BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dhembja qė transmetohet nė art

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Dhembja qė transmetohet nė art

    Mesazh nga Vizitor 14/5/2013, 09:41

    Dhembja qė transmetohet nė art  F.0513222123316_m

    “Kėnga e pajtimit tė gjaqeve”, “Moj e mira bregut t’Cemit”, “S’kam kujtue se m’gjen pranvera”, “Jam mėrzitė”, “Shqipėrinė e dua”, ”Dasma e Kosovės”, ”More djalė prej diaspore”, ”Bac u kry, u ba Kosova”, janė vetėm disa nga kėngėt qė prekin ēdo zemėr, sado e ngurtė qoftė ajo. Tematika e kėngėve tė Shaqir Cėrvadikut ėshtė shumė e larmishme, duke na nxjerrė nė pah shpirtin krijues, duke na krijuar njė atmosferė gėzimi e hareje, prekjeje, lotimi, pėrmallimi e mallėngjimi, dashurie, shprese, gjallėrie e optimizmi.
    Intervistoi: Gazmend Kajtazi

    Pa dyshim, jeni njėri ndėr emrat e njohur nė mesin e kėngėtarėve tė Kosovės. Aktualisht jetoni nė Bruksel. Cilat ishin arsyet qė Ju shtynė ta braktisnit Kosovėn?
    E kam cekur edhe nė intervistat e tjera, arsyeja ime e parė qė kam dalė jashtė ka qenė shėrimi i bashkėshortes, e cila vuante nga kanceri. Ajo deri vitin e kaluar, pėr 11 vjet, luftoi me kėtė sėmundje. Dhe jam munduar tė kujdesem pėr tė aq sa ka qenė e mundur.
    Nga ana artistike i konsideroj kėto vite tė humbura, sepse ishin vite larg Kosovės, por shpirtėrisht isha kėtu. Jam munduar qė sė paku tė jem i lidhur mė Kosovėn nėpėrmjet albumeve dhe kėngėve. Sigurisht, deri tani i kam 20 albume personale dhe 4 albume te pėrbashkėta me kolegėt, ndėrsa 18 prej tyre nė vitet e pasluftės, derisa isha nė Bruksel. Kėshtu, doja ta kompensoja mungesėn fizike me kėngė dhe me albume tė reja.

    Dhembja qė transmetohet nė art  Shaqir-Cervadiku-foto-1-nga

    Shaqė, ēka tė themi, e keni pasur vėshtirė nė tė dyja momentet: edhe kur e keni pėrcjellė miken pėr nė botėn e amshueshme, por, sigurisht, edhe kur ia keni kushtuar elegjinė, do tė thoshim emblematike “Kėngėn pėr bashkėshorten”, qė ėshtė njė lament pėr tė gjitha dhembjet?
    E kisha njė obligim moral, tė paktėn, tė bėja diēka tė vogėl pėr njeriun mė tė shtrenjtė tė jetės, me tė cilėn isha njohur edhe para martesės. Pėr 25 vjet e 25 ditė, kemi qenė njė shpirt, njė zemėr e njė trup bashkė. Pas humbjes sė saj, mblodha forcė qė t’i kushtoj njė kėngė dhe pėr kėtė kėngė u konsultova me tekstshkrues shumė tė mirė, Faruk Tasholli. I kisha shkruar 15-16 strofa dhe njė shkrim 8 faqesh pėr bashkėshorten dhe, pastaj, ia dėrgova atij. Pėr ēdo varg jemi konsultuar. Mė vonė, pėr tė mos u rėnduar shumė teksti, i kemi hequr disa vargje. Melodinė e punova unė, ndėrsa orkestrimin e kanė bėrė Burim Krasniqi dhe Shpėtim Gashi. Kjo ėshtė njė elegji personale, por nuk kam besuar qė do tė pritet te populli kaq mirė. T’jua them tė drejtėn, e kam ndier edhe si njė lehtėsim shpirtėror. Njė borxh tė vogėl ia kam dhėnė, asaj, qė e kam pasur njeriun mė tė shtrenjtė.

    Shpresojmė se do ta mundni dhembjen, lėngatėn, pėr tė na dhėnė edhe mė tutje kėngė tė bukura dhe me pėrmbajtje tė hareshme. Duke mos dashur qė t’jua trazojmė ndjenjat dhe emocionet, t’i kthehemi pak karrierės suaj. Si u bė kėngėtar Shaqir Cėrvadiku?
    Kėngėtarė i kisha gjyshin dhe babėn, kėshtu qė shkova rrugės sė tyre, e kisha rrugėn e trasuar pėr tė arritur deri kėtu. Rrjedh nga njė familje, ku prej rrethit tė ngushtė familjar 5-6 veta kanė kėnduar: babagjyshi, babai, gjyshi, axhallarėt, kushėrinjtė, por kėngėn e kanė lėnė pėr shkaqe ekonomike.
    Kur vinte baba nga dasmat, i merrja instrumentet qė ishin ende tė akorduara, dilja nė njė dhomė tjetėr siē mundja dhe derisa i ēakordoja, u bija, derisa u mėsova nė ēifteli, sharki, pastaj fillova edhe te oda jonė, e cila brenda vitit, sė paku, kishte njė mijė mysafirė. Ēdo natė, nėpėrmjet kėngės, depėrtoja nė odėn e burrave dhe kėndoja nga njė kėngė, ose dy, sa pėr tė hyrė nė mesin e odės, pastaj fillova t’u bashkohem babės nėpėr dasma, axhės, ndėrsa karrierėn time kėshtu, skenike, e fillova nė vitin 1977. Atėherė mbahej revista e folklorit burimor nė Drenas (ish-Gllogovc). Aty fillova me kėtė shoqėrinė kulturo-artistike “Shotė Galica” me cilėn arrita afirmimin e madh.

    Keni pasur bashkėpunim me ndonjė rapsod?
    Meqenėse isha djalė rapsodi, kam pasur fatin tė njihem me rapsodėt mė tė njohur tė asaj kohe, si Sali e Feriz Krasniqi, Tahir Drenicėn, Bijtė e Sefės, pastaj Qamilin e Vogėl, Hashim Shalėn. Kėngėt qė i regjistronin nė radio, vinin t’i ushtronin herė nė odėn tonė, e herė nė atė Tahirit. Unė e zija njė qoshe dhe i dėgjoja...Aty mė lindi dėshira, ai frymėzimi, ata tinguj magjikė mė detyruan qė tė jem njė pjesė e folklorit tonė. Mė kanė pėlqye edhe rapsodėt e mėdhenj tė asaj kohe Dervish Shaqa, Augustin Ukaj, Bajrush Doda, Sali Mani, Fran Vorfi, Qerim Sula, etj. Por, nė atė kohė dėgjonim tinėz muzikėn popullore qė kultivohej nė Shqipėri. Isha i pasionuar me kėngėtarėt e mėdhenj Bik Ndoja, Shyqyri Alushi, Hafsa Zyberi, Feride Kurti, Mentor Xhemali, Fitnet Rexha, Naile Hoxha, etj.

    U keni kėnduar edhe luftėtarėve tė lirisė, pastaj pavarėsisė. Mendoni se artisti, kėngėtari, ua ka borxh trimave sė paku kėngėn dhe himnizimin?
    Nė tė gjitha albumet kam pasur kėngė pėr heronj e dėshmorė, dhe me kėngė sado pak jemi munduar t’i pėrkujtojmė ata dhe heroizmin e tyre pėr atdhe. Ndėrsa dy albume i kam vetėm me kėngė dėshmorėsh te luftės sė fundit. Ato kėngė i kam punuar, tė gjitha, pa asnjė kompensim. E kam kaluar kufirin me ushtarė, kam parė me sy sakrificėn qė ata kanė bėrė. Prandaj, dėshmorėt do tė jenė pėrherė nė albumet e mia. Kėnga ėshtė mė e pakta qė mund tė bėj pėr ata qė me gjakun e tyre na e sollėn lirinė

    Jeni i shoqėruar, i qetė, por shpėrthyes, sidomos nė kėngė. A do tė thotė kjo se nėpėrmjet kėngės keni gjetur lumturinė, miqėsinė, vuajtjen dhe krenarinė?
    Shpesh e them se kėngė ėshtė vetė jeta. I falėnderohem pėrjetėsisht Zotit qė ma ka dhėnė zėrin dhe qė kam pasur mundėsi tė merrem me kėngė, tė shėtis botėn, tė kem miq, respektin, tė kem nderin... Kėnga dhe familja ime e miqtė e shumtė janė pasuria mė e madhe.

    A keni pasur ēaste tė kėndshme, por edhe tė rėnda…nga kėnga?
    Nga kėnga kam pasur qaste te kėndshme nė jetė. Kėnga pėr mua ishte vet jeta .Nuk kisha mundur ta mendoja jetėn pa kėngė. Por, ėshtė dashur shumė punė mund e sakrificė pėr tė arritur kėtu ku jam. Sikur edhe kolegėt tjerė kemi patur momente edhe raste kur jemi zhgėnjyer me ndonjė producent tė albumeve, por edhe tė televizioneve,sepse shpesh ndodh qė nuk tė vlerėsojnė aq sa e meritojmė por kėnga e bėn rrugėtimin e vet. Fatmirėsisht gjithmonė ka pasė edhe producent e njerėz qė na kanė pėrkrahur dhe na kanė vlerėsuar drejt. Tash interneti e Youtube i ka qelė rrugėt qė kėngėt te arrijnė nė gjithė botėn ku ka shqiptarė.

    Ku e gjeni forcėn pėr tė qenė kaq vital nė skenė dhe nė jetė?
    Kėnga ėshtė pasion, ushqim shpirtėror. Punoj vazhdimisht, sa herė qė mė lind njė frymėzim.

    Dhembja qė transmetohet nė art  Shaqir-Cervadiku-foto-3-nga

    Sa jeni fanatik ndaj zhanrit qė e kultivoni?
    Jam aq fanatik, saqė mundohem gjithherė qė nė ēdo kėngė ta fus edhe ēiftelinė. Jam shumė i lidhur pėr tė, sepse ēiftelia i ka tė gjitha notat qė i ka edhe pianoja. Mundėsitė janė tė mėdha qė ēiftelia edhe nė orkestėr simfonike tė tė pėrcjellė. Ne festivalin e Kėngės pėr Flamur e kėndova kėngėn “Djemt e Isės” e krahas orkestrės simfonike ishte edhe Fatmir Makolli me ēifteli e Mentor Xhekaj me tupan.
    Mundohem qė kėnga jo vetėm ta ketė brumin shqip, por edhe orkestrimi tė jetė nė atė frymė.

    A mendoni se po dėmtohet folklori e muzika popullore nga disa qė po e pėrziejnė me instrumente tė tjera, e gjithė kjo nė emėr tė modernitetit?
    Unė kam filluar si rapsod, por ngadalė kam kaluar nė muzikėn popullore duke ruajtur dhe elemente te folklorit .Mendoj se muzika, kėnga, duhet tė reformohet, ajo duhet tė ecė pėrpara dhe t’i pėrshtatet kohės qė jetojmė. Kėtu kanė hyrė edhe instrumente tė tjera, por ėshtė me rėndėsi qė tema dhe kompozimi tė jenė me taban, shqip. Pasurimi me instrumente tė tjera popullore nuk e dėmton, pėrkundrazi. Me rėndėsi ėshtė linja muzikore, orkestrimi e interpretimi tė jetė shqip.

    Sa bėhet pėr muzikėn popullore, sidomos nga tė rinjtė?
    Vetė fjalė muzikė popullore thotė shumė se kjo lloj muzike do tė kėndohet e dėgjohet gjithmonė edhe nga tė rinjtė. T’jua them tė drejtėn, nganjėherė nėpėr dasma e aplikoj sofrėn me 3-4 kėngė folklorike, por me orkestėr popullore. Ėshtė shumė interesant t’i shohėsh tė rinjtė ulur kėmbėkryq. Aty atmosferėn mė tė mirė e bėjnė ata. Ėshtė diēka qė duan ta ripėrtėrijnė, ėshtė diēka shpirtėrore qė i tėrheq.

    A kemi folklor tė mirė nė Kosovė?
    Sigurisht, kemi, kemi rapsodė tė mirė, por, mjerisht, rapsodėt, legjendat e folklorit, tė cilėt edhe nė festivale botėrore kanė treguar se janė folkloristė tė mėdhenj, nuk janė gjallė. Pėr shembull, Sali e Feriz Krasniqi. Ata nė Langolen (Angli), nė Festivalin botėror tė folklorit, e kanė zėnė vendin e parė. Kam pasur rast tė dėgjoj edhe muzikėn dhe folklorin e kombeve tė tjera. Ata kanė njė ritėm, ndėrsa folklori shqiptar i ka tė gjitha ritmet, madje ka ritme qė nuk ekzistojnė te popujt e tjerė.

    Ku ėshtė muzika jonė sot dhe a janė kėngėtarėt pėrgjegjės pėr punėn qė bėjnė?
    Pėrgjegjėsia e kėngėtarėve ėshtė e madhe, sepse ata i kėndojnė publikut. Qoftė pėr tė mirė, o pėr tė keq, ajo ndikon. Mjerisht, ka kėngėtarė qė pėr pėrfitime materiale kalojnė edhe andej rrugės nga s’duhet shkuar. Secila muzikė e ka vendin e vet, por nuk bėn tė bastardohen gjėrat, tė ēoroditen. Fatmirėsisht, njė pjesė e kėngėtarėve e ka ruajtur dhe e mban gjallė muzikėn. Ata kėngėtarė tash e mbi 20-30 vjet janė nė skenė.

    Si qėndron nė realitet ky shqetėsim?
    Kjo pjesė e publikut e di cilėve kėngėtarė t’u drejtohen pėr kėngė tė tilla, ata nga unė kėtė nuk e kėrkojnė.

    Sa transmetohen klipet tuaja, qoftė nga televizioni publik, por edhe nga mediumet e tjera?
    Zhanrit popullor nuk i jepet hapėsirė sa duhet, pėrpos disa televizione tė Shqipėrisė qė emetojnė mė shumė se kėto nė Kosovė. Mund tė them se KTV-ja e diskriminon muzikėn popullore,Kurse RTK e RTV 21 i japin hapėsirė mė shumė. Poashtu tash RTK-ja ka “Rrėnjėt tona”, qė ėshtė njė emision shumė i qėlluar pėr ruajtjen dhe trajtimin e vlerave kombėtare tė muzikės, artit dhe kulturės. Mediet e disa TV nė pėrgjithėsi mė tepėr u japin rėndėsi klipeve dhe temave qė janė tė huazuara ose tė pėrkthyera, qė nė televizionet perėndimore emetohen vetėm nė orė ose kanale tė veēanta.

    Dhembja qė transmetohet nė art  3jkjkkhj


    Ēfarė po punon aktualisht Shaqa, cili do tė jetė projekti juaj i ardhshėm?
    Unė tash nė prill isha nė Kosovė dhe realizova albumin tim tė ri qė pritet tė dalė nė qershor nga produksioni “Vizioni Libonia”. Albumi do tė ketė 8 kėngė tė reja. Po ashtu kam pėrfunduar videoklipin e kėngės “Hymni i Dashurisė” e cila ėshtė edituar nė Youtube dhe e kam dėrguar edhe nė televizione pėr transmetim. Kjo kėngė do te jetė poashtu pjesė e albumit.

    A do t'ju trashėgojė dikush nga fėmijėt nė rrugėn tuaj dhe a do t'ia kishit preferuar ndonjėrit “zanatin” tuaj?
    Vajza e madhe filloi me muzikė, pastaj hoqi dorė, te djali (Valtoni) shoh njė talent tė madh, por nuk do t’i imponohem. Ai ka filluar tė bėjė hapat e parė nė njė zhanėr qė pėlqehet nga tė rinjtė.

    Nė rrugėtimin artistik ėshtė normale qė dikush ta bėjė bilancin e vet. Nė kėtė retrospektivė qė i bėni aktivitetit tuaj, a ju ka mbetur diēka peng nga e gjithė jeta juaj?
    Nuk mė ka mbetur ndonjė merak, pėr faktin se kam pėrfituar shumė nga kėnga, jo nė aspektin material, por nė atė shpirtėror, dhe nuk do tė kisha ndryshuar kurrgjė, edhe pse dėshirat kurrė s’mbarojnė. Jam nė vlugun e punėve, ndėrsa bilancin do ta bėj vetėm atėherė kur tė mė lėrė zėri...

    Cili do tė ishte mesazhi apo shqetėsimi juaj si artist?
    Tė rinjtė ta kultivojnė muzikėn e mirėfilltė, mund ta kenė ndihmėn e medieve, sidomos tė televizioneve, tė cilat duhet t’i japin hapėsirė mė tė madhe muzikės me vlera dhe talentėve tė rinj.

    Diēka pėr fund?
    Pėr fund? Edhe do kohė do tė jem nė Belgjikė, pėr shkak tė shkollimit tė fėmijėve. Vajza e parė i ka pėrfunduar studimet, ka diplomuar; vajza e dytė kėtė vit i pėrfundon studimet, ndėrsa djali pėrfundon shkollėn e mesme. Do tė sakrifikoj edhe pak kohė pėr fėmijėt. Por, unė udhėtoj shpesh pėr nė Kosovė. Edhe pse jetoj atje, tėrė ditėn jam i lidhur me Kosovėn, i kemi programet tona televizive, internetin, vetėm kur dal jashtė banesės, e di se jam diku tjetėr. Ambienti familjar ėshtė i lidhur me vendlindjen.
    I pėrshėndes gjithė shqiptarėt kudo qė janė anekėnd botės, tė jenė krenar pėr atdheun e identitetin e tyre dhe ta ruajnė gjuhėn e traditėn shqiptare. /Telegrafi/




      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 04:07