BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alergjia ndaj produkteve kozmetike, ja si mund ta parandaloni!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Alergjia ndaj produkteve kozmetike, ja si mund ta parandaloni!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/9/2013, 11:17

     Alergjia ndaj produkteve kozmetike, ja si mund ta parandaloni! 73c4ba2b-8879-4f77-8545-82ae85dc9cd1---0-

    Pavarėsisht nėse jeni ose jo njė tip i ndjeshėm ndaj alergjive, gjithmonė ekziston mundėsia pėr tė pasur njė reaksion alergjik ndaj pėrdorimit tė produkteve tė caktuara kozmetike.

    Pėr produkte dhe persona tė caktuar, problemi mund tė zgjidhet brenda pak ditėve, duke identifikuar produktin dhe eliminuar efektet e tij tė dėmshme nė lėkurė. Pėr produkte dhe persona tė tjerė, lėkura mund tė mbetet e irrituar edhe pėr javė apo muaj me radhė pas eliminimit tė produktit alergjizues. Gjithsesi, ka disa parime qė ndihmojnė nė parandalimin, identifikimin nė kohė dhe trajtimin e alergjisė ndaj produkteve kozmetike.

    Garantohuni se “alergjia” juaj ėshtė vėrtet e tillė!
    Garantohuni qė problemi juaj ėshtė pikėrisht alergji ndaj njė produkti dhe jo njė problem mjekėsor i lėkurės. Shumė probleme, si psoriaza, rozacea, ekzema, inflamacioni i rrėnjės sė qimes, alergji ushqimore, manifestohen me shenja tė ngjashme me njė reaksion alergjik tė lėkurės ndaj produkteve kozmetike. Lėkurė e irrituar, e ėnjtur ose e skuqur, tė kruara dhe rash kutan mund tė jenė fare mirė shenja tė alergjisė dhe problemeve tė lėkurės. Disa herė pėrvoja individuale ndihmon nė diferencim, ndėrkohė qė nė rrethana tė caktuara mund tė nevojitet ndihma e mjekut.

    Gjeni “fajtorin”!
    Gjeni cili ėshtė produkti ose pėrbėrėsi pėrgjegjės pėr problemin dhe ndaloni pėrdorimin e tij. Nėse para pak ditėve keni blerė njė krem tė ri dhe pėrdorimi i tij ka dhėnė njė ose mė shumė prej shenjave tė sipėrpėrmendura, atėherė gjithēka ėshtė e lehtė. Fatkeqėsisht jo gjithmonė ėshtė kaq e lehtė. Shpesh problemet bėhen tė dukshme javė apo muaj tė tėrė pas eksperimentimit me njė produkt tė ri kozmetik. Pėr mė tepėr, me numrin e madh tė produkteve qė pėrdoren ēdo ditė, mund tė jetė e vėshtirė tė pėrcaktohet se cili produkt e ka shkaktuar alergjinė. Pėr mė tepėr, shpesh nuk ėshtė njė produkt, por njė kombinim produktesh qė shkakton reaksione alergjike tė caktuara. Mėnyra e vetme pėr tė zgjidhur njė situatė tė tillė ėshtė durimi, eksperimentimi me eliminimin e produkteve pėr tė cilat dyshoni se kanė shkaktuar problemin dhe studimi i efekteve nga mospėrdorimi i tyre.

    Kortizonikėt mund tė lehtėsojnė pasojat!
    Pavarėsisht nga fakti nėse e keni gjetur ose jo “fajtorin”, pėrdorimi i njė kremi me pėrmbajtje kortizoni mund tė jetė zgjidhja pėr lehtėsimin e pasojave. Njė pjesė e kėtyre kremrave shiten pa recetė, ndėrsa pėr tė tjerė nevojitet fillimisht vizita dhe receta e mjekut. Pavarėsisht nga shkaku i alergjisė, njė krem me pėrmbajtje kortizoni lehtėson inflamacionin dhe eliminon shenjat e tij. Aplikimi i kremit duhet tė vazhdojė edhe disa ditė pas eliminimit tė shenjave. Kryesorja qė duhet mbajtur mend ėshtė: Pėrdorimi i njė kremi me pėrmbajtje kortizoni nuk e zgjidh problemin; zgjidhja ėshtė eliminimi i produktit kozmetik qė ka shkaktuar alergjinė. Pėrdorimi i njė kremi me pėrmbajtje kortizoni, qoftė edhe i kremrave qė jepen pa recetė mjeku, nuk mund tė vazhdojė mė tepėr se pak javė. Pėrveē efekteve tė dėmshme pėr shėndetin, pėrdorimi i zgjatur i kremrave me pėrmbajtje kortizoni shkakton edhe probleme kozmetike qė lidhen me dėmtimin e kolagjenit dhe elastinės.

    Evitoni irritantėt dhe djersitjen!
    Ndėrkohė qė keni njė problem me reaksione alergjike nė lėkurė, mos pėrdorni irritues tė lėkurės nė zonėn e prekur. Aromat, skrabet, sfungjerėt, acidi glikolik (dhe ēdo produkt tjetėr me pėrmbajtje AHA), peroksidi i benzoylit, zbardhuesit e lėkurės dhe ēdo produkt tjetėr qė shkakton irritim nė lėkurė, e pėrkeqėsojnė problemin mė tej. Evitoni saunat, banjat e avullit dhe djersitjen nė pėrgjithėsi (nėse ėshtė e mundur), pasi kėto e nxisin mė tej reaksionin alergjik.

    Kėrkoni ndihmė mjekėsore!
    Nėse pėr njė muaj problemi nuk zgjidhet, rekomandohet vizita mjekėsore tek njė mjek dermatolog. Nė mėnyrė tė ngjashme, nėse reaksioni alergjik ėshtė i shkallės sė rėndė – vėshtirėsi nė frymėmarrje, lėkurė dhe sy tepėr tė ėnjtur, njolla tė kuqe nė lėkurė qė tė japin ndjesi nxehtėsie apo pickimi – konsultohuni menjėherė me njė mjek. Njė reaksion i fuqishėm alergjik mund tė jetė deri kėrcėnues pėr jetėn. Ju mund tė keni nevojė pėr trajtim mjekėsor urgjence dhe, mė pas, pėr trajtim mjekėsor tė vazhdueshėm pėr ta kaluar njė situatė tė tillė. /ikub/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 15:58