BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tregu nė Kosovė problem pėr shafranin

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    18072013

    Buzqeshje Tregu nė Kosovė problem pėr shafranin

    Mesazh nga Vizitor

    Tregu nė Kosovė problem pėr shafranin  F.0718095443977_m

    Pėrveē kulturave mė tradicionale, fermerėt kosovarė kanė filluar edhe me kultivimin e disa kulturave, tė cilat nuk janė kultivuar mė parė nė Kosovė. Nė mesin e tyre, ėshtė edhe shafrani, qė konsiderohet si erėza mė e shtrenjtė nė botė, pasi ēmimi pėr njė kilogramė arrin deri nė 4000 euro. Nė vendin tonė janė gjithsej 16 kultivues tė kėsaj kulture, qė gjatė vitit tė kaluar kanė mbjellė shafran nė njė sipėrfaqe prej 6.4 hektarė, ndėrsa prodhimtaria totale kishte arritur nė pesė kilogramė. Edhe pse kultivimi i tij ėshtė mjaft i leverdishėm, fermerėt pėrballen me mungesėn e tregut pėr shitjen e tij nė Kosovė.
    Shaban Luma, nga Cermjani i Gjakovės ėshtė njėri nga 16 kultivuesit e shafranit nė Kosovė, i cili ka filluar para tri viteve tė merret me kultivimin e tij. Ai tregon se aktualisht ka tė mbjellė 1.2 hektarė me shafran, por problem sipas Lumės, ėshtė mungesa e tregut pėr tė. “Nė tregun kosovarė ėshtė vėshtirė tė gjesh vend pėr shitjen e shafranit, pasi qė ēmimi ėshtė shumė i lartė dhe nuk ka interesim pėr kėtė kulturė. Kjo po del tė jetė shumė problem pėr ne, sepse pėr kultivimin e saj duhet investim i madh”, tha Luma.

    Kėrkesa pėr shafran sipas tij, janė shumė tė vogla, ndėrsa jashtė Kosovės janė shumė mė tė mėdha. Pėr shitjen e kėtyre prodhimeve, ai kėrkon njė bashkėpunim mė tė madh nga ana e hoteleve dhe restauranteve nė vend. “Vetėm nė kėtė mėnyrė ne mund tė arrijmė tė kemi sukses, sepse deri mė tash shafranin kemi arritur ta shesim vetėm nė tregjet jashtė Kosovės, pasi kėtu nuk ka kėrkesa tė mėdha pėr tė”, thotė Shaban Luma. Pėr ta punuar tokėn, e po ashtu edhe kultivimin shafranit, fermeri Luma tregon se pėrveē anėtarėve tė familjes kohė pas kohe angazhon dhe punėtorė sezonal.

    Kultivimin e shafranit nė vend e ka pėrkrahur USAID-i amerikan, pėrmes programit “Mundėsi tė Reja pėr Bujqėsi”. Fatmir Selimi, nga ky program tregon se programi ka pėr qėllim promovimin e kulturave tė reja bujqėsore. Deri mė tash, pėrmes kėtij programi, Selimi thotė se i kanė pėrkrahur mbi 10 kultivues tė shafranit, ku kostoja pėr mbjellje tė njė hektari shkon deri nė 50 mijė euro. “Kthimi nė kėtė kulturė bujqėsore ėshtė mė i ngadalshėm, sepse nė vitin e parė prodhohet mė pak, por shafrani ėshtė bimė shumėvjeēare dhe shkon deri nė pesė vjet. Investimet kanė qenė tė mėdha dhe po shpresojmė qė gradualisht tė rriten sipėrfaqet e mbjella me shafran nė Kosovė”, thotė Selimi.

    Ai tregon se pėrmes kėtij programi, i kanė pėrkrahur kultivuesit e shafranit me bulba, e po ashtu edhe me kėshilla teknike. “Nė bazė tė analizave qė kemi bėrė kohėve tė fundit, kemi parė se shafrani qė vjen prej vendeve tė tjera ėshtė mė i lirė se sa po pritet, ku ēmimi pėr njė kilogramė shkon nga 2000 deri nė 4000 euro, varėsisht prej cilėsisė”, thotė Selimi. Sipas tij, edhe pse tregu kryesor i shafranit ėshtė jashtė Kosovės, pas promovimit qė i kanė bėrė vitin e kaluar, ka filluar interesimi pėr blerjen e tij edhe nga ana e ndėrkombėtarėve qė punojnė nė Kosovė. “Kualiteti i shafranit tė prodhuar nė Kosovės ėshtė kualiteti mė i lartė, dhe kėtė e kanė treguar analizat qė kemi bėrė nė tre laboratorė tė ndryshėm”, thotė pėrfaqėsuesi i NOA-s, Fatmir Selimi.

    Ndryshe, shafrani ėshtė erėza mė e shtrenjtė nė gjithė botėn, dhe kjo bimė e ēmuar ka shumė veti shėruese pėr disa sėmundje pėrfshirė edhe nė parandalimin e kancerit. Ajo ka pėrdorim tė gjerė nė kuzhinė, gjithashtu pėrdoret edhe nė shumė fusha tė tjera. Bėn pjesė nė grupin e bimėve shumėvjeēare, qė shkon prej gjashtė deri nė dhjetė vjet. Pėr dallim nga bimėt e tjera, kjo lulėzon nė vjeshtė.

    Prodhuesi kryesor i Shafranit nė botė ėshtė Irani me 90 -93% tė prodhimit tė pėrgjithshėm botėror qė ėshtė rreth 300 ton nė vit. Nė vendin e dytė renditet Greqia me rreth 6 tonė e pėrcjellė nga India (Kashmiri) dhe Maroku me nga rreth 2.3 ton nė vit. /FermaIme/Telegrafi/

    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 26/4/2024, 23:10