sė shputės nė tokė, nyjat dhe shtylla kurrizore janė shumė tė ngarkuara. Kėta trajnimin duhet ta fillojnė me shėtitjen e shpejtė dhe ecjen nordike. Me vrapim harxhohen 500 kalori, sa pėrmban njė makiato (0.25 l).

    - Noti: Kush vetėm zhytet nė ujė, sigurisht qė nuk do tė dobėsohet. Qė ta arrijė kėtė, duhet qė tė mundohet mė shumė, dhe kjo ėshtė tė notojė me temp tė shpejtė disa gjatėsi, sipas mundėsisė, nė stile tė ndryshme duke i kombinuar. Avantazhi i kėtij sporti ėshtė se ėshtė shumė i pėrshtatshėm pėr personat me kilogramė tė tepėrt dhe tė cilėt kanė kondicion shumė tė keq.

    - Kėshilla: gjimnastika nė ujė, akuajogging dhe akuabik e rrisin efektin. Notimi sportiv harxhon 550 kalori, sa i ka 100 gramė e kikirikėve tė pjekur.

    - Vozitja e biēikletės: Biēikleta mund tė vozitet gjithmonė: nė rrugėn pėr punė, kur shkoni nė shitoren, nė kohė tė lirė apo kur jeni nė pushim. Ky sport fare lehtė mund tė futet dhe pėrshtatet nė agjendėn ditore. Pėrveē kėsaj, ndikon nė krijimin e baraspeshės psiko-fizike. Duhet qė ta keni gjithmonė tė vendosur kapelėn, qė nė rast rreziku lėndimin e kokės ta zvogėloni nė minimum.

    - Kėshilla: ulėsja duhet tė jetė e rehatshme dhe e vendosur nė atė mėnyrė qė me rastin e rrotullimit tė pedaleve do tė mundeni nė tėrėsi tė shtrini kėmbėn. Duke vozitur biēikletė do tė digjni 450 kalori, qė i pėrgjigjet gjysmė pice.

    - Lojėrat me top: S’ka lidhje a bėhet fjalė pėr hendboll, volejboll apo futboll-fakti ėshtė se lojėrat me top djegin shumė kalori, ushtrojnė muskujt dhe pėrmirėsojnė koordinimin e lėvizjeve. Avantazhi i kėtyre sporteve ėshtė nė atė se nėpėrmjet lojės nė tėrėsi harrojmė nė ngarkesėn fizike. Pėr kėto sporte ju janė tė nevojshme atlete tė mira qė mos t’i lėndoni nyjat.

    - Kėshilla: mė argėtuese ėshtė kur tė luani nė grup. Bashkėlojtarėt do t’i gjeni pa problem nė terrenet sportive apo nėse anėtarėsoheni nė ndonjė klub. Lojėrat me top harxhojnė 600 kalori, sa pėrmban njė pjesė e tortės me shlag. /zeri/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/4/2024, 08:50