BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vitamina C, mikesha jone mė e mirė nė Pranverė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vitamina C, mikesha jone mė e mirė nė Pranverė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/3/2013, 17:46

     Vitamina C, mikesha jone mė e mirė nė Pranverė! 871ef4f6-147d-4df9-8a91-66abfd17afc3---0-

    Natyra

    Pranvera po vjen dhe luhatjet e forta tipike tė temperaturės gjatė kėsaj periudhe shkaktojnė shumė raste ftohjeje. Tė gjithė e dinė se kur hundėt fillojnė tė rrjedhin dhe muskujt janė ngrirė, organizmit i mungon vitamina C e cila gjendet me bollėk te lėngu i portokallit.

    Fatkeqėsisht, nė momentin kur virusi ėshtė shfaqur, vitamina C nuk mund tė veprojė shumė, por duke e siguruar atė ēdo ditė, ftohjet mund tė parandalohen dhe nėse jeni sėmurė, kjo do tė kalojė pėr njė kohė mė tė shkurtėr. Kjo ėshtė konfirmuar nga rishikimi i studimeve tė mėparshme tė kryera nga shkencėtarė mbi kushte tė ndryshme.

    Shqyrtimi

    Studiuesit kanė analizuar tė dhėnat e pesė kėrkimeve qė kanė pėrfshirė persona nėn stres tė lartė fizik: vrapues, ushtarė kanadezė gjatė stėrvitjeve nė dimėr dhe fėmijė tė cilėt merrnin pjesė nė njė shkollė-kampi pėr ski. Nė tė gjitha kėto raste, disi ekstreme, rreziku i infeksioneve ėshtė i lartė, por konsumimi i rregullt i vitaminės C dhe ushqimeve qė kanė kėtė vitaminė, ka reduktuar rastet e ftohjes. Njė studim tjetėr, i kryer kėsaj here te disa notarė adoleshentė tė pėrfshirė nė gara tė ndryshme, konfirmoi mė pas qė kjo dozė me vitaminėn C, jo vetėm qė ul probabilitetin pėr t’u sėmurė, por edhe shkurton shumė kohėzgjatjen e zakonshme tė njė ftohjeje. Tė rriturit qė i qėndrojnė dozės sė domosdoshme tė vitaminės C mbesin tė sėmurė mesatarisht 8 pėr qind mė pak, ndėrsa fėmijėt mund tė qėndrojnė nė krevat deri nė 18 pėr qind mė pak.

    “Gjithsesi bėni kujdes, po flasim pėr vitaminėn C e cila merret rregullisht dhe jo pėr atė tė cilėn e marrim me ‘vrap’ nė momentin kur shfaqet njė sėmundje”, thotė Fabrizio Pregliasco, virolog nga Universiteti i Milanos.

    Nė fakt, ashtu siē e shpjegojnė edhe studiuesit, vlerėsimi i saktė i efektit tė vitaminės C nė luftėn kundėr sėmundjeve virale nuk ėshtė i lehtė. Nė rast se tė dhėnat mblidhen para simptomave tė para, efekti i vitaminės magjike ėshtė edhe mė i vėshtirė pėr t’u matur. Pėr mė tepėr, viruset qarkullojnė me shumicė nė trupin tonė dhe nė disa raste, as nuk dallohen fare nga ne.

    Dieta

    Megjithėkėtė, “duke pasur parasysh efektet e mira tė parandalimit dhe mbi tė gjitha, koston shumė tė ulėt dhe rreziqet e pakta tė marrjes sė zakonshme tė vitaminės C, kush vuan shpesh nga ftohjet mund tė provojė tė sigurojė ēdo ditė njė gram”, shkruajnė studiuesit. Zakonisht 100 gramė portokall ka 53 miligramė vitaminė C dhe mjafton njė kokėrr portokall me rreth 200 gramė pėr tė plotėsuar nevojat ditore.

    Nga ana tjetėr, kjo do tė ishte jo e dobishme tek ata tė cilėt kanė njė numėr ftohjesh “normale”. Tė rriturit kanė shumė pak ftohje “normale” gjatė vitit, ndėrsa fėmijėt sėmuren deri nė gjashtė herė nė vit.

    Pėr tė rriturit, nevoja pėr vitaminė C mund tė mos duket shumė e madhe pėr shkak se ftohja serioze ndodh relativisht rrallė, por edhe nė kėto raste, mjekėt mendojnė se ia vlen pėrkujdesi pėr konsumim tė rregullt. Pėr fėmijėt, kjo gjė bėhet e domosdoshme. Aq e domosdoshme, sa nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, p.sh., nė Britaninė e Madhe, u racionuan tė gjitha llojet e ushqimeve, por qumėshti dhe lėngu i portokallit, nuk u racionuan, sepse konsideroheshin shumė tė rėndėsishme pėr shėndetin e fėmijėve.

    Por studiuesit mendojnė gjithashtu se konsumimi i vitaminės C nėpėrmjet tabletave qė shiten nė farmaci nuk ėshtė mėnyra mė e mirė.

    “Idealja ėshtė qė furnizimi i trupit me vitaminė C tė bėhet nėpėrmjet dietės”, rekomandon Pregliasco. Me njė dietė tė ndryshme dhe tė balancuar, ju mund tė merrni njė sasi tė mirė tė vitaminės C, qė reagon si njė antioksidant dhe nė sajė tė kėsaj, ajo ju mbron nga infeksionet virale si ftohja.

      Ora ėshtė 20/5/2024, 02:13