BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Produktet e dyshimta vėrshojnė Kosovėn

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    27122012

    Buzqeshje Produktet e dyshimta vėrshojnė Kosovėn

    Mesazh nga Vizitor

    Produktet e dyshimta vėrshojnė Kosovėn  F.1226112043555_m


    Shoqata pėr Mbrojtjen e Konsumatorit alarmon se shumė produkte ushqimore qė importohen, por edhe disa nga to qė prodhohen nė vendin tonė, paraqesin rrezik serioz pėr jetėn e qytetareve tė Kosovės. Sipas tyre, dhjetėra produkte tė prodhuara nė vend, por edhe qindra tė importuara janė tejet tė dyshimta dhe tė dėmshme pėr shėndetin e konsumatorit nė vend.
    Selatin Kaēaniku, nga Shoqata pėr Mbrojtjen e Konsumatorit, thotė se Kosova ėshtė vėrshuar nga produkte tė dyshimta qė nė masė tė madhe rrezikojnė jetėn e qytetareve tė Kosovės. Ai thotė se shoqata qė drejton ai nė vazhdimėsi ka quar zėrin kundėr kėtyre produkteve, por sipas tij kėrkesa e tyre ka hasur nė vėsh tė shurdhėr tė institucioneve tė larta tė shtetit.
    Kaēaniku thotė se nė momentin kur janė publikuar tė dhėnat pėr njė produkt tė dyshimtė, ato janė kontestuar nga Institucionet. Por, sipas tij, mė vonė ato tė dhėna kanė rezultuar tė jenė ashtu siē janė prezantuar nga shoqata qė ai drejton. “Ne para pak kohėsh patėm alarmuar pėr gjashtė lloje tė lėngjeve tė importuara qė paraqesin rrezik pėr jetėn e qytetareve tė Kosovės. Por, ne nė Kosovė kemi edhe shumė lėngje tona qė prodhohen pa asnjė kriter. Ato kanė ujė, sheqer dhe ngjyrė dhe nuk kanė tė bėjnė asgjė me lėngun”, tha ai.

    Kaēaniku thotė se pėrpos kėsaj nė treg ka edhe jogurt tė dyshimtė. Ai tha se nė fillim jogurti i dyshimtė ka qenė vetėm ai qė ėshtė importuar. Por, sipas tij tash sė fundit rrezik paraqesin edhe disa lloje tė jogurtit tė prodhuar nė vend.
    Ai tha se nė fillim Industria e qumėshtit nė Kosovė ka qenė e shkėlqyer, pasi qė ka prodhuar jogurt biotradicional, por sipas tij atė jogurt nuk mund na gjen nė treg.

    Kaēaniku thotė se shumė produkte sidomos ato qė importohen deklarimi nė ambalazh nuk pėrputhet me pėrmbajtjen e produktit. Ai thotė se njė gjė tė tillė e kanė hasur tė produkte e “plazma keks”, por edhe nė qumėsht. Nėse njė qumėsht ka mė shumė se 3 pėr qind pėrmbajtje tė qumėshtit pluhur ai duhet tė deklarohet nė ambalazh, por sipas tij njė gjė e tillė nuk ka ndodhur deri mė tash, shkruan Zėri.

    Nė anėn tjetėr, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotė se produktet qė prodhohen nė Kosovė sidomos pijet janė konform rregullave dhe standardeve ndėrkombėtare. “Prodhuesit e pijeve nė vendin tonė janė tė pajisura me licenca dhe standarde ndėrkombėtare tė prodhimit dhe tė njėjtat pa fije problemi eksportohen nė shtete tė zhvilluara tė BE-sė”, tha ai.

    Por, nė anėn tjetėr zyrtarė tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė kanė thėnė se numri i ankesave pėr produkte tė dyshimta nė treg vazhdon tė jetė shumė minimal. Arta Istrefi, kėshilltare pėr media e ministres sė Tregtisė Mimoza Kusari- Lila tha se numri i ankesave nuk ėshtė i kėnaqshėm, pėrkundėr kampanjave tė vazhdueshme pėr ngritjen e vetėdijes pėr mbrojtjen e konsumatorit.

    “Deri mė tani kemi afėrsisht 90 ankesa (nga janari deri mė tani), ku shumica e ankesave kanė tė bėjnė me rregullatorin e Ujėsjellėsit, KEK-un, skadim tė afateve tė produkteve tė ndryshme, faturim i padrejtė apo mos-pėrfillje tė garancionet. Rastet tė cilat kanė qenė tė lidhura me Inspektoratin e Tregut janė zgjidhur 100% nė favor tė konsumatorit”, ka thėnė ajo. /Telegrafi/


    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 26/4/2024, 20:56