BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ēaji, historia, pėrdorimet, efektet!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ēaji, historia, pėrdorimet, efektet!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/10/2013, 18:06

     Ēaji, historia, pėrdorimet, efektet! 67b25b0a-5aed-4ee1-a8dd-be683995b565---0-

    Nė Kinė, pėrpara se ēaji tė kthehej nė njė pije qė gjithkush mund ta konsumonte, shihej si njė bimė medicinale. Edhe sot nė mjekėsinė tradicionale kineze pėrdoret pėr tė arritur rezultate mė tė mira meditimi.

    U desh shumė kohė qė ēaji tė kalonte nga Kina nė Japoni, por ishin kėta tė fundit qė pėrsosėn artin e servirjes Cha-No-YU. Ata ndoqėn disa praktika qė edhe sot respektohen jo vetėm nė dhomėn e ēajit, por edhe si filozofi jete. Duke vlerėsuar momentin, artin e thjeshtėsisė dhe balancės nė formė levizjeje dhe objekte.

    Kur ēaji u prezantua nė Angli pėr herė tė parė, konsumi ishte i kufizuar pėr shkak tė kostos sė lartė. Me kalimin e kohės kjo ishte njė pije e domosdoshme nė ēdo shtėpi. Kur thua “ēaji i pasdites” ėshtė si tė thuash “britanik”. Ana, Dukesha e Bedfordit, e ktheu nė njė traditė qė i takonte aristokracisė. Por, u pėrhap me shpejtėsi nė tė gjitha nivelet sepse u pa si njė mundėsi e mirė pėr tė kaluar kohė me miqtė.

    Caji nė Indi fitoi popullaritet si njė pije kombėtare nė shekullin e 19, pasi britanikėt krijuan plantacione tė mėdha nė mėnyrė qė tė siguronin furnizimin e mjaftueshėm pėr vendin e tyre. India ėshtė njė nga furnizuesit mė tė mėdhenj tė ēajit nė Botė, por nė konsumimin e tij nuk ka rituale tė veēanta si nė Japoni apo Kinė.

    Caji nė Rusi mbėrriti nė shekullin e 17 nga karvanet e tregtarėve dhe deveve nga Kina. Udhėtimi zgjati 1 vit dhe kishte ēmim tė lartė, pėr kėtė vetėm aristokracia mund ta shijonte. Sot ėshtė gjerėsisht i pėrhapur dhe ka mėnyren e vet tė pėrgatitjes nė Samovar. Nuk mungon nė asnjė tryeze ruse.

    Maroku, Egjipti dhe Turqia kanė ngjashmėri nė zakonet e tyre tė pirjes sė ēajit. Egjipti ėshtė njė tjetėr importues i madh i ēajit nė Botė dhe shumica e njerėzve konsumojnė disa gota ēaj tė zi nė ditė. Nė kėto tri vende ēaji serviret nė gota tė vogla dhe ėmbėlsohet me shumė sheqer.

    Franca ka njė histori tė ngjashme me atė tė Anglisė nė afeksionin qė ka me ēajin. Caji u prezantua thuajse nė tė njėjtėn kohė dhe u shijua nga aristokracia pėrpara se tė bėhej pjesė e tryezave e pjesės tjetėr tė popullsisė. Sot, nė Francė ēaji i kamomilit apo luleve tė tjera janė ndėr mė tė preferuarit.

    Efektet e ēajit
    Njė filxhan ēaj tė shijon pėr shumė arsye! Mund tė jetė aroma, ndjesia e ngrohtėsisė qė tė sjell nė ditėt e ftohta tė dimrit, apo e qetėsisė nėse konsumohet nė ambientin e duhur!

    Por, ēaji nuk ka vetėm efekte ēlodhėse, ai bėn shumė mirė pėr shėndetin.

    Ēaji pėrmban antioksidues. Gjithashtu, pėrmban mė pak kafeinė sesa kafeja. Njė filxhan kafeje pėrmban zakonisht rreth 135 miligramė kafeinė, ndėrsa ēaji pėrmban rreth 30 deri nė 40 miligramė pėr ēdo filxhan. Nėse pirja e kafesė ju shkakton ankth, pagjumėsi apo dhembje koke, atėherė ėshtė koha tė filloni tė pini ēaj!

    Studime tė vazhdueshme kanė dalė nė konkluzione se konsumi i ēajit ul rrezikun e atakut tė zemrės dhe vdekjes sė qelizave tė trurit si dhe mbron kockat. Janė krahasuar personat qė pinė dhe ata qė nuk pinė ēaj dhe konkluzioni ishte se personat qė kanė pirė ēaj pėr 10 vjet ose mė shumė, kanė kocka mė tė forta, pavarėsisht moshės, peshės, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes sė duhanit.

    Duke pirė ēaj rritet imuniteti i trupit ndaj infeksioneve tė shumta. Ėshtė njė ndėr pijet qė ndihmon nė hidratimin e trupit. Shumė njerėz ankohen se kanė njė metabolizėm tė dobėt dhe se nuk humbin dot peshė. Ēaji jeshil ka treguar se rrit metabolizmin dhe se ju mund tė digjni 70-80 kalori duke pirė pesė filxhanė nė ditė. Duke e llogaritur pėr njė vit mund tė humbni rreth 3.6 kilogramė vetėm duke pirė ēaj jeshil.

    Po cili ėshtė mė i mirė, ēaji jeshil, i ziu apo i bardhi? Nuk ka shumė ndryshim mes llojeve tė ndryshme tė ēajrave sepse tė gjithė pėrgjithėsisht pėrmbajnė tė njėjtėn sasi tė pigmenteve qė treten dhe kanė vlera pėr shėndetin. Ēaji jeshil dhe i ziu vijnė prej sė njėjtės bimė, por ēaji jeshil ėshtė tharė pėr mė pak kohė, duke shmangur kėshtu procesin e fermentimit qė gjendet tek ēaji i zi.

    Ēaji e ka origjinėn nga Kina. Ėshtė zbuluar gjatė dinastisė Shang (viti 1500-1046) para lindjes sė Krishtit, ku pėrdorej si pije mjekėsore. Gjatė shekullit XVI me ēajin u njohėn tregtarėt dhe priftėrinjtė portugezė. Pirja e ēajit u bė e pėrhapur nė Britaninė e shekullit XVI. Britanikėt vendosėn ta fusnin ēajin edhe nė kultivimin indian pėr tė konkuruar monopolin e ēajit kinez. Ēaji ėshtė njė nga pijet mė tė konsumuara nė botė.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 10:45