BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    MC Kresha: Nuk e kam zgjedhur une Hip-Hopin, por jam rritur si i tille!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje MC Kresha: Nuk e kam zgjedhur une Hip-Hopin, por jam rritur si i tille!

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/12/2012, 01:31

    MC Kresha: Nuk e kam zgjedhur une Hip-Hopin, por jam rritur si i tille! MC-Kresha-02

    Kreshnik Fazliu i njohur me pseudonimin Mc Kresha eshte kengetar i njohur me prejardhje nga qyteti i veriut te Kosoves, Mitrovica. Ka qene shpesh ne fokusin e mediave kohet e fundit, pas lidhjes qe pati me kengetaren e njohur te skenes Rozana Radi, por ne kete interviste per suplemenitn “Koha Tjeter”ai ka folur per projektet e tij me te fundit, duke mos dashur qe te preket me ajo teme. Kresha ka rrefyer se si nje djale nga qyteti ku kendohej rrok, vendosi qe te levroje muziken hip-hop. Para pak javesh ka dale ne treg edhe albumi i tij i trete“Air Force”, qe ai thote se eshte pritur shume mire nga fansat e tij. Gjithashtu eshte shume i kenaqur me suksesin qe po arrin kengen “Cok Gyzel” pjese e ketij albumi, e cila per rreth 7 jave ka marre nje milion klikime. Per me shume mund te lexoni intervisten e plote.

    Ju para pak muajsh keni nxjerre ne treg albumin tuaj me te ri “Air Force”, si eshte pritur nga fansat?

    Po une kam nxjerre ne shitjen ne daten 5 shtator albumin tim me te ri “Air Force”, i cili eshte i treti per mua. Ai ka 14 kenge dhe eshte pritur shume mire nga te gjithe fansat e mi.

    Pjese e ketij albumi eshte edhe kenga “Cok Gyzel”, pse nje kenge me titull ne gjuhen turke?

    Kjo kenge ka qene incizimi im i dyte sa i perket kengeve te albumit dhe kenga e katert ne album, mua personalisht me ka pelqyer shume, por edhe fansave te mi besoj se ju ka pelqyer duke pare edhe numrin e klikimeve qe ka arritur ne 1 milion ne nje periudhe prej 7 javesh. Ky eshte nje lajm shume i gezueshem per mua si artist duke marre parasysh se ne kemi kanalin tone zyrtar qe mbron te drejtat tona. Tani sa i perket pyetjes suaj, kemi zgjedhur nje titull turk sepse eshte ne forme sarkazmi. Te paret tane, kur kane dashur qe te leshojne ndonje perbuzje, apo nje ndjenje te keqe e thoshin ne gjuhen turke. Per kete arsye kane mbetur edhe shume terma turqisht tek ne. Kete titull e kam pare artistikisht prej fokusit tim, sepse refreni ka nje thyerje te orientalizmit me hip-hopin dhe kam menduar qe te bashkoj Lindjen dhe Perendimin me nje repture te fuqishme. Kjo ka qene edhe celise i asaj qe edhe njerezit e kane perceptuar ashtu sic e kam konceptuar edhe une. mendoj se kjo eshte arsyeja qe kam vendosur qe ta titulloj edhe kengen “Cok Gyzel” qe ne shqip do te thote shume bukur.

    Ne kete klip ju vini si nje burre i thyer ne moshe, e kujt ishte ideja?

    Ideja ka qene e “Pulla producion” e perkrahur dhe financuar nga “Red and black jeans”, regjia eshte bere prej tyre dhe ne rolin kryesor ka qene nje mik i imi aktor, Labinot Laqi, qe gjej rastin ta falenderoj se ishte kenaqesi te punoja me te. Une vij ne kete klip si nje kumbar i vjeter turk, po gjithmone kur bej nje projekt nuk dua qe te komercializoj, edhe pse komercial eshte me shit, po mundohem qe te mos dal nga natyra ime, ashtu sic me njeh mua bote si artist.

    Cfare kujtoni sot nga fillimet e juaja ne muzike, pse keni zgjedhur qe te beni hip-hop?

    Une vij nga qyteti i rockut edhe bej Hip-Hop. Realisht prej andej nga vij une gjithmone eshte ndjenja per te qene vetveja dhe besoj se edhe une kam qene gjithmone vetvetja. mua me ka pelqyer gjithmone hip-hopi dhe kjo nuk do te thote se une nuk di qe te kendoj rock apo R&B. Thjesht une jam rritur me kete livestyle, eshte ai stil jetese qe ne boten perendimore eshte shume i zakonshem dhe mendoj se edhe tek ne ka filluar qe te behet i zakonshem, sepse njerezit po e pelqejne si rryme muzikore. Mund te them lirisht se nuk e kam zgjedhur une Hip-hopin, por jam rritur si i tille. Nese do te flasim per deshira, nuk kam pasur kete deshire, pasi deshira ime ka qene qe te behesha portier profesionist, por fatkeqesisht nuk munda qe te behem i tille.

    Nese nuk do te merreni me me muziken, cili do te ishte profesioni juaj?

    Nje profesion imi qe e mendoj se do te jete kur une te jem rreth te dyzetave, atehere nuk do te mund te bej me nje kengetar hip-hopi, shpresoj qe jem me aktiv me menaxhimin e sportisteve te rinj, pasi nuk mund te heq dore nga deshira ime per sportin.

    Kjo do te thote se pasioni juaj pas muzikes eshte sporti?

    Po sigurisht qe eshte sporti dhe e dua shume futbollin, sidomos skuadren e Liverpulit cmendem kur luan kjo skuader.

    Ju i munguat kete vit skene se festivalit Kenga Magjike, pse?

    Po per shkak se pata shume angazhime dhe ende kam shume te tilla, me gjithe respektin qe kam per “Kengen Magjike”, dhe do te doja qe te pershendesja te gjithe stafin realizues nuk munda te marr pjese. Kete vit kishte edhe nje konkurrence shume te madhe ne krahasim me vitet e kaluar, edhe pse une isha konkurrent vitin e shkuar.

    Mendoni se rrymen tuaj hip-hop, ka me shume rivalitet se sa te rrymat e tjere muzikore, ku kengetaret duken me miqesor me njeri-tjetrin?

    Nuk mendoj se eshte keshtu, por ne kete rryme ke mundesi qe te shprehesh me shume. Mund te them vetem se hip-hopistet jane njerez qe nuk heshtin. Repi eshte interpretimi i mendimit te lire dhe normal qe kur e ke mendimin e lire nuk mund qe te pajtohesh me gjithcka sepse edhe nese jeton ne nje ambient plot me trendafila, do te pengohesh nga ferra. sepse njeriu gjithmone e gjen nje arsye per te qene i pakenaqur. Edhe une mendoj se ketu te gjithe jemi te prirur per te thene, se kjo apo ajo nuk eshte mire, po ne reperat jemi me te unifikuar dhe punojme edhe per artiste te tjere. Dhe me duket se nuk marrim ate kredibilitet qe e meritojme. Sa i perket rivalitetin mendoj se ne jemi miq me njeri-tjetrin. Une jam pjese e labelit “P.I.N.T” momentalisht,por mund te flas per labelin P.P.A.T dhe dua t’i pershendes sepse se shpejti del albumi i Kaos, del edhe albumi i Elkeni se shpejti, etj. Kjo do te thote se ne nuk e kemi ate problem, perkundrazi, jemi te lumtur qe mundemi te bashkepunojme me njeri-tjetrin dhe qe te ndihmojme muziken mbarekombetare.

    A do te kemi ndonje klip te ri nga ju se shpejti?

    Projektet e reja jane disa ne fakt, keshtu shume shpejt do te dale videoklipi “Fuckem” videoklipi “Fejkera” dhe “Scrim”. Nderkaq kam edhe disa projekte te tjera por qe per momentin nuk dua qe te them me shume, sepse do te doja qe t’i lija si surprize per fansat e mi.

    Nderkaq jemi ne prag te festave te fundvitit keni rezervuar dicka per fansat tuaj?

    Do te doja qe t’u jepja nje mesazh te shkurter. Fansa, mos besoni ne endrra Majane, duajeni njeri-tjetrin dhe ngrohni oxhaqet tuaja me dashur dhe priteni 2013 me ngrohte, sepse dimri ka per te qene edhe me i ftohte kete vit. Yllka Selita Koha Jone

      Ora ėshtė 26/4/2024, 21:38