BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dokumenti i CIA-s: Plani pėr zėvendėsimin e Enver Hoxhės me tė zgjedhurin e Titos

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    06012013

    Buzqeshje Dokumenti i CIA-s: Plani pėr zėvendėsimin e Enver Hoxhės me tė zgjedhurin e Titos

    Mesazh nga Albatros

    Raporti i CIA-s me tė dhėnat e Bllokut Indipendent Kombėtar.

    “Abaz Kupi e Mit’hat Frashėri kanė hequr dorė nga ēėshtja e Kosovės”

    “Pėr tė qenė tė pranueshėm te Tito, kanė sakrifikuar pretendimet e shqiptarėve nė trojet e tyre etnike”

    Raporti i Zyrės sė Operacioneve Speciale pėr dyshimet mbi bashkėpunimin anglo-jugosllav pėr Shqipėrinė.

    CIA: Pėrplasjet nė mėrgatėn shqiptare.
    Plani pėr zėvendėsimin e Hoxhės me tė zgjedhurin e Titos.

    Dokumenti i sotėm i ardhur nga arkivat amerikane, ėshtė pjesė e
    dosjeve tė deklasifikuara tė operacioneve BGFIEND dhe sjell nė vėmendjen
    e lexuesit disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me prapaskenat e mėrgatės
    shqiptare, e cila bashkėpunoi me Shėrbimet Amerikane pėr rrėzimin e
    regjimit komunist tė Tiranės. Qysh nė krye tė tij, bėhet me dije se
    mėrgata politike, e vendosur nė kampet e refugjateve nė Itali, vazhdonte
    tė ishte mjaft e fraksionuar, duke pėrcjellė frymėn e ndarjes qė i
    kishte karakterizuar gjatė jetės politike nė Shqipėri. Dokumenti
    pasqyron mjaft qartė frymėn e ndasive politike, ndasi tė cilat krijojnė
    njė frymė dyshimi dhe pasigurie jo vetėm te shqiptarėt e arratisur, por
    edhe te rangjet e larta tė Shėrbimit tė Fshehtė Amerikan. Sidoqoftė,
    dokumenti i Zyrės sė Operacioneve Speciale, i regjistruar “TOP SEKRET”,
    zbulon edhe disa informacione me shumė vlerė pėr tė gjykuar dhe
    analizuar njė sėrė lėvizjesh politike tė lidershipit shqiptar nė
    emigracion.


    Dokumenti i CIA-s: Plani pėr zėvendėsimin e Enver Hoxhės me tė zgjedhurin e Titos   Abaz-Kupi-dhe-misionari-britanik-Maclean-300x153Abaz Kupi dhe misionari britanik Maclean

    DYSHIMET E AMERIKANĖVE PĖR LIDERĖT SHQIPTARĖ
    Dokumenti i hartuar nga ndihmesdrejtori i OPC, ėshtė pėrmbledhje e njė
    morie memorandumesh sekrete, tė pėrpunuara nga Zyra e OPC dhe OSO nė
    terren, tė cilat kanė pėrcjellė nė Uashington disa nga dyshimet e
    amerikanėve pėr lidershipin politik shqiptar, tė cilėt mund, sipas
    amerikanėve, tė kenė vendosur kontakte me shėrbimet e fshehta
    jugosllave. Nga ky dokument dhe ai qė do tė zbardhim nė numrin e
    ardhshėm, zbulohen disa nga pikat me tė rėndėsishme tė dyshimeve
    amerikane. Megjithatė, dokumenti i cili qė nė krye tė tij nėnvizon
    faktin se disa prej informacioneve qė oficerėt e shėrbimeve amerikane
    merrnin nė terren nuk ishin tė sakta apo edhe false, duke ngritur kėshtu
    njė pikėpyetje tė madhe mbi qėllimet e vėrteta tė kėtyre informacioneve
    qė vinin nga fraksionet politike shqiptare.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 27/4/2024, 05:20