BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kolla kronike, ja si ta kuroni

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Kolla kronike, ja si ta kuroni

    Mesazh nga Princesha... 1/4/2014, 15:30

    Kolla kronike, ja si ta kuroni 14872_668346983225104_604042873_n

    Faji eshte i gerhitjeve te shumta gjate nates. Ky shqetesim prek
    veēanerisht femrat, megjithate kolla kronike mund te kontrollohet
    permes disa metodave te thjeshta, te cilat praktikohen edhe ne shtepi.

    Shpeshhere per doktoret eshte nje mister, megjithate, kohet e fundit, ata kane filluar ta zbulojne ngadale: kolla kronike, ajo qe zgjat me
    shume se tete jave dhe ua ben jeten shume te veshtire personave qe vuajne nga kjo simptome, mund te shkaktohet edhe nga nje shqetesim ne rruget e frymemarrjes qe shfaqet gjate gjumit, e ashtuquajtura gerhitje. Kete e ka treguar nje studim i kryer nga doktor Surinder Birring, i cili punon ne Departamentin e Mjekesise Respiratore te spitalit “King’s College Hospital” te Londres, ne
    bashkepunim me nje grup australian. Ky studim eshte publikuar prej pak kohesh ne ERJ, gazeta e “European Respiratory Society” (Shoqeria Respiratore Europiane).

    Shqetesimet e zakonshme
    Kollitja eshte metode me ane te se ciles organizmi eliminon papastertite nga mushkerite dhe rruget e siperme te
    frymemarrjes. Gjithashtu mund te vije si reagim ndaj ndonje ngacmimi ne rruget ajrore. Kolla nuk eshte semundje, por
    shpesh rendesia e saj mund te percaktohet vetem kur zhvillohen simptoma te tjera. Ka shume shkaktare te cilet nxisin
    kollen, siē jane semundjet virale. Ėshte normale te keni kolle kur jeni ftohur. Shpesh kollitja nxitet nga gelbaza qe kalon
    poshte ne fyt. Edhe infeksionet e mushkerive ose te rrugeve te siperme te frymemarrjes mund te shkaktojne kolle. Kolla
    kronike mund te jete simptome e pneumonise, bronkitit, tuberkulozit, etj., por edhe shenje qe keni ndonje infeksion ose
    se po prekeni nga semundja obstruktive pulmonare kronike. Gjithashtu kolla kronike mund te jete simptome e refleksit
    gastroezofageal dhe t’iu zgjoje nga gjumi: zbrazjet e hundes bien poshte ne fyt. Kjo mund te shkaktoje kolle te
    vazhdueshme ose ndjesine sikur keni nevoje vazhdimisht te pastroni fytin. Pas ftohjes, kolla e thate mund te zgjate disa
    jave me shume se sa simptomat e tjera dhe shpesh perkeqesohet gjate nates.

    Duhani dhe ilaēet
    Shkencetaret po studionin nje grup prej 108 personash, te cilet kishin probleme me rruget e frymemarrjes gjate nates ne
    kerkim te simptomave qe lidheshin me kete situate. Pasi larguan te gjithe ata qe vuanin nga kolla kronike, e cila
    shkaktohej nga duhani, pirja e barnave te ndryshme, ose semundjet e tjera respiratore, identifikuan nje grup prej 55
    individesh: mes ketyre te pakten nje e treta vuante nga kolla kronike e pashpjegueshme. Atehere studiuesit arriten ne
    perfundimin se eshte pikerisht gerhitja gjate nates qe sjell kete shqetesim. Madje jo vetem kaq, ata kane zbuluar
    gjithashtu se lidhja mes gerhitjeve dhe kolles kronike eshte me e shpeshte te femrat. Deshmia e metejshme qendron ne
    faktin se, mes pacienteve qe nuk vuanin nga kolla kronike, perqindja e meshkujve arrin deri ne 81 per qind, ndersa e
    femrave ne 19 per qind.

    Kujdes ndaj refluksit
    Njerezit qe gerhasin naten dhe vuajne nga kolla kronike, ankohen edhe per simptoma te tjera: djegie stomaku gjate nates
    (ky fenomen haset ne 28 per qind te rasteve, ndersa perqindja e personave qe gerhasin, por nuk kane kolle kronike arrin
    ne 5%, rrufe (perkatesisht 44 dhe 14 per qind), dhembje gjate gelltitjes (perkatesisht 33 dhe 11 per qind) dhe therje ne
    gjoks (44 dhe 19 per qind). “Studimi yne, i pari i ketij lloji, tregon se kolla kronike eshte nje simptome e rendesishme dhe
    shume e perhapur mes personave qe gerhasin shume naten. Te tilla raste mund te lidhen me nje refluks gastroezofag, qe
    nga ana tjeter shoqerohen me gerhima”, ka thene Birring. Por cila eshte lidhja mes gjithe ketyre simptomave? “Disa te
    dhena tregojne se kolla mund te shkaktohet edhe nga nje inflamacion i rrugeve te siperme te frymemarrjes, gje qe ēon
    me pas ne problemet me frymemarrjen gjate gjumit. Kjo mund te shpjegoje edhe faktin e lidhjes me rrufen”, shton
    studiuesi.

    Nje simptome e vetme
    Cilido te jete mekanizmi, e rendesishme eshte qe te kihet parasysh lidhja e mundshme mes kolles kronike e gerhitjes
    dhe keto dy faktore te kerkohen te pacientet qe vuajne nga ky shqetesim: shpesh kolla mund te jete simptoma e vetme e
    gerhitjes gjate nates. Kjo lidhje nuk eshte shume e njohur per doktoret dhe natyrisht qe nenvleresohet, por eshte e
    rendesishme te njihet, sepse trajtimi i gerhitjes mund te ēoje ne largimin e kolles. Si? Me avull te nxehte, nje terapi qe mund te praktikohet edhe ne shtepi.

    Prishja e qetesise
    Kolla kronike eshte nje shqetesim qe mund te na e beje me te vertete te pamundur jeten. Perveē shqetesimit te
    perditshem, mund te ēoje ne nje izolim te vertete shoqeror: pacientet nuk guxojne te shkojne ne kinema, teater, ose
    kishe nga frika se mos papritur u fillon kolla dhe prishin qetesine publike. Kjo simptome mund te ndikoje per keq edhe ne
    pune: mjafton te mendosh kontaktin qe do te kesh me koleget dhe njerezit e tjere. Deri me tani mjeket nuk arrinin te
    identifikonin shkakun e te pakten ne 40 per qind te rasteve. Fale studimeve eshte e mundur kjo gje. /

      Ora ėshtė 26/4/2024, 15:07