BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Januzaj lojtari i ri mė i mirė i vitit ne MU

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Januzaj lojtari i ri mė i mirė i vitit ne MU

    Mesazh nga Vizitor 16/5/2013, 07:41

    Januzaj lojtari i ri mė i mirė i vitit ne MU F.0516003758480_m

    Mesfushori i jashtėzakonshėm shqiptar, Adnan Januzaj, ėshtė shpallur lojtari mė i mirė i vitit nė radhėt e rezervistėve (tė rinjve) tė gjigantit anglez, Manchester United.
    18 vjeēari i jashtėzakonshėm ka qenė figura kryesore e ekipit tė tė rinjve tė drejtuar nga Warren Joyce dhe pikėrisht kjo ka ndikuar qė Januzaj tė promovohet nė ekipin e parė tė kampionit tė Anglisė.

    Ky ēmim pėr Adnanin vjen pas paraqitjes sė tij impresive ndaj Liverpoolit nė Old Trafford kėtė javė, ku madje ka marrė edhe komplimente nga Sir Alex Ferguson.

    “Ėshtė ndjenjė shumė e mirė tė jem lojtari mė i mirė i vitit. Unė kam punuar shumė pėr kėtė arritje dhe dua tė falėnderoj tė gjithė lojtarėt, tifozėt dhe stafin. Ka qenė sezon i mrekullueshėm”, ka theksuar Januzaj me rastin e pranimit tė kėtij ēmimi.

    Januzaj ka arritur qė tė dalė nė krye tė votimeve duke mposhtur bashkėlojtarėt Marnick Vermijl dhe kapitenin e ekipit Tom Thorpe.

    Adnani pritet qė tė paraqitet nė ndeshjen e fundit sezonale tė Manchester Unitedit ndaj West Bromwich Albion nė transfertė. Ai tashmė po stėrvitet pėrkrah Wayne Rooneyt dhe Robin Van Persiet, teksa ka numrin 44 nė fanellė. /Telegrafi/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 26/4/2024, 23:57