BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dieta sipas bioritmit fiziologjik tė organizmit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dieta sipas bioritmit fiziologjik tė organizmit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 31/10/2013, 12:12

     Dieta sipas bioritmit fiziologjik tė organizmit! 69d5d765-df93-4bb5-b712-688bdc59e2e4---0-

    Duke ndjekur orėn tonė biologjike ne mund tė ndihmojmėrezultatet e dietės tonė. Cfare do te thote kjo: le ti marrim gjėrat me rradhė. Organizmi ynė ėshtė nė dijeni tė cka nevojitet nė cdo moment. Kjo ėshtė arsyeja qė ne kemi uri, kemi ftohtė apo na vjen gjumė. Sipas shkencės sė "kronobiologjisė" -e cila ka nė focus ritmet tona biologjike- ekziston gjithmonė momenti mė i pėrshtatshėm pėr gjithshka qė bėjmė dhe nė kėtė mėnyre ne funksionojmė mė mirė dhe kemi mė shumė rendiment.E njėjta gjė mund tė vlejė edhe pėr sa I pėrket dobėsimit. Mund tė ketė periudhė mė tė pėrshtatshme pėr tė filluar dietėn,orė mė tė pėrshtatshme pėr tė ngrėnė ushqime tė caktuara dhe ėmbėlsira si dhe pėr tė bėr aktivitet fizik. Ja si do tė ishim nė sinkron ideal me orėn tonė biologjike:

     Dieta sipas bioritmit fiziologjik tė organizmit! 42a169b2-6af1-4cc7-824f-bb8b9cb79774---0-
      
    Tė filloj dietėn nė dimėr apo nė verė?
     
    Periudha nga marsi nė shtator mendohet periudha ideale pėr tė filluar dietė. Drita dhe klima e ngrohtė na bėjnė mė aktiv, si pasojė e kemi mė tė lehtė pėr tė rėnė nė peshė. Pėr mė tepėr, drita e mjaftueshme ndikon nė reaksionet kimike tė trurit dhe pėrmirėson humorin tonė duke na e bėrė mė tė lehtė "dhimbjen" e reduktimit tė ushqimit.
     
    Nė dimėr, pėr shkak tė tempraturave tė ulta, trupi ynė punon mė shumė pėr t'u ngrohur dhe nė kėtė mėnyrė metabolizmi ynė rritet. Por nga ana tjetėr, ditėt e ftohta tė dimrit na bėjnė tė mbyllemi nė shtėpi, tė zhytemi nė divan tė mbuluar ngrohtė dhe tė kalojmė orė tė tėra nė pasivitet.Kjo do tė thotė qė djegim mė pak kalori nė kohė tė ftohta.
     
    Tė ha ėmbėlsirė menjėherė pas ushqimit apo mė vonė?
     
     Dieta sipas bioritmit fiziologjik tė organizmit! 70c6a32a-bc34-4100-9c05-4271ef9346b5---0-
     
    Kur konsumojmė ėmbėlsirė pas ushqimit, evitojmė rritjen drastike tė sheqerit nė gjak -gjė qė ndodh kur ne konsumojmė ėmbėlsirė me stomakun bosh. Kur ne konsumojmė ėmbėlsirė me stomakun bosh ajo qė ndodh pak mė vonė ėshtė rėnia e sheqerit nė gjak dhe hapja e oreksit pėr mė shumė ėmbėlsira. Nėse do mėsohemi tė konsumojmė ėmbėlsira kur jemi tė pangrėnė, trupi do tė prodhojė mė shumė insulinė, gjė qė na bėn tė kemi ndjesi urie tė vazhdueshme e cila nuk vjen nga nevoja qė ka trupi pėr kalori por nga ulje-ngritjet drastike tė sheqerit nė gjak. Sigurisht, kjo nuk do tė thotė qė mund tė konsumoni sa herė tė doni njė ėmbėlsirė pas ushqimit dhe nuk do tė shėndosheni. Thjeshtė, nėse ju vete mėndja pėr njė ėmbėlsirė ėshtė mė mirė ta merrni pasi keni ngrėnė.
     
    A e dinit se njė nga ėmbėlsirat mė tė shėndetshme ėshtė hallvasia e bėrė nga susami ose tahini?
    Kjo ėmbėlsirė ėshtė vėrtetė kalorike por ajo pėrmban yndyrna shumė tė dobishme pėr zemrėn.
    Preferojeni hallvasinė me fruta tė thatė si bajame apo lajthi.
     
    Si ėshtė mė mirė, tė ushtrohem nė mėngjes apo nė darkė?
     
     Dieta sipas bioritmit fiziologjik tė organizmit! 335fddf6-fa21-4f29-958f-d741699bc90c---0-
     
    Ora kur ne bėjmė aktivitet fizik ndikon nė pėrpjekjen e trupit por edhe nė rendiment. Ushtrimi fizik nė pasdite, konkretisht midis orėve 16.00 - 19.00 duket tė jetė mė I pėrshtatshėm sesa nė orėt e mėngjesit. Kjo pėr arsye se sistemi kardiak dhe muskular, gjėnden nė formėn e tyre mė tė mirė nė kėtė periudhė tė ditės. Nuk ėshtė aspak koicidence qė rekordet olimpike shėnohen kryesisht nė orėt e pasdites! Nga ana tjetėr, herėt nė mėngjes, trupi ka temperaturė tė ulėt, kycet tona janė mė pak fleksibėl dhe sistemi ynė nervor nuk ėshtė nė maksimumin e kapacitetit tė tij.
     
    Tė pi ujė gjatė ushqimit apo pas tij?
     
     Dieta sipas bioritmit fiziologjik tė organizmit! 3a69c2ed-410d-4610-8b86-08bcfd2b8f06---0-
     
    Dy gota ujė para ushqimit na ndihmojnė tė biem nga pesha. Arsyeja nuk ėshtė se "uji ndihmon tė shkrijė dhjamin", por na ndihmon tė ngopemi mė shpejt dhe me mė pak ushqim. Kjo ndodh duke zėnė njė hapėsirė tė mirė tė stomakut dhe duke lėnė mė pak vėnd tė disponueshėm pėr ushqimin. Natyrisht, konsumi I ujit pėrpara vaktit pėrbėn njė aleat shumė tė mirė pėr tė gjithė ata qė duan tė rrėzojnė peshė por jo pėr ata qė duan tė shėndoshen!
     
    A e pengon tretjen konsumi I dy gotave ujė para ushqimit?  Nuk ka asnjė tė dhėnė shkencore se uji ndikon negativisht  nė procesin e tretjes.
     
     
     Dieta sipas bioritmit fiziologjik tė organizmit! 54ac26d2-ba02-4026-b3c9-f603fbab8fef---0-
     
    Tė pi kafe para apo pas ushqimit?
     
    Kafja ndihmon tretjen dhe ka ndikim pozitiv nė metabolizmin tonė. Ėshtė vėnė re se vetėm dy -tre  gllėnjka kafe shqeto, pas ushqimit,ulin disa nga  kalorite e marra. Kėto vecori sigurisht nuk llogariten  nėse kafen e pimė me sheqer dhe pimė shumė  kafe gjatė ditės. Mirė ėshtė tė mos konsumojmė mė  shumė se 3 filxhanė nė ditė.
     
      "Ora" e ushqimit!

    «Nė mėngjes ha si mbret, nė drekė si princ dhe nė darkė si varfanjak», thotė njė shprehje e njohur. Nėse kėtė kėshillė do ta ndiqnim me pėrpikmėri dhe nėse njėkohėsisht dinim cfarė ushqimesh te vendosnim nė secilin vakt, dieta jonė do tė kishte rezultate tė sigurta.

    Mengjesi

    Mengjesi yne duhet tė jetė I pasur nė karbohidrate qė pėrmbahen te drithrat dhe buka pasi nė kėtė mėnyrė I japim energjinė e duhur trurit dhe trupit tė zgjohet dhe tė aktivizohet. Njėkohėsisht, ndihmon nė rezultatin e dietės sonė, pasi karbohidratet do te perdoren tė gjitha pėr energjinė qė nevojitemi pėr aktivetet tona gjatė ditės dhe nuk do tė pėrfundojnė nė depozitat e dhjamit.

    Dreka

    Dreka ndjek tė njėjtėn llogjikė duke i dhėnė rėndėsi karbohidrateve si makaronat integrale, orizi integral, fasulet, bizelet, patatet, te cilat trupi do ti pėrdorė pėr aktivitetet qė do tė kryej nė pasdite.

    Darka

    Darka eshte mirė tė orientohet te ushqimet e pasura nė proteina (si gjoksi I pules, I gjelit - pulės sė detit, peshku ton nė ujė, veza, djathi pa yndyre). Zarzavatet duhet tė zėnė njė pjesė tė mirė tė volumit tė darkės sonė dhe njė sasi e vogėl karbohidratesh tė thjeshta duhet tė vijė nga buka e zezė, orizi integral dhe makaronat integrale (psh njė fetė e hollė bukė e zezė, ½ kupe oriz ose makarona integrale ose bizele ose 2 patate tė vogla bashkė me lėkurėn). Nėse do konsumojmė mė shumė sheqerna tė thjeshtė ato ka shumė gjasa tė kthehen nė dhjam pėrderisa ne nuk do tė kryejmė mė aktivitet fizik gjatė natės.

    Keshille:

    Sigurisht, nėse ne do tė konsumojmė mė shumė ushqim nga cka na nevojitet (edhe nėse janė karbohidrate, proteina apo yndyrna), teprica e kalorive do tė kthehet nė dhjam nė trupin tonė. Prandaj duhet tė kemi mirė parasysh qė:

    > Mėngjesi duhet tė ofrojė 35% tė kalorive ditore qė nevojitemi.

    > Dreka duhet tė ofrojė 40 - 50% tė kalorive.

    > Darka tė pėrmbajė jo mė shumė se 25% tė kalorive ditore.


    Blerina Bombaj - Dietologe Klinike

    /ikub/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 15:30