BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tre kafe nė ditė zvogėlojnė rrezikun pėr t‘u sėmurė nga diabeti!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tre kafe nė ditė zvogėlojnė rrezikun pėr t‘u sėmurė nga diabeti!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/12/2012, 07:07

     Tre kafe nė ditė zvogėlojnė rrezikun pėr t‘u sėmurė nga diabeti! Images

    Ėshtė padyshim njė nga pėrbėrėsit ushqimorė qė ėshtė studiuar mė shumė nė botė. Kokėrr pėr kokėrr kafeja ka qenė objekt studimi pėr vite e vite me radhė nga dietologėt, kardiologėt dhe infeksionistėt. Por deri nė ēfarė kufiri kafeja nuk dėmton shėndetin? Mė nė fund pėrgjigjja vjen nga “Inran”, Instituti Kombėtar Italian pėr Ushqimin dhe Ushqyerjen, pėr kafen dhe efektet e saj mbi shėndetin njerėzor. Tė gjitha pėrgjigjet: nga zemra tek aparati tretės, nga veprimet e trurit e deri te ndikimi qė mund tė ketė te njė grua nė periudhėn e shtatzėnisė. Sipas studimeve tė ndryshme, tė pish dy ose tre filxhanė kafe nė ditė, jo vetėm qė i bėn mirė shėndetit, por tė mbron edhe nga njė sėrė sėmundjesh, falė antioksiduesve qė te ēdo kokėrr e saj gjendet me shumicė. Njė seri kėrkimesh tė zhvilluara nė Norvegji, Spanjė dhe Amerikė nga viti 2004 e deri nė 2006, tregojnė se kafeja ėshtė burimi kryesor i antioksiduesve, nė njė dietė standarde qė bazohet kryesisht te frutat, perimet dhe kafeja. “Ėshtė e vėrtetė qė i bėn mirė shėndetit, por nuk duhet tė harrojmė se vitaminat nuk gjenden te kafeja, ndaj kurrsesi nuk mund ta pėrdorim si zėvendėsuese tė frutave dhe perimeve”, konfirmon Laura Rossi, njė nga studiueset e “Inran”.

    Roli i kafes ndaj sėmundjeve

    Studimet e “Inran”, tė realizuara nga instituti farmakologjik dhe “Coffe Science” nė Britaninė e Madhe, tregojnė pėr rolin e kafesė ndaj sėmundjeve tė ndryshme: dy ose tre filxhanė nė ditė zvogėlojnė shumė rrezikun pėr t‘u sėmurė nga diabeti i tipit 2 dhe mbrojnė qelizat epatike. Nga ana tjetėr, dy studime tė rėndėsishme tė realizuara nė 2006-ėn kanė vėnė nė dukje lidhjen mes konsumit tė rregullt tė kafesė dhe njė pėrqindjeje tė vogėl tė rasteve me cerozė, ose tumore tė tjera nė mėlēi. Megjithėse duhet theksuar edhe fakti se nėse konsumi qė kėshillojnė mjekėt, nga 2 deri nė tre filxhanė nė ditė, shkon nė 5 ose 6, atėherė efektet e mira shndėrrohen nė tė kundėrt. Kafeina e akumuluar nuk arrin tė tretet dhe zemra fillon tė ndiejė pasojat deri sa arrin nė kufirin qė nuk duhet kaluar kurrė, 10 nė ditė. Megjithatė, vetėm nė njė rast kafeja nuk mund tė na “mashtrojė”: fakti se pėrmban substanca qė mund tė ndikojnė nė rėnien nė peshė. Veprimi i saj konsiston nė ndarjen e molekulave yndyrore qė tentojnė tė rriten dhe kjo ėshtė e vėrtetė. Por mė pas, pėr t‘i shkatėrruar plotėsisht kėto lipide, njeriu ka nevojė pėr aktivitete fizike. Po ashtu, heqja e oreksit, stimulimi i diurezės, pėrmirėsimi i aktiviteteve sportive, janė karakteristika tė tjera tė kafeinės, qė nuk mund tė cilėsohen si pėrgjegjėse kryesore pėr dobėsimin.

    Kafeja dhe aparati tretės

    Gjithashtu, kafeina ka efekte pozitive edhe nė aparatin tretės dhe mund tė cilėsohet e mirė pėr tė gjithė ata qė vuajnė nga tretja e ushqimit, por nuk mund tė cilėsohet e tillė pėr tė gjithė ata persona qė vuajnė nga ulcera. Siē shpjegojnė ekspertėt, kafeja luan njė rol tė madh edhe nė tensionin e gjakut dhe kolesterolin. “Kafja gjithashtu mund tė shkaktojė rritjen e kolesterolit nė gjak dhe te konsumatorėt e rastėsishėm rritjen e tensionit pėrkohėsisht”, tregon Fausto Natella, studiues i specializuar pėr raportin mes kafesė dhe sistemit kardiovaskular. Mė shumė kujdes pėr gratė shtatzėna dhe nėnat qė ushqejnė fėmijėt me qumėsht, “sepse ėshtė parė qė kafeina ėshtė nė gjendje tė kalojė plancetėn dhe pas lindjes tė bėhet njė komponent i qumėshtit tė nėnės.

    Kafeja, pėrmbajtja e kafeinės dhe dozat

    Megjithėse deri tani nuk ėshtė parė asnjė rast qė kafeja tė ketė shkaktuar dėme mbi fėmijėn, pėr tė qenė tė sigurt ėshtė mė mirė tė kufizohet sa mė shumė tė jetė e mundur konsumimi gjatė kėtyre muajve tė shtatzėnisė. Por edhe nė llogaritjen e dozave tė lejuara nė ditė duhet pasur parasysh qė jo tė gjitha kafet qė pimė janė njėlloj. Njė kafe ekspres, ose moka, pėrmban nga 40 deri nė 80 miligramė kafeinė dhe njė filxhan ēokollatė 60 mg. Mė e pasur me kafeinė ėshtė kafeja amerikane, e cila pėrmban 115 deri nė 120 miligramė pėr filxhan, ndėrsa kapuēino pėrmban vetėm 70-80 mg. Njė pėrzierje e mirė e kafes arabike, qė konsumohet kryesisht nė Evropė, ka njė pėrmbajtje kafeine tė barabartė me 1,2 pėr qind, ndėrsa adhuruesit mė tė mėdhenj tė kafes nė Evropė janė finlandezėt, me njė konsum 11,2 kilogram nė vit pėr person.

    Efektet e ēokollatės sė zezė nė punėn e zemrės

    Ēokollata e zezė i bėn mirė zemrės. Ajo ndihmon nė forcimin e arterieve tek ata qė pinė cigare dhe ka me shumė antioksidantė nė njė gram se njė gotė verė, ēaj apo luleshtrydhet. Po tė hash ēokollatė tė zezė pėr ēdo ditė nga pak, mund tė ndihmojė nė uljen e tensionit tė gjakut. Ēokollata e zezė pėrmban elementė tė quajtur polyphenols, i cili rrit nivelin e njė substance nė trup qė quhet oksid nitrik, i cili zgjeron vazot e gjakut duke rritur qarkullimin i cili sjell nė uljen e tensionit. Vėrtet ky ėshtė njė efekt i mirė, megjithatė ēokollata sjell shtimin nė peshė. Por edhe me tė nuk duhet tepruar. Duhet qė tė mos pėrdorėsh me shumicė ushqime qė tė pėlqejnė. Nė qoftė se e tepron, atėherė efektet pozitive nuk kanė mė vlerė. Dhe shtimi nė peshė nuk ėshtė aspak i mirė pėr tensionin.

    Efektet pozitive tė kafes pėr shėndetin

    Kafeja kėshillohet si njė terapi e mirė edhe pėr njė sėre sėmundjesh, pėrfshi atė tė zemrės. Por mos u ēudisni, edhe pėr efektet qė ka ajo te fėmijėt, sigurisht nė masėn e duhur dhe pa e tepruar. Por, nuk ėshtė e kėshillueshme pėr gratė shtatzėna dhe tė sėmurėt me ulēer nė stromak. “Kafeja,- thotė njė prej dietologėve mė tė njohur tė Italisė, – ju bėn mirė, po ashtu edhe fėmijėve. Kafeja mund tė tė lehtėsoje dhimbjet e kokės. Ajo ėshtė e mirė pėr mėlēinė dhe mund tė ndihmojė nė parandalimin e cerozės dhe gurėve nė veshka. Dhe kafeina nė kafe mund tė zvogėlojė rrezikun e krizave tė azmės, dhe ndihmon nė pėrmirėsimin e qarkullimit brenda zemrės. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk ėshtė e mirė pėr tė gjithė. Nėse pi mė shumė se ē’duhet mund tė tė beje nervoz.

    Kafeja, pija e preferuar e mėngjesit

    Pirja e mė shumė se tre kafe nė ditė mund tė bėhet nė njė faktor tė dėmshėm pėr shėndetin tuaj. Kjo gjendje mund tė krijojė nervozitet, tė tė shkaktojė shpejtim tė rrahjeve tė zemrės dhe dridhje tė duarve. Gratė shtatzėna, tė sėmurėt me zemėr dhe ata qė vuajnė nga ulēera nė stomak, zakonisht kėshillohen ta shmangin kafenė. Kafeja ndikon mirė pėr zemrėn e arteriet, dhimbjet e kokės, mėlēinė, cerozėn, gurėt nė veshka, azmėn, etj. Ndėrsa aroma e kafesė sė sapo bėrė vėrtitet ēdo mėngjes nė mijėra sheshe, lajmet janė tė mira pėr miliona e miliona njerėz nėpėr botė, sigurisht edhe pėr ne shqiptarėt, qė kafen e kemi bėrė pijen mė tė preferuar tė mėngjesit. Edhe pse ajo ka efekte pozitive pėr shėndetin, asnjėherė nuk duhet tepruar me tė. Nėse kafeja merret nė doza tė larta, ajo mund tė kthehet nė njė rrezik serioz pėr shėndetin, duke u bėrė shkak pėr sėmundje tė ndryshme. /T.O/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 02:08