BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Festė me emocione tė pėrziera!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    17022014

    Buzqeshje Festė me emocione tė pėrziera!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Festė me emocione tė pėrziera! Largea_5b0fc6b1-f75f-4f24-95fd-f8d966a3e6b2_w443_r1_cy71392647240

    Nė 17 shkurtin e vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarėsinė, te qytetarėt e Kosovės ishte njė entuziazėm i madh se me shpalljen e pavarėsisė do tė kėtė pėrmirėsime tė theksuara nė tė gjitha fushat, duke u nisur nga ēėshtjet politike e deri te gjendja ekonomike dhe sociale.

    Gjashtė vjet pas, qytetarėt thonė se ndoshta nga entuziazmi i madh kishin harruar qė me bėrjen shtet, Kosova merrte mbi vete shumė pėrgjegjėsi dhe obligime, qė vėshtirė do t’i sfidonte.

    Pritjet qė ata kishin gjashtė vjet mė parė, thonė se nuk janė realizuar tė tėrat, por disa prej tyre theksojnė se ka pėrparime tė vogla nė disa sektorė.

    Ilmi Dervishi, 50 vjeē i cili kishte ardhur nga komuna e Gjilanit pėr tė festuar nė Prishtinė, ku po mbahen manifestimet shtetėrore, vlerėson se nė gjashtė vjetorin e pavarėsisė ka pasur ngecje, por edhe pėrparime nė shumė aspekte. Megjithatė, ai mendon se autoritetet e Kosovės kanė mundur tė bėjnė shumė mė shumė.

    “Kosova nė kėtė gjashtė vjetor nė disa aspekte ka pėrparime, por ka ngecje nė shumė gjėra qė neve popullatės na duhen. Mungesa e ujit, mungesa e infrastrukturės nė pėrgjithėsi. Duka pasur parasysh kohėn e mėhershme ka pasur pėrparime, por ka mundėsi qė tė bėhet mė shumė”, shprehet ai.

    Pėr disa qytetarė, pėrveē infrastrukturės rrugore, e cila ka pasur mjaft investime gjatė kėtyre viteve, nė aspektet tjera Kosova ka shėnuar ngecje.

    Islam Mazerku, i cili ka ardhur nga Presheva nė Kosovė pėr tė festuar gjashtė vjetorin e pavarėsisė, ecjet e Kosovės pėrgjatė kėtyre viteve i pėrshkruan si hapat e njė fėmije gjashtė vjeē, i cili sapo ka nisur shkollėn.

    “Ka ndryshime, por ka edhe ngecje, te gjyqėsori, infrastruktura ka ecur mire, ekonomia ka ngecur. Ėshtė njė shtet i vogėl si njė fėmijė gjashtė vjeēar si mund tė ecė, ashtu edhe Kosova”, thotė Mazreku.

    Qytetarėt e Kosovės, shprehen mjaft tė zhgėnjyer nė kėtė gjashtė vjetor, sa i pėrket pėrmirėsimit tė kushteve ekonomike dhe sociale.

    Thonė se punėsimi mbetet sfidė pėr institucionet e Kosovės dhe se nė kėtė drejtim duhet tė punohet, nė tė kundėrtėn, siē shprehen ata, ėshtė e pamundur tė jetohet nė kėtė vend.

    Shifrat zyrtare tė punėsisė dhe varfėrisė gjatė kėtyre viteve nuk kanė shėnuar ndonjė rėnie tė madhe, ndėrkohė qė pėr shumė qytetarė thuhet se gjendja e tyre ekonomike dhe sociale vetėm sa ėshtė pėrkeqėsuar.

    Halim Saliu 40 vjeē punon si shitės ambulant. Ai shet flamuj dhe gjėra tjera qė pėrmbajnė simbole kombėtare.

    Salihu, shprehet mjaft i zhgėnjyer, thotė se para gjashtė vjetėsh sė paku kishte pritur qė do tė gjente njė punė dhe nuk do tė punonte si shitės ambulant.
    “Kosova edhe pas gjashtė viteve nuk ėshtė mirė, nuk ka punė nuk ka asgjė. Udhėheqėsia jonė po punon vetėm pėr vete, ne kemi mbetur njėjtė si para gjashtė viteve. Nuk kam menduar se njėjtė do ta kryej kėtė punė do tė dal nė rrugė pėr tė punuar. Kam menduar se do t’i kem punėt mė mirė”, thotė ai.

    Nė vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarėsinė, papunėsia ishte mbi 43 pėr qind, 15 pėr qind e popullatės sė pėrgjithshme jetonin nė varfėri ekstreme, ndėrkaq 45 pėr qind e popullsisė jetonin nė varfėri relative.

    Derisa, tė dhėnat e fundit tė Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės tė cilat flasin pėr vitin 2012 tregojnė se papunėsia nė Kosovė ėshtė 30.9 pėr qind. Ndėrkaq, varfėria sipas vlerėsimeve tė Bankės Botėrore, ėshtė 29.7 pėr qind, derisa varfėria ekstreme 10 pėr qind.

    Edhe Hatixhe Lahu thotė se autoritetet e Kosovės duhet tė punojnė mė shumė nė hapjen e vendeve tė reja tė punės

    “Ka ndryshuar nė mėnyrė pozitive, por jo edhe aq shumė, Kosovės i nevojitet punėsim dhe ka shumė gjėra tjera pėr tė ndryshuar”, thekson ajo.

    Ngjashėm, shprehet edhe Shaqir Berisha 45 vjeē. Thotė se pėr tė nuk ka ndryshuar asgjė, ka pritur tė punėsohet, por qė kėtė nuk ka rritur ta gjejė akoma njė vend pune

    “Kam pritur mė shumė ėshtė premtuar dhe ne kemi besuar. Kanė premtuar se pas shpalljes sė Kosovės shtet do tė pėrmirėsohen kushte do tė ketė hapje tė vendeve tė reja ėt punės por qė nuk ka ndodhur”, shton ai. BS
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 27/4/2024, 06:12