BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kuqi zgjedh Koblenzin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kuqi zgjedh Koblenzin

    Mesazh nga Albatros 11/7/2009, 14:21

    Kuqi zgjedh Koblenzin Kuqi-120x80

    Me gjithė ofertat nga Anglia e Spanja, Shekfi Kuqi ka vendosur qė karrierėn ta vazhdojė nė ligėn e dytė gjermane (Bundesliga 2), respektivisht te skuadra e Koblenzit.

    Sulmuesi vushtrrias tash e dy javė i ėshtė bashkuar ekipin nga stadiumi Oberwerth nė pėrgatitje, ndėrsa tė premten ka vendosur qė pikėrisht nė kėtė klub tė vazhdojė karrierėn. 32 vjeēari me ekipin gjerman ka nėnshkruar kontratė deri nė vitin 2011.

    “Tani ai fluturon me ne. Shefki Kuqi sot (tė premten) ka nėnshkruar kontratė me Koblenzin, e cila do tė vlejė deri mė 30 qershor tė viti 2011”, thuhet nė ueb sajtin zyrtar tė klubit (www.tuskoblenz.de).

    Nė skuadrėn e re Shefkiu do tė luajė pėrkrah vėllait tė tij Njaziut. Kjo ėshtė hera e parė qė vėllezėrit Kuqi luajnė bash nė njė skuadėr.

    Shefki Kuqi zezonin e fundit ka bartur fanellėn e klubit anglez Crystal Palace. Kėta tė fundit kanė bėrė pėrpjekje qė edhe mė tej ta mbajnė kosovarin nė klub, mirėpo kjo nuk u realizua pasi Kuqi refuzoi ofertėn.

    Reprezentuesi i Finlandės gjatė karrierė sė tij ka veshur fanellėn e HJK Helsinkit, Sheffield Wednesday, Ipswich Town, Blackburnit, Fulhamit etj.

    Edhe Murati nėnshkruan me Koblenz

    Edhe Almir Murati ka nėnshkruar kontratė me skuadrėn e Koblenzit. Sulmuesi kosovar i cili sezonin e fundit ka bartur fanellėn e klubit zviceran FC La Chaux-de-Fonds, me ekipin nga Bundesliga 2 ka nėnshkruar kontratė deri nė vitin 2010.
    “Nė sezonin e ri do tė luaj me Koblenzin. Me kėtė skuadėr kam nėnshkruar kontratė njėvjeēare”, ka thėnė 23 vjeēari pėr Express.

    Nė Koblenz koloni shqiptare

    Me transferimin e Shefki Kuqit dhe Almir Muratit nė Koblenz, numri i shqiptarėve nė kėtė skuadėr ėshtė rritur nė katėr. Pjesė e kėtij ekipi janė edhe Njazi Kuqi, i cili erdhi nė fillim tė viti 2008 dhe mesfushori Renaldo Rama, i cili nė fillim tė kėtij viti u bė pjesė e Koblenzit. Pjesė e kėsaj skuadre sezonin e kaluar ishte edhe veterani shqiptar Fatmir Vata, tė cilit nuk iu vazhdua kontrata qė i skadoi nė fund tė muajit tė kaluar.

      Ora ėshtė 9/5/2024, 18:13