BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sjellja dhe stili!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Sjellja dhe stili!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/3/2013, 09:24

     Sjellja dhe stili! 4a77284f-9fcd-4740-a6ab-d2012cf0a60f---0-

    Shpesh e gjejmė tė vėshtirė t’i lėmė pėrshtypje tė mirė dikujt, e aq mė tepėr kur mendohet se tė gjithė idenė rreth teje, njė person e krijon nė 30 sekondat e para qė ju sheh. E pyesni veten ndonjėherė, se ēfarė duhet tė bėni mė shumė sesa tė silleni mirė me dikė qė pavarėsisht tė gjithave, pėrsėri nuk ka njė mendim tė mirė pėr ju? Shkenca ka provuar se po tė silleni mirė me dikė me qėllimin qė t’ju pėlqejė, nuk ėshtė metoda mė e mirė. Shpesh funksionon e kundėrta. Ja disa mėnyra sesi tė bėheni miq tė ngushtė me ata qė nuk ju kanė qejf.

    Kėrkoni t’ju bėjnė ndere. Njė burrė i quajtur Benxhamin Frenklin u mundua tė fitonte simpatinė e dikujt, i cili nuk e pėlqente aspak. Benxhamin i kėrkoi tjetrit qė t’i huante njė libėr tė rrallė dhe kur e mori librin, e falėnderoi me mirėnjohje. Si rezultat i kėsaj huamarrjeje, burri qė nuk kishte dashur kurrė t’i fliste Benxhaminit, u bė shok i ngushtė me tė. Sipas Frenklinit: “Ai qė ju ka bėrė njė nder, do tė jetė mė i gatshėm t’ju ndihmojė pėrsėri, sesa ai tė cilin ju vetė e ndihmoni mė shumė”. Shkencėtarėt vendosėn ta testojnė kėtė teori dhe zbuluan se ata persona tė cilėve iu kėrkua nga studiuesit t’i bėnin njė nder personal, e pėrcaktuan kėtė njeri si mė tė pėlqyeshėm nga pjesa tjetėr e grupit. Duket jashtė logjikės, por kjo teori ėshtė e vėrtetė. Nėse dikush ju bėn njė nder, atėherė ai arsyeton se ia ka vlejtur t’ju ndihmojė, ndaj ju mendoi si njeri tė mirė dhe tė pėlqyeshėm.

    Synoni pėr shumė lart. Ky truk konsiston nė atė qė tė kėrkoni nga dikush diēka shumė mė tė madhe, sesa ajo qė doni nė tė vėrtetė dhe pastaj tė kėrkoni atė qė synonit nė fillim. Nisni duke i bėrė njė kėrkesė qesharake dikujt, tė cilėn jeni i sigurt se nuk do ta pranojė. Mė vonė kthehuni pėrsėri dhe kėrkojini diēka mė pak qesharake, diēka qė ju e synonit nė fillim. Ky truk mund tė duket i ēuditshėm, por ideja qė fshihet pas tij ėshtė se personi qė ju ka refuzuar nė fillim, ėshtė ndjerė keq edhe pse kėrkesa juaj ishte e paarsyeshme. Kėshtu qė kur ju ktheheni dhe kėrkoni diēka tė arsyeshme herėn tjetėr, ai ndihet i detyruar qė t’ju ndihmojė. Shkencėtarėt e testuan kėtė parim dhe zbuluan se funksiononte pėr sa kohė qė personi kėrkonte fillimisht njė nder shumė tė madh e mė pas njė nder mė tė vogėl. Personit qė i kėrkohej ndihma ndihej i detyruar qė tė ndihmonte herėn e dytė.

    Pėrdorni emrin e dikujt ose titullin e tij. Dale Carnegie, autor i librit “Si tė fitojmė miq”, beson se tė pėrdorni emrin e dikujt ėshtė diēka shumė e rėndėsishme. Ai thotė se emri i njė personi ėshtė fjala mė e bukur qė ky njeri do tė donte tė dėgjonte, pavarėsisht gjuhės qė thuhet. Emri ėshtė pjesa thelbėsore e identitetit dhe tė dėgjuarit e tij na vėrteton ekzistencėn tonė. Pėr kėtė arsye ndikon pėr mirė edhe nė krijimin e njė ndjenje pozitive nė lidhje me atė qė e thotė. Kėtė njeri e cilėsojmė si njė person, i cili e vlerėson ekzistencėn tonė. Nga ana tjetėr, pėrdorimi i njė titulli mund tė ketė pasoja edhe mė tė mėdha. Ideja ėshtė se nėse ju silleni si njė person i caktuar, ju do tė bėheni ngadalė ai lloj personi. Ėshtė njėlloj si tė pėrmbushėsh njė profeci tė shkaktuar nga ju vetė. Pra, nė kėtė mėnyrė ju mund t’u drejtoheni tė tjerėve ashtu siē ju dėshiron qė ata tė jenė dhe ata do fillojnė ta mendojnė veten nė atė mėnyrė. Duke e thėrritur njė tė njohur “mik” apo dikė me tė cilin dėshiron tė punoni “shef”, atėherė kėta persona do tė bėhen mė tė afėrt me ty. Duhet tė kini kujdes qė tė mos e bėni tė duket shumė tė rėndomtė.

    Lajkat ju ndihmojnė qė tė arrini gjithēka. Mund tė duket e thjeshtė tė jesh personi qė bėn lajka, por duhet pasur kujdes. Pėr fillestarėt ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet qė, nėse lajka nuk duket e sinqertė, do t’ju sjellė mė shumė probleme. Studiuesit kanė kėrkuar mbi efektet qė shkakton lajka te personat qė e marrin dhe kanė zbuluar tė dhėna interesante. Zakonisht njerėzit pėrpiqen qė tė arrijnė njė ekuilibėr, pėr t’i mbajtur mendimet dhe ndjenjat e tyre nė njė nivel mesatar. Studimi tregon se, nėse i bėni njė lajkė nė dukje tė sinqertė dikujt, i cili ka vetėvlerėsim tė lartė, atėherė ai do t’ju pėlqejė mė shumė. Kjo ndodh sepse ju i vėrtetoni atij atė qė ai ndjen pėr veten. Mirėpo nėse ju i bėni lajka dikujt, qė ka njė nivel tė ulėt vlerėsimi pėr veten, kjo mund tė sjellė qė ai person tė mos ju pėlqejė aspak, sepse ajo qė ju thatė, bie ndesh me atė qė ai mendon pėr veten. Kjo nuk do tė thotė qė ju duhet tė poshtėroni dikė qė ka nivel tė ulėt vetėvlerėsimi, pėr tė arritur atė qė doni.

    Pasqyroni sjelljen e tyre. Tė pasqyrosh sjelljen e dikujt e njohur ndryshe si imitim ėshtė diēka qė njerėzit e bėjnė natyrshėm. Njerėzit qė e kanė kėtė aftėsi, janė tė ngjashėm me kameleonėt. Imituesit pėrpiqen tė depėrtojnė nė mendjen e njerėzve duke kopjuar sjelljen dhe gjestet e tė tjerėve. Megjithatė kjo aftėsi e pėrdorur qėllimisht ka rezultuar tė jetė njė rrugė shumė e mirė pėr tė qenė tė pėlqyer. Shkencėtarėt e studiuan imitimin dhe zbuluan se personat qė ishin imituar, silleshin shumė mirė dhe i pėlqenin mė shumė ata qė i imitonin. Njė fakt tjetėr interesant ishte se personat e imituar ishin mė tė sjellshėm dhe mė tė prirė pėr tė qenė dakord edhe me pjesėn tjetėr tė njerėzve qė nuk ishin tė pėrfshirė nė situatė. Kjo mėnyrė funksionon, sepse duke imituar sjelljen e dikujt, e bėn kėtė tė fundit tė ndihet i vlerėsuar.

    Kėrkojini ndere dikujt qė ėshtė i lodhur. Kur dikush ėshtė i lodhur, ėshtė mė i ndjeshėm ndaj gjėrave qė dikush thotė, qofshin kėto pohime apo kėrkesa. Kur njerėzit janė tė lodhur, nuk kanė vetėm lodhje fizike, por edhe energjia e tyre mendore ka rėnė. Kur i kėrkoni njė nder dikujt qė ėshtė i lodhur, ka shumė gjasa qė tė mos merrni njė pėrgjigje tė saktė, por njė shprehje qė pohon se do t’jua bėjė nesėr. Kjo pėrgjigje gjysmė pozitive vjen pėr shkak se, kur njerėzit janė tė lodhur, ata nuk janė nė gjendje tė marrin vendime tė prera. Ndėrsa tė nesėrmen, ka shumė mundėsi qė kėrkesa juaj tė plotėsohet, sepse personi qė ju ka premtuar, dėshiron tė mos e shkelė fjalėn. Ėshtė njė dėshirė psikologjike tė bėsh atė qė ju keni pranuar se do ta bėni.

    Ofroni atė qė s’mund ta refuzojnė. Filloni duke bėrė njė ofertė, e cila nuk mund tė refuzohet dhe vazhdoni tė arrini aty ku doni. Kjo mėnyrė qė ėshtė e kundėrta e “synoni pėr shumė lart”, realizohet duke kėrkuar njė ndihmė tė vogėl dhe kur personi ka rėnė dakord t’ju ndihmojė, atėherė ai ėshtė i gatshėm tė bėjė diēka mė tė madhe pėr ju. Shkencėtarėt e testuan kėtė fenomen nė marketing. Ata filluan t’u kėrkonin mbėshtetje njerėzve nė lidhje me pyjet dhe mjedisin, tė cilat i cilėsuan si kėrkesa tė thjeshta. Shkencėtarėt zbuluan se personat qė ishin tė gatshėm tė ndihmonin nė mbrojtjen e mjedisit, ishin mė tė prirė tė blinin produkte qė mbėshtesnin ēėshtjet e mėsipėrme. Megjithatė nuk duhet tė fillohet me njė kėrkesė dhe pas saj tė bėhet menjėherė kėrkesa tjetėr. Psikologėt kanė zbuluar se ėshtė mė mirė qė tė prisni njė ose dy ditė deri nė kėrkesėn e radhės.

    Mos i korrigjoni njerėzit kur janė gabim. T’i thoni dikujt se e ka gabim ėshtė zakonisht e panevojshme dhe nuk ju jep pėrkrahjen e atij personi. Nė fakt, ekziston njė mėnyrė pėr tė shprehur mospajtimin tuaj me njė ēėshtje, pa i thėnė dikujt se ėshtė gabim. Quhet mėnyra Ransberger Pivot dhe ėshtė e shpikur nga Rei Ransberger dhe Marshall Fritz. Funksionon duke dėgjuar ato qė personi ka pėr tė thėnė dhe duke u pėrpjekur tė kuptoni sesi ndihet dhe pėrse. Mė pas pėrdorni njė pikė tė pėrbashkėt qė ju ndani me tė dhe filloni pastaj tė shpjegoni mendimin tuaj, i cili mund tė jetė i kundėrt. Kjo bėn qė personi tjetėr t’ju dėgjojė mė me kujdes dhe ju lejon ta korrigjoni pa humbur vėmendjen e tij.

    Perifrazoni dhe pėrsėritni atė qė dikush sapo ka thėnė. Njė nga mėnyrat mė tė mira sesi mund tė sugjestiononi dikė, ėshtė duke i bėrė tė ditur atij se ju e kuptoni si ndihet dhe se ju prek situata nė tė cilėn ndodhet. Rruga sesi mund ta arrini kėtė ėshtė duke perifrazuar dhe duke pėrsėritur atė qė personi sapo ka thėnė, e njohur ndryshe si pasqyrimi i dėgjimit. Studimet kanė treguar se kur terapistėt pėrdornin pasqyrimin e dėgjimit, personat filluan tė zbulonin mė shumė nga emocionet e tyre dhe krijonin njė lidhje mė tė mirė me terapistin. E njėjta gjė ndodh edhe me bisedat mes miqve, nėse ju i dėgjoni ata me kujdes dhe mė pas i perifrazoni fjalėt e tyre nė formė pyetjeje, atėherė ata do tė ndihen mė rehat me ju. Kėshtu marrėdhėnia juaj me ta do tė jetė mė e mirė, sepse edhe ata do t’ju dėgjojnė meqė ju treguat kujdes ndaj tyre.

    Lėvizeni shpesh kokėn gjatė kohės qė flisni. Shkencėtarėt kanė zbuluar se kur njerėzit e lėvizin kokėn gjatė dėgjimit tė diēkaje, ata janė mė tė prirė tė jenė dakord. Ėshtė zbuluar gjithashtu se kur bashkėbiseduesi e lėviz kokėn shpesh, edhe personi tjetėr bėn tė njėjtėn gjė. Kjo ndodh sepse njerėzit janė tė njohur pėr sjelljet e tyre imituese, sidomos pėr ato ēėshtje qė atyre u duken tė pranueshme. Prandaj nėse doni tė jeni shumė bindės, lėvizni vazhdimisht kokėn gjatė bisedės. Personi qė keni pėrballė do ta ketė tė vėshtirė tė mos bėjė tė njėjtin veprim dhe kėshtu do fillojė ngadalė tė jetė dakord me ju, qoftė edhe pa e njohur mirė ēėshtjen.

      Ora ėshtė 13/5/2024, 19:54