BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vajrat e fytyrės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vajrat e fytyrės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/2/2013, 20:04

     Vajrat e fytyrės! B6a724cd-113d-415c-9eb3-0e98bd0be5e7---0-

    Meqenėse janė tė pasur me acid tė yndyrshėm esencial, vajrat janė baza e ushqimit tė lėkurės pasi e mbajnė atė tė hidratuar. Tė mos harrojmė qė hidratimi nuk ėshtė njė proces fiziologjik i lėkurės, por duhet plotėsuar nga ne. Vajrat mbrojnė mbulesėn acide tė lėkurės, rindėrtojnė barrierėn e yndyrės qė kėrcėnohet nga faktorėt atmosferikė tė ashpėr sidomos nė dimėr: temperaturat e ulėta, smogu, klima e thatė apo shumė e lagėsht, gripi apo stresi. Vajrat veprojnė si mbėshtetės aktivė tė produkteve tė tjera kozmetike tė pėrditshme, duke bėrė tė mundur qė tė depėrtojnė nė nivelet e poshtme tė epidermės. Pėrveē kėsaj, mund tė pėrshpejtojnė shėrimin e lėkurės nė raste plagėsh apo tharjesh, sepse krijojnė njė barrierė yndyre.

    Nė disa raste, vajrat mund tė jenė mė mirė se sa njė krem i rėndė, sidomos nė raste problemesh serioze tė lėkurės. Pėr kėtė duhet kuptuar dallimi midis kremrave dhe vajrave: kremrat hidratuese janė pėrzierje vajrash me ujin, kurse vaji ėshtė thjesht vaj i pastėr. Pėr mė tepėr, mbulesa acide e lėkurės sonė pėrmban sebum, keramide, trigliceride, acide esenciale yndyrore dhe ujė. Hidratuesit stimulojnė strukturėn e lėkurės, duke e hidratuar nė sipėrfaqe. Atėherė, pse tė zgjedhim vajin nė vend tė njė kremi? Sepse nė kushte ekstreme, vaji hidraton, qetėson, rinon lėkurėn mė shpejt dhe pa asnjė acarim.

    Nėse lėkura ėshtė e yndyrshme apo gjysmė e thatė, vaji mund tė krijojė shkėlqim tė tepėrt nė fytyrė. Nė tė vėrtetė, ndonjėherė shkaku i lėkurave me yndyrė mund tė rrjedhė nga njė ērregullim i shkaktuar nga mungesa e vajrave natyrale dhe acideve tė yndyrshme: pėr tė kompensuar kėtė mungesė, lėkura kėrkon tė prodhojė mė shumė serum, shpjegojnė dermatologėt. Mėnyra mė e mirė pėr tė riekuilibruar lėkurėn me yndyrė ėshtė pėrdorimi i trajtimeve tė lehta qė pėrmbajnė vajra tė pastra vegjetale, biologjike, kėshtu qė gjėndrat e yndyrės nė sipėrfaqe mund tė ngadalėsojnė prodhimin e yndyrės, sepse lėkura kompensohet nga vaji natyral pėr tė cilin ka nevojė.

    Vajrat mė tė kėshilluar janė ai i arganit, jojoba, bėrthama e kajsisė, avocado, farat e grurit, trėndafili i egėr, camelia, calendula, macadamia etj. Kujdes, sa mė tė kushtueshėm tė jenė, aq mė pak tė rafinuar janė, sepse kanė pėsuar mė pak procese pėrpunimi, pra janė mė tė pastėr. Vajrat mė tė lira, mund tė kenė elementė shtesė brenda, apo tė jenė tė rafinuar./living.al/

      Ora ėshtė 20/5/2024, 02:51