BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arta Dobroshi nė tapetin e kuq

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Arta Dobroshi nė tapetin e kuq

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/5/2008, 22:05


    Njė ditė para festivalit, aktorja shqiptare pėrflitet si konkurrente pėr kategorinė e aktores mė tė mirė nė Festivalin e Kanės. Me rolin e Lornės nė filmin "Heshtja e Lornės" e vėllezėrve Dardenne, emri i Dobroshit vėrtitet nė listėn e 10 pretendenteve si Xhulian Mur, Katerinė Dėnėv apo Anxhelinė Zholi



    Me rolin e Lornės nė filmin "Heshtja e Lornės" e vėllezėrve belgė Dardenne, Arta Dobroshi ėshtė e para shqiptare qė shkel "si e barabartė" nė tapetin e kuq tė Festivalit tė Kanės. Ėshtė protagoniste dhe duhet tė mbajė mbi supe gjithė filmin e Luc dhe Jean-Pierre Dardenne-ve i cili ėshtė futur nė konkurrimin zyrtar tė festivalit, ndėrmjet 18 tė tjerėve. Dobroshit i ėshtė besuar roli i njė shqiptareje qė pėrgatit njė plan diabolik pėrtė fituar me ēdo kusht shtetėsinė belge dhe pėr tė pėrmbushur ėndrrėn pėr tė blerė njė dyqan nė Ljezh. E nxitur nga i dashuri i saj Fabio, ajo vendos tė kryejė njė "martesė pėr letra" me Klodin, njė burrė qė ėshtė nė varėsi tė drogės (Jeremie Renier). Lorna shpreson se Klodi nuk do ta ketė tė gjatė, por ndodh qė atij t'i kthehet dėshira pėr jetėn dhe t'i shpėtojė varėsisė nga droga.

    Lorna thur plane qė kur tė ketė marrė shtetėsinė tė martohet me mafiozin rus qė edhe ky tė zgjidhė problemet e emigracionit. Por kjo martesė e dytė ėshtė e mundur vetėm nėse realizohet plani i Fabios pėr tė vrarė Klodin. A do tė heshtė Lorna nė prag tė krimit? Sėrish vėllezėrit Dardenne si dhe nė filmat paraardhės, janė fokusuar tek njė dilemė morale.

    Nė "Heshtjen e Lornės" janė pėrfshirė Jérémie Renier aktor qė Dardenne-t e kanė pasur nė filmat "Premtimi" dhe "Fėmija"; Fabrizio Rongione aktor nė filmat "Rozeta" dhe "Fėmija" dhe Dobroshi, aktorja kosovare e cila ėshtė zbuluar nga suksesi qė ka patur nė filmin "Syri magjik" i regjisorit shqiptar Kujtim Ēashku, ku ka interpretuar sė bashku me Alban Ujkėn, mikun e saj qė e shoqėron edhe tek "Heshtja e Lornės".

    Pėr Luc dhe Jean-Pierre Dardenne qė janė edhe autorė tė historisė, ky ėshtė filmi i gjashtė artistik i xhiruar nė Wallonia, aty ku janėndėrtuar gjithė filmat e tyre.

    Luc Dardenne pat shkruar pėr karakterin e Lornės: "Ndoshta filmi ynė i ardhshėm do tė jetė pėr njė vajzė e cila i ka tė gjitha arsyet qė tė jetė e dėshpėruar dhe qė vazhdon tė besojė se gjithēka ėshtė e mundur. Njė lloj besimi, edhe pse zoti ka vdekur... Si ka mundėsi qė njė grua qė nuk beson nė zot mendon se gjithēka ėshtė e mundur? Nga i vjen kjo shpresė e ēmendur? Ajo ėshtė ēuditshme, jo e rėndomtė. Njė karakter i krijuar qė duket sikur gjithmonė noton kundra rrymės."

    Ėshtė njė bashkėprodhim belgo-franko-italian i realizuar me njė buxhet prej 4 milionė eurosh. Ėshtė xhiruar nė 12 javė. Zgjat 105 minuta.

    Filmi pėrfaqėson Belgjikėn. Ėshtė hera e katėrt qė vėllezėrit Dardenne konkurrojnė nė Festivalin prestigjioz tė Kanės, pas filmave "Rozeta", "Fėmija", "Premtimi". Asnjėherė nuk kanė dalė duarbosh nga kėtej. Me "Rozetėn" mė 1999, fituan Palmė tė Artė pėr aktoren mė tė mirė (Emilie Dequenne);me "Biri" mė 2002 fituan ēmimin pėr aktorin mė tė mirė (Olivier Gourmet) dhe me "Fėmijėn" mė 2005 fitojnė Palmėn e Artė pėr filmin mė tė mirė.

    Nė edicionin e 61-tė Festivalit tė Kanės, marrin pjesė nė konkurrim 19 filma: "Tre shejtanėt" i regjisorit tė njohur turk Nuri Bilge Ceylan, "Njė pėrrallė Krishtlindjeje" i francezit Arnaud Desplechin, "Kėmbimi" i Clint Eastwood-it, "Adhurimi" i Atom Egoyan-it, "Vals me Bashirin" i regjisorit Ari Folman nga Izraeli, "Kufiri i agimit" i regjisorit francez Philippe Garrel, "Gomorra" i italianit Matteo Garrone, "Qyteti 24" i regjisorit kinez Jia Zhangke, "Synecdoche, New York", i regjisorit amerikan Charlie Kaufman, "Magjia ime" i Eric Khoo-sė nga Singapori, "Gruaja pa kokė" i regjisores nga Argjentina Lucrecia Martel, "Serbis" i Brillante Mendoza nga Filipine, "Delta" i Kornel Mundruczo-s nga Hungaria, "Kufijtė e udhėtimit" i Walter Salles dhe Daniela Thomas-it nga Brazili, "Che" i regjisorit amerikan Steven Soderbergh, "Divi"i italianit Paolo Sorrentino, "Leonera" i Pablo Traperos nga Argjentina dhe "Gjahu i Palermos" i regjisorit tė njohur gjerman Wim Wenders.

    Ėshtė garė e fortė pėr oskarėt e ardhshėm. Garė e fortė edhe pėr aktoret pėr tė cilat jepet gjithnjė njė Palmė e Artė pėr interpretimin mė tė mirė femėror. Njė ditė para hapjes sė festivalit 14-25 maj, kanė nisur komentet edhe pėr kėtė kategori. Pėrmenden emra tė njohur e tė panjohur. Nė listėn e kandidateve tė pėrfolura janė aktoret Julianne Moore, Angelina Jolie, Amy Ryan, Franka Potente, Catalina Sandino Moreno. Aktorja mė e mirė ėshtė ndėr ēmimet kryesore tė Festialit tė Kanės juria e tė cilit pėr kėtė vit kryesohet nga aktori dhe regjisori Sean Penn, me anėtarė aktoren franceze Jeanne Balibar, regjisor Rachid Bouchareb, aktorin italian Sergio Castellito, regjisorin Alfonso Cuaron; aktoren gjermane Alexandra Maria Lara; aktoren Natalie Portman; regjisoren Marjane Satrapi dhe regjisorin Apichatpong Weerasethakul.

    Xhulian Mur shihet si pretendente e fortė pėr interpretimin tek "Blindness". Martian Gusmanit, po ashtu i jep paraprakisht shanse tė mėdha. Nė vijim ėshtė aktorja franceze Anne Consigny e cila interpreton pėrballė Catherine Deneuve-it dhe kjo e fundit ėshtė njė kandidaturė e fortė. Nuk mund tė pėrjashtohetr treshja e aktoreve kineze Joan Chen, Tao Zhao, Liping Lu, as amerikania Angelina Jolie nė filmin "Kėmbimi".

    Nė listat e fansave tė kinemasė ėshtė klasifikuar nė vend tė tetė aktorja shqiptare Arta Dobroshi pėr rolin e Lornės duke e vlerėsuar pozitivisht faktin qė Dobroshi vjen tek ky rol protagonist pas interpretimit nėdisa filma shqiptarė, "Syri magjik" i Kujtim Ēashkut, "Lutje dashurie" i Artan Minarollit apo "Trishtimi i zonjės Shnajder" i Piro Milkanit. Kandidatura e saj cilėsohet "E favorshme". Pozitiv pėr tė ėshtė fakti qė personazhi i saj duket tamam pėr t'u vlerėsuar me ēmim edhe ngase ėshtė realizar nga regjisorė tė cilėt janė kurorėzuar mė parė nė Kanė me Palmėn e Artė nė veēanti pėr aktorėt.

    Njėlloj si protagonistja e filmit "Fėmija", edhe Dobroshin e quajėn rishtare, prandaj ėshtė pėrgjegjėsi e madhe qė duhet tė mbajė me personazhin e Lornės.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 02:28