BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lekura ne dimer, si ta ruajme?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lekura ne dimer, si ta ruajme?

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/1/2013, 18:10

    Lekura ne dimer, si ta ruajme? Dd47c4bb-94c6-436d-89b4-9eae3fc65efc---0-

    1. Kerkoni keshillat e specialistit
    Nese shkoni ne ndonje barnatore, eshte veshtire ti gjeni keshillat e duhura per kozmetike. Per kete arsye shkoni tek kozmetologu apo dermatologu dhe merrni keshillat e duhura. Specialistet e tille mund te iu analizojne lekuren dhe ne baze te tipit specifik tuajin ju propozojne produktet adekuate per te cilat keni nevoje.

    2. Hidratoni me shume
    Mund ta keni gjetur nje hidratues adekuat per pranvere dhe vere, por sikurse kushtet klimatike qe nderrojne, ashtu duhet te nderroj edhe rutina juaj per kujdes ndaj lekures gjate muajit te dimrit. Gjeni nje hidratues qe eshte i bazuar ne vaj e jo ne uje, sepse vaji krijon nje shtrese mbrojtese qe jep me shume hidrim se sa kremi apo losioni.

    (Sugjerim: shume losione qe kane te shkruar “krem i nates” jane te bazuara ne vaj).

    Duhet te keni kujdes gjate zgjedhjes se vajit sepse jo te gjitha do te kene efekt pozitiv tek ju shikoni per vajra qe nuk i bllokojne poret, si vaj avokado, vaj minerali apo diēka e tille.

    3. Mos e harroni kremin kunder diellit
    Jo, kremi kunder diellit nuk eshte vetem per perdorim gjate veres. Dielli i dimrit mund ta demtoj lekuren shume. Aplikoni krem kunder diellit me spekter te gjere rreth 30 minuta para se te dilni jashte.

    4. Kujdesuni per duart
    Lekura ne duar eshte me e holle se ne shumicen e pjeseve tjera te trupit dhe ka me pak gjendra. Kjo nenkupton qe eshte me veshtire ti mbajme duart te hidruara veēanarisht ne kohe te ftohet dhe te thate. Kjo mund te perfundoj me kruarje dhe plasaritje. Mbani doreza kur dilni jashte.

    5. Shmanguni dorezave dhe ēorapeve te lagura
    Dorezat dhe ēorapet e lagura mund ta irritojne lekuren dhe mund te shkaktojne kruarje dhe plasaritje apo edhe ekzeme.

    6. Mbani aparat hidratues
    Ngrohja ne shtepi dhe ne zyre jep ngrohje te nxehte, por te thate. Aparatet hidratues japin me shume lageshti ne ajer e cila shmang tharjen e lekures. Vendosni disa aparate te vogla neper shtepi te cilet do te shperndajne me shume lageshti ne ajer.

    7. Shtoni lageshtine per shendetin tuaj, jo per lekure
    Mesiguri keni degjuar shume here qe pirja e ujit ndihmon qe lekura juaj te mbetet rinore. Ne fakt eshte tregim. Uji eshte i mire per shendetin ne pergjithesi, dhe nese lekura e dikujt eshte totalisht e dehidruar mund te kete benefite nga lengjet, theksojne ekspertet. Mirepo, nje lekure mesatare e ndonje personi nuk reflekton sasine totale te pirjes se ujit.

    8. Lubrifikoni shputat
    Losionet lubrifikuese gjate veres jane shume te mira, mirepo gjate dimrit shputat e juaj kane nevoje per produkte me koncentrim me te larte. Gjeni losione qe kane glicerine. Perdorni eksfoliante per t’i larguar qelizat e vdekura, ne menyre qe t’i ndihmoni hidratuesve te depertojne me mire.

    9. Percaktoni pilingun
    Nese lekura juaj eshte jashtezakonisht e thare, mos perdorni piling agresiv, maska, tonik ne baze te alkoolit apo astrigjent, te gjitha nga keto mund ta largojne vajin nga lekura juaj. Me mire gjeni nje qumesht per pastrim apo nje pastrues te bute pa alkool dhe perdorni maska per hidratim te thelle.

    10. Ndaloni dushet e nxehta
    Mesiguri qe larja nen ujin e nxehte ne keto dite te ftohta ju jep nje ndjesi te mire. Mirepo, intensiteti i larte i nxehtesise prish barrierat mbrojtese te lekures. Shume me mire eshte qe te laheni me uje mesatarisht te nxehte per kohe te shkurte. Pas dushit patjeter perdorni hidratuesin per tere trupin qe te ruhet barriera mbrojtese ndaj baktereve dhe mikroorganizmave tjere. /kub/

      Ora ėshtė 20/5/2024, 23:03