BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pėrkujtim gjithėpėrfshirės: 135 Vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Pėrkujtim gjithėpėrfshirės: 135 Vjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

    Mesazh nga Vizitor 11/6/2013, 11:26

    Edi Shukriu

    Pėrvjetorėt e ngjarjeve historike, veēanėrisht tė atyre tė mėdha, janė pėrkujtim dhe nderim pėr ata qė i zhvilluan dhe jo pėr pėrvetėsuesit e sotėm politik, pa marre parasysh cilės parti i takojnė. Kėto manifestime duhet tė jenė dhe nderim pėr ata qė sakrifikuan me dekada dhe nė kohėt e pakohė qė kjo trashėgimi tė konservohet, tė promovohet dhe t’u lihet nė trashėgimi gjeneratave te sotme dhe atyre qė pasojnė.

    Kėtė, nė veēanti, duhet bėrė me rastin e 135 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, me ē’rast duhet rikujtuar kontributi i Muhamed Shukriut dhe i punonjėsve tė Entit pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės dhe tė Natyrės sė Prizrenit dhe Rrethinės (sot: Instituti pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė Kulturės tė Prizrenit).

    Vetėm qytetarėt e vjetėr tė Prizrenit e dinė se pėr njė kohė tė gjatė ndėrtesa e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ishte njė ndėrtese "e harruar", qė qėndronte gjallė nė shpirtin e banorėve tė qytetit. Me shumė kundėrshtime nga qeveritarėt, para vitit 1968, Muhamet Shukriu bėri qė tullė pėr tullė tė lėvizej ndėrtesa mė nė brendi, qė tė mos shkatėrrohej nga kamionėt qė lėviznin rrugės sė ngushtė midis saj dhe Lumbardhit. Pėr 90 vjetor, pra mė 1968, ndėrtesa u bė e gatshme pėr vizitorė, bashkė me objektet e ekspozuara nė tė.

    Puna vazhdoi pėr 10 vjet tė tjera, deri nė manifestimin e 100 Vjetorit (1978), qė po aq ėshtė tregim mė vete. Jo vetėm qė u pasurua ekspozita pas hulumtimeve dhjetėvjeēare, por u hap dhe ekspozita e pėrhershme me piktura me temėn e Lidhjes, veshjet etnologjike tė kohės sė Lidhjes dhe biblioteka me dokumente tė kohės (sot nuk ekziston). Ndėrkohė, u bė dhe studimi antropologjik i eshtrave tė Kryetarit tė Lidhjes, Ymer Prizrenit, varri i tė cilit gjendej nė Ulqin.

    Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se pėr herė tė parė nė rajon u rikonstruktua dukja e Ymer Prizrenit (foto nuk kishte), sipas analizave tė profesorit tė antropologjisė fizike, Dr. Nemeshkery nga Budapesti, dhe dorės dhe talentit tė skulptorit tė njohur tė Kosovės, Prof. Agim Ēavdarbasha.

    Ēdo gjė pėr 100 Vjetor u bė gati pėr 100 ditė: punohej edhe natėn me reflektorė. Shumė nuk e dinė kur e vizitojnė sot Kompleksin e LSHP se nė secilėn dhomė ku gjenden pikturat, nė pėrdhese dhe lart, banonte nga njė familje. Pėr tė gjithė gjeti formė pėr t'i vendosur gjetiu dhe asnjė banor nuk kundėrshtoi, duke ia ditur vlerėn kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme historike pėr kombin.

    Muhamed Shukriu la pas dhe tė parealizuar projektin pėr zgjerimin e Kompleksit te Lidhjes edhe matanė lumit, me Alenė e Kolosėve tė Kombit, tek rrėzat e Kalasė.

    Ē'bėri pėr Kompleksin e Lidhjes gjatė luftės e pas ēlirimit, ndoshta mund tė thuhet nė ndonjė rast tjetėr, por patjetėr duhet ripėrsėritur pyetja se a thua qeveritarėt e kohės sonė i intereson kjo?

    Po, manifestimet e ngjarjeve historike bėhen pėr nder tė atyre qė i bėnė, si dhe pėr ata qė nuk lėnė qė tė parėt tė harrohen. Veprimi i drejt apo i kundėrt ėshtė pasqyrim i nivelit tonė politik dhe atij tė pėrgjithshėm kulturor.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 22:05