BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dieta pranverore: A ekziston ushqimi qė tė dobėson?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dieta pranverore: A ekziston ushqimi qė tė dobėson?

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/4/2013, 14:05

     Dieta pranverore: A ekziston ushqimi qė tė dobėson? 8d80a746-e76f-4075-b024-d57792c20e3f---0-

    Dietologėt po kėrkojnė pėr njė zgjidhje tė shpejtė pėr problemin e mbipeshės, duke argumentuar se nė fakt mund tė ketė ushqime qė kanė rezultat negativ nė llogaritjen e kilokalorive.

    Pranvera mund tė jetė njė periudhė konfuzioni pėr vetėdijen e trupit tonė, koha kur njerėzit mendojnė pėr plazh dhe pushime, (pra linja tė ekspozuara), ndėrsa temperaturat e freskėta shtyjnė shumė njerėz tė kapin njė biskotė mė tepėr, sepse ndihen tė uritur.

    Ata qė po kėrkojnė tė heqin disa kile shpesh i varin shpresat tek ushqimet “me kalori negative”, njė lloj ushqimi pėr tė cilin thuhet se trupi djeg mė shumė kalori pėr ta tretur nga sa ka kalori vetė ushqimi.

    Por a ekzistojnė me tė vėrtetė kėto lloj ushqimesh?

    “Teorikisht kjo ėshtė e mundur”, thotė Tim Garvey, njė nutricien nė Britaninė e Madhe. Por nė praktikė, asgjė nuk ndryshon.

    Njė nutricien i famshėm, Marion Nestle, iu pėrgjigj pyetjes me njė rresht email: “Ėshtė krejtėsisht mit. Asgjė tjetėr nuk mund tė thuhet.”

    Mendoni pėr selinon pėr shembull, njė nga ushqimet e rekomanduara si distike, pėr shkak tė sasisė sė vogėl tė kalorive qė mbart, densitetin e madh tė ujit dhe pėrmbajtjen mbresėlėnėse nė fibra. Konsumimi dhe tretja e ushqimeve me fibra nuk djeg kalori, ose sė paku, nuk djeg shumė.

    “Nėse nė njė ushqim gjenden vetėm 10 kalori, trupi ka nevojė pėr vetėm njė tė pestėn e kėsaj pėr procesin e tretjes. Kjo nuk ėshtė njė logjikė”, thotė dr. Garvey.

    Pėr mė tepėr, njeriu nuk jeton dot vetėm me selino dhe shumė pak njerėz pranojnė tė konsumojnė selino thatė.

    “Selinoja ėshtė mė shumė njė mėnyrė pėr tė ngrėnė djathė kremoz apo gjalpė kikiriku”, thotė nutricieni David Grotto.

    Kjo nuk do tė thotė se selinoja ta shpif, krahas nivelit tė lartė tė fibrave, frutat dhe zarzavatet me ujė tė rėndė nuk kanė vlerė si ndihmėse nė synimin pėr humbjen e peshės.

    “Kėto ushqime do tė mbushin stomakun dhe do tė rrisin ndjenjėn e ngopjes”, thotė dr. Garvey, gjė qė ju ndalon nė konsumimin e mė shumė kalorive, por nuk do tė djegin kaloritė qė ju sakaq i keni konsumuar.

    Por ka gjėra tė tjera qė mund tė hash apo tė pish dhe qė mundet tė ndihmojnė trupin tuaj tė punojė mė shumė. Uji i ftohtė p.sh., tė cilin trupi e ngroh deri nė 37 gradė Celsius, nėnkupton qė konsumon mė shumė kalori. Por Grotto nuk ėshtė shumė i bindur pėr kėtė. “Nuk ka asnjė studim qė tė thotė se uji i ftohtė djeg mė shumė kalori”, thotė ai.

    “Gjėra tė tilla vėshtirė se djegin mė shumė se 5 kalori.”

    Por ka disa ushqime tė tjera qė rrisin normėn e djegies sė kalorive, tė njohura si norma e metabolizmit. Kafeina, pėr shembull, taurina apo ekstraktet e ēajit jeshil kanė cilėsi tė tilla. Njė studim me vetėm 20 pjesėmarrės ka zbuluar se ata qė ndjekin njė dietė me pije tė quajtur Celsius, digjnin mė shumė kalori sesa kur pinin kola distike.

    Morali i fabulės kėtu ėshtė se asgjė nuk tė ndihmon tė djegėsh qindra kalori tė tepėrta nė ditė. Pesha e tepėrt nuk hiqet me magji.

    Megjithatė, disa spekulojnė se sasia mė e vogėl e drithėrave mund tė sjellė humbjen e 4.5 kilogramėve brenda njė viti. Nuk do tė ndihmojė shumė nėse heq dorė nga njė petull, por nėse e bėn diēka tė tillė pėr njė kohė tė gjatė dhe me disiplinė, pesha e tepėrt do tė largohet.

    Dr. Garvey mendon se ndryshimi i metabolizmit nuk mund tė sjellė rėnie reale tė peshės.

    Si mjek i pėrqendruar te obeziteti dhe nutricioni, dr. Garvey beson se e vetmja mėnyrė pėr tė humbur peshė ėshtė ajo e mėrzitshmja: ha mė pak kalori sesa djeg pėrmes ushtrimeve, jo tretjes.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 05:34