BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ritmi ėshtė pika jonė e fortė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ritmi ėshtė pika jonė e fortė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/12/2012, 13:46

    Ritmi ėshtė pika jonė e fortė! Dorina Garuci festivali 47 RTSH1

    Agron Vula nga Kosova ėshtė njėri nga regjisorėt e Festivalit tė 51 tė RTSh-sė. Transmetimin live pėr publikun nė sallėn e Kongreseve, nė tri net 20-22 dhjetor, dhe pėr mijėra teleshikues nė mbarė botėn, Agroni e konsideron njė sfidė si pėr veten dhe kolegu Astrit Idrizi, dhe pėr kėngėtarėt. “Vėrtet ėshtė fat i madh qė punoj sė bashku me Astritin, por puna varet nga tė gjithė anėtarėt e stafit.”

    Dilema mė e madhe pėr regjisorin ėshtė nėse do tė mund tė pėrcjellė tek publiku, atė zė qė ai ndien dhe nė ekran. Kėtė premton se mund ta arrijė nėpėrmjet ritmit tė planeve. Ritmin e kėngėve pjesėmarrėse e shikon nė favor tė punės sė tij, po ashtu edhe lirinė e kufizuar qė do tė kenė kėtė herė kėngėtarėt pėr tė lėvizur nėpėr skenė.

    Agron Vula dhe Astrit Idrizi kanė punuar pėr disa festivale kėnge nė Tiranė. Prej pesė vitesh kanė punuar bashkė me Astritin pėr regjinė e Kėngės Magjike, por ama e kanė pėr herė tė parė qė marrin nė dorė regjinė e njė festivali live.

    Agron Vula (1960) ėshtė nga Prishtina. Ka pėrfunduar studimet pėr Montazh Filmi nė Zagreb. Sot ėshtė pranė RTK-sė.



    Si u bėtė pjesė e Festivalit?

    Ka qenė njė kėrkesė e drejtorit tė RTSh-sė, Petrit Beci, tė cilėn e mirėpritėm me kėnaqėsi. Pėr ne ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė prezantuar punėn tonė.

    Ēfarė sillni ndryshe nė aspektin regjisorial?

    Ndoshta i vetmi ndryshim do tė jemi ne (qesh), pasi ėshtė hera e parė qė ne jemi kėtu. Por ėshtė nder jo vetėm sepse ėshtė hera e parė qė punojmė si regjisorė tė RTSh-sė, por dhe sepse ėshtė hera e parė qė ky festival punon me regjisorė nga jashtė Shqipėrie. Dallimi nga festivalet e tjera ėshtė qė kėngėtari ėshtė pak i kufizuar nė lėvizjet nė skenė. Nuk do tė ketė pėrcjellje me shumė kėrcime pasi duhet tė kontrollohet ndriēimi i zėrit, prandaj nuk mund tė bėsh siē bėn nė kėngėt e festivaleve tė tjera qė nuk janė live. Kjo mund tė jetė e thjeshtė pėr ne si regjisorė pasi pėrqendrohemi nė njė vend dhe e kemi mė tė lehtė pėr realizimet filmike.

    Ēfarė e karakterizon punėn e pėrbashkėt, tuajėn dhe Astrit Idrizit?

    Mendojmė njėsoj, edhe muzikėn e ndiejmė njėsoj. Unė jam pak mė i vjetėr se ai, por nė shpirt e ndiejmė ritmin po njėsoj. Nuk di si ta shpjegoj. Ēdo gjė qė realizojmė e bėjmė bashkė, sidomos lidhja midis mikserit dhe regjisorit. Vendosja e planeve qė del nė ekran bėhet nga miksimi i punės sė tė dyve. Pra tė dy e ndiejmė kėngėn mė ndryshe se tė tjerėt, pa vėnė nė diskutim punėn e asnjėrit, por jemi me impulsivė, mė ritmikė. Kjo do tė thotė se mundohemi qė secilėn frazė, secilėn ndarje tė muzikės ta sjellim dhe nė ekran.

    Ndryshe kjo si shpjegohet?

    Unė bėj pėrgatitjen e asaj qė do tė dal nė Tv, kjo domethėnė se unė pėrgatis kameramanin. I them mė parė bėhu gati, merre kėtė plan. Pastaj nė momentin kur do ta prezantojė Astriti nuk ėshtė e nevojshme qė tė njėjtėn gjė t’ia them dhe atij. Pasi nėse i them dhe atij, se duhet tė vazhdojė ose tė ndalė, aty tė kalon ritmi dhe nuk arrin dot tė realizosh planin si duhet. Prandaj ngelet me rėndėsi qė ai qė ėshtė me ty, duhet tė ndiejė muzikėn njėlloj si ti nė festival. Ka shumė rėndėsi ta pėrcjellėsh muzikėn me kamera. Njėlloj si dirigjenti duhet tė dirigjojė orkestrėn, ashtu dhe regjisori duhet tė dirigjojė punėn e kameramanėve dhe nėpėrmjet miksimit tė pėrcjell dhe ritmin e kėngėve. Kjo do tė thotė se kur ka ngritje apo ulje tė muzikės sė instrumenteve nė pėrgjithėsi, duhet tė kuptohet nga publiku.

    Ēfarė peshe ngre pėr ju skenari?

    Skenari ka rėndėsi tė madhe sepse pėr tė realizuar ēdo gjė nė rregull, pėr tė bėrė ēdo gjė tė planifikuar duhet qė tė ekzistojė njė skenar i mirė. Nėse nuk ka skenar, nuk ka asnjė pėrgatitje dhe atėherė ja fusim kot (qesh). Duhet tė respektojmė skenarin pėr sa i pėrket pjesės foljore. Ndėrsa skenarin pėr realizimin e kėngėve e bėjmė vetė me bashkėpunimin e kompozitorėve tė RTSh-sė, tė cilėt ndodhen sė bashku me ne nė autobus dhe mund tė na orientojnė. Prandaj mendoj shumė mė e lehtė. Dhe kostumografia dhe skenografia kanė shumė rėndėsi. Madje mund tė them se janė ėmbėlsira e programit. Ėshtė vetėm dita e parė e punės sonė. Por kam parė se udhėheqėsit e programit nė festival janė shumė tė angazhuar dhe kjo ka mjaftė rėndėsi. Ndėrsa drejtorit i fotografisė dhe skenografi janė italianė, prandaj unė nuk preferoj tė pėrzihem shumė nė ketė pjesė. Puna ime konsiston mė tepėr nė pjesėn e realizimit televiziv. Nuk kam asnjė dėshirė pėr tė ndėrhyrė nė punėn e drejtorit tė fotografisė, pasi ai ėshtė i thirrur si ekspert i kėsaj fushe.

    Ėshtė hera e parė qė bashkėpunoni me kėtė staf. A ndikon ambienti i ri nė realizimin e punės suaj?

    Nė fillim e kemi marrė pak me frik, pasi ėshtė njė punė e re me njė ekip tė ri. Por na pritėn shumė mirė, tani po punojmė sė bashku me ekipin e RTSh-sė. Ndėrsa kur punojmė nė Prishtinė, atje kemi njė ekip tonin dhe gjatė gjithė kohės mund t’i drejtohemi njėri-tjetrit pa druajtje. Atje kemi shumė kohė sė bashku. Ndoshta mund t’i flas dy apo tre herė njėrit nga anėtareve tė stafit, pasi e dimė mė mirė punėn qė duhet tė bėjnė. Ky ėshtė njė festival i madh qė pa bashkėpunim dhe pa pėrgatitje nuk mundet tė bėsh asgjė. Por kėtė bashkėpunim tė realizuar mund ta shikoni gjatė festivalit. E njėjta kėngė do jetė dhe natėn e parė dhe nė finale, pa asnjė ndryshim. Nėntėdhjetė pėr qind do jetė realizimi i njėjtė siē ėshtė planifikuar. Kamerat nuk hyjnė rastėsisht, por secili e di se nė ēfarė momenti duhet tė filmojė.

    Ritmi?

    Me siguri do tė ketė plane mė tė shpeshta. Madje ne na kritikojnė se i kemi tepėr tė shpeshta planet (qesh). Kjo mendoj se ėshtė risi. Ndėrsa ritmi ėshtė punė shije, pasi nėse ėshtė njė festival qė i drejtohet tė rinjve, flas pėr matėsin e audiencės, atėherė ritmi medoemos duhet tė jetė. Por ky festival ėshtė pėr ēdo moshė, jo vetėm nė sallė, por i drejtohet njė publiku mė tė gjerė brenda dhe jashtė vendit, pasi vendos dhe kėngėn qė do tė shkojė nė Eurovizon. Kėngėtarėt qė kam parė janė shumica shumė tė rinj, prandaj nė planet tona do tė ndihmojė dhe ritmi i kėngės.

    Cili ėshtė premtimi qė ju i bėni publikut pėr tri netėt e Festivalit?

    Dėshira ime si regjisor i kėtij festivali ėshtė qė pėrjetimin qė pata pasi dėgjova Orkestrėn e RTSh-sė pėr herė tė parė, t’ia pėrcjell publikut nė shtėpi. Nėse unė e arrij kėtė, kam realizuar gjithēka. Kur kam filluar tė dėgjoj kėngėt, sidomos tė parat qė kanė qenė demo, pėrjetimi kėngės dhe mendimi se ēfarė do bėj, nuk ka qenė mė e njėjtė si para se tė vija nė sallė. Handikapi mė i madh i shqiptarėve ėshtė sepse nuk kemi festivale ku kėndohet live dhe orkestra tė jetė live. Prandaj ėshtė i veēantė Festivali i Kėngės.

    Po thoni qė kjo ėshtė pėrvoja e parė e vėrtetė pas pesė vjet si regjisor i Kėngės Magjikė?

    Ėshtė hera e parė pėr njė festival live. Por nė Kosovė punoj pėr RTV 21 tė Kosovės dhe mbuloj festivalin qė zhvillohet atje. Prej shumė vitesh jam regjisor i festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

    Po kėngėt e Festivalit XI i keni dėgjuar?

    Kėngėtarėt e Festivalit tė 11-tė di se do tė jenė surprizė, pasi do tė dalin nė skenė natėn finale. Tė them tė drejtėn nuk e di sesa kėngė do tė jenė nga ai festival. Vetėm mbrėmė kam parė disa dhe ishin me tė vėrtet perfekte. Madje shumė mė bukur dhe sa ka qenė nė Festivalin XI. Ėshtė njė stil tjetėr. Kur i kam dėgjuar jam ēuditur se si muzika qė nė atė kohė ka qenė e pėrparuar, aq sa kur orkestra pėrcjell muzikėn e kėngėve tė sotme nuk shikojmė asnjė indiferencė. /Shekulli/

      Ora ėshtė 26/4/2024, 21:37