BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Birra nuk eshte vetem pije!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Birra nuk eshte vetem pije!

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/1/2013, 07:22

     Birra nuk eshte vetem pije! B23cd7b6-3c67-4fe1-b2b9-c2fdfa45e737---0-

    Hulumtimet shkencore kanė treguar se birra ėshtė e pasur me materie tė vlefshme qė kanė veprim tė mirė pėr organizmin, por me kusht qė tė mos teprohet.

    Birra nė histori

    Nuk dihet me saktėsi se kur u zbulua birra. Sot, provat mė tė lashta pėr ekzistencėn e birrės mendohet tė jenė rreth mė se 6000 vjet dhe pėrshkruhen nga sumerėt, tė cilėt kishin njė qytetėrim mjaft tė lashtė.

    Ajo u shpėrnda nė Evropė nga gjermanėt dhe keltėt, duke mbetur pija e preferuar e evropianėve. Birrat e para kishin nė pėrbėrjen e tyre: fruta, mjaltė, bimė tė ndryshme, erėza, por edhe substanca qė tashmė njihen si substanca narkotike. Galėt e vjetėr e kanė quajtur bukė tė lėngėt pėr ēka ka shumė arsye.
    Popullata e lashtė ilire, pėrveē kultivimit dhe pėrpunimit tė rrushit, njėkohėsisht prodhoi edhe birrėn vendase. Ishte e njohur “Sabaja”, tė cilėn kryesisht e pėrdornin aristokracia ilire. Kontinuiteti i prodhimit tė birrės ėshtė ndėrprerė me depėrtimin dhe pushtimin e Perandorisė Osmane nė Ballkan.

    Si prodhohet birra?

    Birra ėshtė pije e lehtė alkoolike dhe freskuese, e cila prodhohet me procesin e fermentimit alkoolik nga malti, kuperi, uji dhe maji i birrės.

    Vetit themelore tė birrės janė: shija karakteristike (butėsisht dhe kėndshmėrisht e hidhur), zhvillimi i shkumės sė pasur dhe stabile e cila ėshtė me ngjyrė tė bardhė, pėrmbajtja e vogėl e alkoolit, e para sė gjithash karakteri freskues.
    Malti ėshtė lėndė e parė themelore qė pėrfitohet prej elbit tė birrės nė repartin e fabrikės sė maltit. Malti ėshtė elb i ulur, i mugulluar dhe nė fund i tharė.
    Kulperi i jep birrės idhtėsinė dhe aromėn. Ka pėrbėrje edhe sasi rrėshire qė ndikon nė mėnyrė antiseptike si dhe e ngrit qėndrueshmėrinė e birrės.
    Uji ėshtė pėrbėrės kryesor i tė gjitha pijeve. Pėrbėrja kimike drejtpėrdrejt ndikon nė cilėsinė e birrės.

    Maji i birrės ėshtė lloj i veēantė i kulturės sė pastėr tė majit me karakteristika tė fermentimit tė ultė.

    Pse ėshtė birra e mirė?

    Birra pėrmban tė gjitha mineralet dhe drithėrat nga tė cilat pėrbėhet (mė sė shpeshti malti i elbit), posaēėrisht vitaminėn B6, e cila e mbron zemrėn dhe enėt e gjakut dhe “qetėson nervat”. Pastaj ndihmon nė metabolizmin e sheqerit dhe ushqimin e lėkurės. Njė shishe birrė nė ditė plotėson nevojat e organizmit tonė pėr vitaminat e grupit B qė ka edhe nė tharmė buke, gjithashtu pėrbėrės i birrės.
    Pėrmban mineralet: K, Ca, P, Mg, Na, kėshtu qė mund ta pinė edhe ata qė mbajnė dietė pa kripė, e posaēėrisht ėshtė i vlefshėm pėr tė sėmurėt nga veshkat me gurė ku bėn shpėrndarjen e gurėve tė vegjėl dhe largimin e tyre. Birra duke iu falėnderuar pėrbėrjes sė vet ka veti edhe nė mbajtjen e trashėsisė sė eshtrave, sidomos te gratė nė menopauzė qė rrezikohen nga osteoporoza.

    Sipas hulumtuesve francezė, pirja me masė nuk ka probleme as me helikobakter pilorin, qė shkakton tė thatin nė lukth dhe gastritisin. Te meshkujt ndikon nė rritjen e kolesterolit tė mirė (HDL), kurse te gratė zvogėlon nivelin e kolesterolit tė keq (LDL).

    Njė nga pėrbėrėsit e birrės, nė pėrbėrės ksantohumol ndikon nė inhibimin e enzimave tė cilėt nxisin kancerin, thonė hulumtuesit e universitetit Oregon. Kjo, dmth se duhet marrė edhe njė shishe birrė. Studimet preliminare nė universitetin amerikan, thonė se ksantohumol mund tė ndikojė nė shkatėrrimin e tumorit nė fazat e para nė gji, zorrė tė trashė, vezore dhe prostatė.

    Hulumtimet kanė treguar se tė gjitha komponentėt e birrės asimilohen dhe treten lehtė (tretshmėria e ekstraktit ėshtė mbi 95%), qė konsumi i birrės nė sasi tė matur ėshtė shumė i shėndetshėm. Pėr shkak tė pėrbėrėsve dhe ecurive tė pėrdorura nga bėrėsit e birrės, birra mund tė ndryshojė vetitė e saj nė shije dhe ngjyrė.
    Birrėn preferohet ta pini tė ftohtė, nė temperaturė prej 6 deri nė 12 gradė Celsius shkruan telegrafi. /infoshqip/

      Ora ėshtė 19/5/2024, 14:39