BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te Barcelona shikojnė Ronaldon favorit pėr “Topin e Artė”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te Barcelona shikojnė Ronaldon favorit pėr “Topin e Artė”

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/11/2013, 19:43

    Te Barcelona shikojnė Ronaldon favorit pėr “Topin e Artė” Largea_ronaldo1385054830

    Te Barcelona tė gjithė po mėsohen pak nga pak me faktin se mund tė mos jetė sėrish Lionel Messi ai qė do ta fitojė Topin e Artė, por rivali i tij mė i madh, Cristiano Ronaldo. Mbrojtėsi brazilian, Dani Alves shprehet se kėtė herė mund tė jetė radha e portugezit pėr ta ēuar nė shtėpi trofeun prestigjoz pasi ai po kalon njė moment fantastik, prandaj ėshtė edhe mė favorit se rivalėt e tij nė kėtė garė.

    “Cristiano Ronaldo po luan shumė mirė dhe ka shanse tė mėdha pėr tė fituar Topin e Artė. Ėshtė e vėrtetė qė nuk ka fituar asnjė trofe me skuadrėn e Realit por mė duhet ta pranoj se forma e tij ėshtė fantastike. Unė dėshiroj qė tė shikoj njėrin prej dyshes Messi-Ribery ta ēojė trofeun dhe nėse nuk do tė mundesha t’ia jepja argjentinasit do tė zgjidhja francezin pasi ai ka fituar gjithēka me Bayernin”.

    Por nėse Dani Alves e pranon se nuk do tė dėshironte ta shikonte portugezin me trofeun nė duar, Pique mban njė qėndrim disi mė tė ndryshėm, duke treguar se armiqėsia nė fushėn e lojės nuk ka vlerė kur flitet pėr lojtarė tė klasit botėror. Mbrojtėsi katalanas shprehet se si njė shok qė nė kohėn e Manchester United e vlerėson Cristiano Ronaldon si njė lojtar profesionist por edhe si njė njeri pozitiv edhe jashtė fushės sė lojės. Nė vijim tė deklaratės sė tij, Pique nuk del hapur me njė preferencė, duke theksuar se Messi dhe Ronaldo janė maksimumi i futbollit. Po nė kampin katalanas njė tjetėr lojtar pėrpiqet tė amortizojė dėmet qė mund tė shkaktojė Topi i Artė nė duart e numrit 7 tė Realit. Sipas mesfushorit argjentinas, Javier Mascherano, Lionel Messi nuk ka nevojė pėr stimuj sepse ai do tė mbetet njė njeri i lumtur dhe lojtar spektakolar nė fushėn e lojės edhe nėse nuk e fiton Topin e Artė. Ai shton gjithashtu se nuk duhet tė merret parasysh vetėm paraqitja nė dy muajt e fundit tė vitit pasi ky ēmim vlen pėr vlerat e treguara gjatė gjithė vitit kalendarik. /BS/

      Ora ėshtė 27/4/2024, 00:36