BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kombinimet e duhura dhe ato qė duhet tė shmangen!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kombinimet e duhura dhe ato qė duhet tė shmangen!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/11/2013, 15:22

     Kombinimet e duhura dhe ato qė duhet tė shmangen! 7dd9a903-6bf2-46ac-a5f6-d468426af3f1---0-

    Janė disa ushqime, qė nėse i marrim veēmas, i bėjnė mjaft mirė shėndetit tonė, por tė kombinuara, mund tė mos rezultojnė tė tilla. Nė ēdo rast, rregulli bazė ėshtė ai qė tė hani nė mėnyrė tė shėndetshme dhe tė ekuilibruar. Tė shohim disa “martesa” ushqimore qė duhen bėrė dhe disa tė tjera qė nuk duhen bėrė:

    Po: Spinaq dhe vaj ulliri

    Spinaqi pėrmban vitaminė K, e rėndėsishme pėr faktorin e koagulimit tė gjakut. Pėr ta asimiluar mė mirė atė, duhet ta shoqėroni me vaj ulliri.

    Po: Luleshtrydhe dhe kos

    “Ēiftimi” i luleshtrydhes dhe i kosit natyral kėshillohet nė rastet e dhembjes sė barkut dhe mbajtjes sė ujit nė ditėt e para tė menstruacioneve. Kalciumi i pranishėm nė kos ėshtė nė gjendje tė rregullojė spazmat, ndėrsa kaliumi qė pėrmban luleshtrydhja redukton lėngjet e tepėrta.

    Po: Banane dhe bajame

    Bajamet dhe bananet pėrmbajnė tirosin dhe triptofan. Bėhet fjalė pėr dy aminoacide qė ju rrisin humorin.

    Po: Speca dhe karkaleca e detit

    Specat dhe karkalecat e detit sė bashku mbrojnė sytė nga rrezet e diellit. Tė gjitha perimet me ngjyrė tė gjelbėr dhe tė verdhė janė tė pasura me luteina dhe zeaxantin, ndėrsa karkalecat e detit me astaxantin. Kėto tre substanca i pėrkasin familjes sė karotenoideve, qė mbrojnė retinėn nga stresi i shkaktuar nga drita dhe pėrmirėsojnė shikimin.

    Po: Arra dhe avokado

    Proteinat e arrave tė bashkuara me yndyrat e padėmshme tė avokados ndihmojnė nė mbrojtjen e lėkurės nga agjentėt e jashtėm, duke e mbajtur atė tė butė.

    Po: Salmon dhe brokoli

    Perimet si brokolit pėrmbajnė njė sasi proteinash qė tė bashkuara me vitaminėn D, e pranishme pėr shembull nė salmon, i lejojnė organizmit tė bėjė njė asimilim korrekt tė kaliumit, i rėndėsishėm pėr shėndetin e kockave.

    Po: Mollė dhe ēokollatė e zezė

    Thuhet se “njė mollė nė ditė mban larg mjekun”. Kjo frutė pėrmban kuercetin, njė antioksidant qė mbron enėt e gjakut. Veprimi i saj fuqizohet nga katekina, njė tjetėr antioksidant qė gjendet nė rreth 70% tė ēokollatės sė zezė.

    Jo: Bukės sė bardhė dhe marmelatės

    Ky kombinim bėhet zakonisht nė mėngjes, por ai nuk ėshtė aspak i duhuri, sepse pėrmban njė sasi tė madhe sheqeri, qė nuk jep energjinė e duhur, por pėrkundrazi, ju mban tė lodhur gjatė gjithė ditės.

    Jo: Qumėsht dhe drithėra

    Ky ėshtė njė lloj mėngjesi shumė popullor, por qė fsheh rreziqe. Tė dy ushqimet pėrmbajnė karbohidrate qė treten lehtė, tė cilat mund tė shkaktojnė rritje tė sheqerit nė gjak dhe bllokim energjish.

    Jo: Ėmbėlsira dhe verė

    Pėr ekspertėt, vera ėshtė e duhura me ushqimin. Por nėse do tė hani njė ėmbėlsirė duhet tė shmangni alkoolin, pasi kur ai ndėrvepron me sheqerin nė gjak, rrit nivelet e insulinės. Pėrveē kėsaj, alkooli e shndėrron sheqerin nė yndyrė. Nėse do tė konsumoni kėtė lloj kombinimi ushqimor, ju do tė shėndosheni nė mėnyrė tė pashmangshme.

    Jo: Qofte me pure patatesh

    Qoftet janė njė burim i mirė proteinash, por ato kanė pėrmbajtje tė lartė yndyrash dhe kalorish. Ndėrkohė pureja siguron pak fibra dhe duke pasur nė pėrbėrje edhe gjalpin, bėhet njė vakt me nivele tė larta yndyre tė ngopur. Pėrveē kėsaj, mungesa e fibrave mund tė shkaktojė kapsllėk. /ikub/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 02:57