BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cilat janė shkaqet e duarve tė fryra nė mėngjes?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cilat janė shkaqet e duarve tė fryra nė mėngjes?

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/1/2013, 22:11

     Cilat janė shkaqet e duarve tė fryra nė mėngjes? 08a30f00-4f36-4800-a463-fbd868c411dc---0-

    Kjo situatė tipike mund tė ndodhė, madje, shpesh na ka ndodhur tė gjithave. Nuk ėshtė e ēuditshme tė vuash nga edema e duarve , njė problem qė mund tė jetė i shkaktuar nga shumė arsye, por nė mė tė shumtėn e rasteve pa asnjė simptomė tjetėr tė veēantė e qė nuk tregon asgjė tė rėndėsishme. Le tė thellojmė pak njohuritė tona mbi kėtė problem dhe cilėt janė ushtrimet e duhura pėr tė eliminura edmėn.

    Shkaqet

    Duart e fryra mund tė jenė pasojė e shumė shkaqeve organike, nė njė pėrqindje tė mirė, absolutisht kalimtare. Njė nga pėrgjigjet mė tė shpeshta qė mund t’ju japė specialisti, nė rast se i drejtoheni atij duke i treguar qė jeni gdhirė me duart e fryra, do tė ishte: “Zonjė , ju keni shumė kripė nė qarkullim dhe organizmi juaj pėrgjigjet duke mbajtur lėngjet. Bėni njė dietė me pak kripėra pėr disa ditė dhe do tė shihni qė problemi do tė zhduket”. Ėshtė klasik rasti i mbajtjes sė lėngjeve mbas njė darke nė piceri. Brumi i picės ėshtė ne fakt njė nga ushqimet mė me sodė nė mėnyrė absolute. Duke shtuar konsumimin e produkteve tė pasura me lėngje si fruta e perime, duke eliminuar produktet nė kuti dhe konservat e ndryshme, dhe duke ulur nė minimum kripėn gjatė gatimit, mund tė ndihmojė shumė nė eliminimin e duarve te fryra. Megjithatė, nė qoftė se problemi vazhdon duhet tė bėhen analiza mė tė thella pėr tė zbuluar nė se problemi i fryrjes sė duarve tė mos jetė njė sinjal i ndonjė sėmundje mė serioze. Problemet mė veshkat, mėlēinė, reumatizma, patologjitė kardiake, problemet e qarkullimit venoz dhe tė mikroqarkullimit tė jashtėm, janė gjithashtu shkaqe tė mundshme tė duarve tė fryra. Edhe i ftohti, ndikon nė mėnyrė tė dukshme, nė kėtė rast fryrja shoqėrohet me ngjyrėn mavi tė majave. Kėshillohet tė shkoni tek mjeku pėr ēdo dyshim.

    Ushtrime pėr duart e fryra

    1. Bashkoni duart sikur po luteni. Pėrkulini mirė njėra kundėr tjetrės dhe pastaj spostoni gishtat nga jashtė, duke mbajtur pėllėmbėt e bashkuara. Pėrsėriteni ushtrimin 15 herė.

    2. Bashkoni prapė duart si mė sipėr. Duke mbajtur gishtin e madh dhe atė treguas tė ngjitur, spostojini drejt vetes, duke mbajtur tė palėvizshėm e tė palosur me gishtat e tjerė. Bashkoni gishtat e mėdhenj e tregues me tė tjerėt dhe pastaj shkėputini. Tani bashkoni treguesit, tė mesmit dhe tė unazės nė mes, drejtoni nga jashtė gishtat e mėdhenj e tė vegjėl, gjithmonė tė bashkuar. Pėrsėriteni disa herė ushtrimin.

    3. Vendosni duart mbi kokė. Bashkoni duart duke ngjitur gishtat, por largoni pėllėmbėt sa mė shumė tė mundeni. Filloni tė shkėpusni pak nga pak edhe gishtat, duke mbajtur tė lidhur vetėm mollėzat e gishtave. Pėrsėritni ushtrimin 15 herė e do tė shihni qė duart tuaja do tė shfryhen. /living.al/

      Ora ėshtė 20/5/2024, 03:30