BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pacolli: Republika Dominikane e njohu Kosovėn

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    11072009

    Buzqeshje Pacolli: Republika Dominikane e njohu Kosovėn

    Mesazh nga Vizitor

    Pacolli: Republika Dominikane e njohu Kosovėn Pacolli-490x320

    Kryetari i Aleancės Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli konfirmoi tė shtunėn para mediave kosovare, se ka marrė notėn zyrtare nga Republika Dominikane, pėr njohjen e Republikės sė Kosovės, duke e shtuar, sipas tij, nė 62 numrin e njohjeve.

    Pacolli i bėri kėto komente nė njė video konferencė qė ai e zhvilloi nga Lugano e Zvicrės, qė u transmetua nė selinė e AKR-sė nė Prishtinė.
    Pacolli javė mė parė ėshtė pritur nė nje takim nga Kryetari i Republikes Domenikane.
    Ai tha se notėn zyrtare tė njohjes sė Kosovės e ka marrė mbrėmė nga diplomacia e Republikės Dominikane. Ndėrkaq konfirmoi se letrėn zyrtare ia ka dėrguar edhe Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Qeverisė sė Kosovės.


    Megjithatė kėta tė fundit akoma nuk e kanė konfirmuar letrėn e njohjes.

    “Njohja nga Republika Dominikane ėshtė shumė me rėndėsi pasi qė vjen menjėherė pas fushatės nė media tė ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Vuk Jeremic, i cili shpesh e ka theksuar se do tė punojė nė atė aspekt qė tė ndalė njohjet nė Amerikėn Qendrore pėr pavarėsinė e Kosovės”, tha Pacolli.

    Ky ėshtė paralajmėrim i dytė, brenda njė kohė jo tė gjatė, qė Pacolli alarmon qytetarėt dhe institucionet pėr njohje nga shtetet e botės. Ai kishte paralajmėruar njohjen nė fillim tė qershorit nga shteti i El Salvadorit, por kjo njohje nuk ka ndodhė deri mė tani.

    Afaristi kosovar i angazhuar nė politikė, Pacolli kėmbėngul qė njohja nga El Salvadori do tė ndodhė shpejt, ndėrsa pa adresė, fajėsoi diplomacinė kosovare se po i bėnė shantazh pėrpjekjeve tė tij pėr njohje.

    Njohja nga El Salvadori ėshtė duke u vonuar edhe pėr njė fakt tjetėr, sepse dikush, sipas tij, i ka dėrguar njė letėr Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė kėtij shteti, nė tė cilėn ka shkruar se Behxhet Pacolli nuk ėshtė pėrfaqėsues i shtetit tė Kosovės.

    Kjo letėr, siē tha ai nė konferencėn e tė shtunės, ka krijuar huti tek autoritet e jashtme tė El Salvadorit. Pacolli nė fund pėrgėzoi qytetarėt e Kosovės pėr njohjen e 62-tė tė shtetit kosovar, ndėrsa tha se javėn tjetėr do tė sjellė edhe njohje tė reja, por nuk e specifikoi se nga cila pjesė e botės vijnė ato.
    Share this post on: reddit

    Albatros

    Mesazh 11/7/2009, 16:18 nga Albatros

    bravo pacolli

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 06:17