BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ushqehu gjelbėr, lejoji vetes shėndet te plote!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ushqehu gjelbėr, lejoji vetes shėndet te plote!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/9/2013, 19:05

    Ushqehu gjelbėr, lejoji vetes shėndet te plote! C675d928-ce71-4666-a851-6dce6b3bccb1---0-

    Ha gjelbėr! Epo ka arsye se pse kjo po pėrmendet shume kohėve te fundit, e kjo ėshtė pėr shkak se ushqimet e gjelbra vėrtetė janė nga ushqimet me te shėndetshme ne planet.


    Kėto 7 ushqime te shėndetshme qe do ti lexoni me tutje janė pėrplot me vitamina, minerale dhe antioksidues dhe shije te mire, kėshtu qe patjetėr duhet te ju gjesh vend ne tryezėn e secilit.

    Lakra e Brukselit

    Lakrat e Brukselit janė perime te familjes se lakrės – ne fakt ato edhe duken si lakra te vogla. Ato mund te jene te vogla por janė pėrplot materie ushqyese. Lakra Brukselit janė te pasura me vitamine A dhe C, folate, potas, dhe fitokimikale qe luftojnė kancerin. Kėto perime te pasura me fibėr janė gjithashtu burim i mire i aminoacideve – njė te katėrtėn e kalorive te tyre e pėrbejnė proteinat. Lakrat e Brukselit janė te shijshme kur pėrgatiten me vaj ulliri.

    Ēaji i Gjelbėr

    Ēaji i gjelbėr ka fituar reputacion te merituar e te qenit me superfuqi. Ėshtė pėrplot antioksidues qe luftojnė kancerin dhe ndihmojnė shėndetin e zemrės, tretjen dhe shpejtojnė metabolizmin. Me ngritjen e reputacionit te ēajit te gjelbėr ėshtė rritur edhe gjendshmeria e tij (gjendet kudo). Pi ēaj te gjelbėr pa shtesa – apo nėse je njeri nga ata qe nuk mund ta pish ashtu pa i shtuar asgjė atėherė gjej ēaj te gjelbėr me shije te ndryshme qe mund ti gjesh ne treg, si pėr shembull ēaj i gjelbėr me mente(mentol) e shije tjera… zgjedhe ēfarė ty te pėlqen.

    Kivi

    Kivi pėrmban fibėr te tretshme dhe te patretshme, e kjo ndihmon ne tretjen e ushqimit dhe pėrveē tjerat te jep ndjesinė e te qenit i ngopur (ngirė). Ky frute i vogėl ka dyfishin e vitaminės C qe ka njė portokall dhe ėshtė pėrplot me potase. Ėshtė edhe burim i mire i vitaminės E dhe folates. Provo copėto dhe hidhe ne sallat ose thjesht ndaje pėrgjysmė dhe haje me luge, ose po qe se ke kohe qėroje!

    Avokado



    Avokadot janė te paketuara me yndyra te shėndetshme pėr zemrėn tuaj, qe ndihmojnė ne ulje te kolesterolit dhe ju bėjnė te ndiheni i ngopur pėr njė kohe me te gjate. Avokadot janė te pasura me vitaminė E dhe C, potase dhe luetin.



    Nuk ka lidhje se si do ta hash me rėndėsi ėshtė qe te gjesh mėnyrė qe ky frute te gjej vend ne pjatėn tuaj. Beje pjese te pėrditshme te dietės tuaj dhe kėnaqu me dobitė shėndetėsore qe sjell pėr zemrėn tuaj dhe aftėsinė pėr ta luftuar kancerin. Kėto ushqime do ju ndihmojnė te dukeni dhe ndiheni me mire ēdo dite!



    Lakra Jeshile



    Lakra jeshile ėshtė vėrtetė njė central pėrplot me materie ushqyese. Pėrveē te qenit burim i mire me vitamina A, C dhe K, ato gjithashtu pėrmbajnė kalcium dhe acide omega-3 te shėndetshme pėr zemėr. Lakra jeshile ėshtė e pasur me karotenoid, te cilėt mbrojnė sytė tuaj nga demet e rrezeve ultravjollce. Gjersa shumica e konsumojnė ashtu pa e pėrgatitur thjesht te shpėlarė mire me ujė, disa tjerė e pėlqejnė te gatuar apo avulluar paksa. Provo te pėrziesh ca lakėr jeshile te avulluar me pasta (pa gluten), vaj ulliri, dhe djathė te freskėt pėr te pasur njė pjate te shijshme.



    Spinaqi



    Spinaqi ka dyfishin e fibrės qe kane perimet tjera te gjelbra, kėshtu duke e bere njė zgjedhje te mire pėr ata qe janė te prire pėr tu ushqyer shėndetshėm. Ėshtė i pasur me vitamina A dhe K, dhe ėshtė burim i mire me hekur dhe folate. Spinaqi ofron antioksidues si beta-karotene, qe ndihmojnė shėndetin e zemrės, luftojnė kancerin, dhe ndihmojnė te keni sy te shėndetshėm. Spinaqi i pa gatuar (i gjallė) ėshtė i shijshėm ne sallata, apo mund ti grish dhe t’ia thyesh ca ve te pėrziera, ta pėrdorėsh ne sup apo edhe pasta. Mund edhe ta pish po qe se ke shtrydhėse frutash, hedh spinaqin aty dhe bej lėng spinaqi.



    Brokoli



    Brokoli ėshtė burim i mire i vitaminės A, C dhe K, e gjithashtu edhe kalciumit dhe folates. Brokoli sikur te gjithė perimet tjera qe i takojnė familjes kruciferus, ėshtė i pasur me fitokimikale qe luftojne kancerin. Brokoli ėshtė shume i pasur me fibėr, qe ju ndihmon me ngimje dhe pėrkrah mirėmbajtjen e peshės suaj. Bėhen shume te shijshėm po qe se i avullon paksa, ju hedh vaj ulliri dhe pak krip. Fundi fundit nuk ka lidhje se si i pėrgatit pėrderisa ju bene vend ne pjatėn tuaj.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 20:52