Falė medaljes sė argjendtė, tė fituar nė turneun "Grand Slam" tė Parisit, Kelmendi ėshtė ngritur nė pozitėn e tretė tė ranglistės botėrore.
Suksesi i arritur, tė shtunėn, nė Paris, e ka konfirmuar Majlinda Kelmendin si njėrėn prej xhudisteve mė tė mira nė botė nė kategorinė deri 52 kilogramė.
Nė renditjen e publikuar tė mėrkurėn, nė kategorinė deri 52 kg, udhėheq japonezja Yuki Hashimoto me 1.410 pikė. Pas saj ėshtė braziliania Erika Miranda me 1.086 pikė, ndėrsa Kelmendit pozita e tretė i takon falė 1.032 pikėve. Suksesi nė Paris asaj i siguroi plot 300 pikė.
Kelmendi asnjėherė deri mė tani nuk ka qenė kaq lart e renditur. Nė Lojėrat Olimpike "Londra 2012" udhėtoi si bartėsja e pestė, ndonėse nė renditjen botėrore ishte e shtata./Telegrafi/