BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gabimet mė tė shpeshta gjatė pėrdorimit tė barnave!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gabimet mė tė shpeshta gjatė pėrdorimit tė barnave!

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/4/2014, 18:35

    Njė hulumtim i realizuar kohė mė parė ka treguar se 46 pėr qind tė njerėzve nuk e dinė se si t’i marrin me rregull barnat qė pėrdorin. Edhe shumica e efekteve tė dėmshme tė barnave shfaqen pikėrisht pėr kėtė arsye.

    Ja cilat janė gabimet mė tė shpeshta qė bėjmė gjatė pėrdorimit tė barnave.

    Copėtimi i tabletave pėr t’i pėrtypur mė lehtė
    Disa barna qėllimisht janė ndėrtuar ashtu qė tė mund tė veprojnė mė gjatė ose tė fillojnė tė veprojnė mė vonė, andaj janė tė veshur me shtresa tė ndryshme. Nėse ju e dėmtoni kėtė shtresė mbrojtėse, nė organizėm do tė lėshohet sasi mė e madhe pėrnjėherė.

    Njė shembull janė barnat pėr tension tė gjakut tė cilat kanė veprim njėditor, ndėrsa njerėzit e moshuar shpesh i copėtojnė tabletat. Nėse ju i pėrdorni duke i copėtuar, mund tė vijė deri te rėnia e shpejtė e shtypjes sė gjakut, qė mund t’u ēojė nė humbje tė vetėdijes.

    Ibuprofeni para stėrvitjeve
    Nėse merrni ndonjė ilaē para stėrvitjeve, ashtu qė tė lehtėsoni qėndrueshmėrinė e stėrvitjeve, mund tė jeni nė rrezik pasi nuk do tė mund tė vėreni nėse lėndoheni.

    Po ashtu, hulumtimet holandeze kanė treguar se ibuprofeni para stėrvitjeve tė rėnda si vrapimi ose ngasja e biēikletės shkakton dėmtim tė mukozės sė lukthit. Edhe pse kjo dukuri zgjat disa orė, gjatė kėsaj kohe mund tė vijė edhe te probleme tjera si helmimi me ushqim, pasi bakteret mund tė arrijnė edhe nė qarkullimin e gjakut pėr shkak tė mukozės sė dobėsuar.

    Madje, disa ekspertė thonė se mund tė vijė edhe te humbja e vetėdijes nėse ju pėrdorni barna tė caktuara para stėrvitjeve. Beta-bllokuesit pengojnė rritjen e tensionit normal tė gjakut, por truri ka nevojė pėr mė shumė gjak kur ju jeni duke u stėrvitur. Kur kjo nuk ndodh, mund tė vijė deri te tė fikėtit.

    Antibiotikėt me pėrmbajtje ciprofloksacine, tė cilėt jepen pėr infeksione tė sistemit urinar ose tė helmimit me ushqim siē ėshtė salmonela, mund tė dobėsojnė gilcat (tejzat) nė nyja. Nėse ngrini pesha tė mėdha, do t’i dėmtoni tejzat mė lehtė.

    Kremrat
    Edhe pse duken sikur janė tė parrezikshme, kremrat pėr shėrimin e disa gjendjeve mund t’ju vrasin. Bėhet fjalė pėr kremrat tė cilat pėrmbajnė metil-salicilat, veēanėrisht kur pėrzihen me llojet e kremrave tjera kundėr dhimbjes. Pėrdorimi i rregullt i kremrave me pėrmbajtje steroide, siē janė ato pėr trajtimin e ekzemave, nė fund mund tė ēojė nė hollim dhe pėlcitje tė lėkurės. Kremrat tė cilat pėrmbajnė estrogjen dhe progestreron, si rezultat i pėrdorimit tė shpeshtė mund tė ēojnė nė nivele tė larta tė tyre nė organizėm sa mund tė pėrjetoni dhimbje nė gishta. Njerėzit shpesh pėrdorin mė shumė kremra se sa ėshtė e pėrshkruar pasi mendojnė se do tė shėrohen mė shpejt, por nė fund kjo mund tė jetė kundėrefektive.

    Barnat kundėr ftohjes
    Disa studime kanė treguar se barnat e dhimbjes tė cilat pėrdoren nė rastet e ftohjes, nė tė vėrtetė mund ta zgjatin kohėzgjatjen e sėmundjes. Ibuprofeni ul pezmatimin, por mund tė pamundėsojė organizmin qė tė luftojė infeksionin, thonė mjekėt britanikė. Nėse ndjeheni keq, mė e mira ėshtė tė zgjidhni paracetamolin pasi ai ul edhe temperaturėn dhe ju do tė ndjeheni mė mirė. Studiuesit amerikanė tregojnė se edhe kėtu duhet tė keni kujdes, pasi temperatura e rritur do tė thotė se organizmi po i lufton inflamacionet dhe viruset, ndėrsa me uljen e saj, kjo nuk do tė ndodhė, por do tė zgjatet koha e rikuperimit.

    Paracetamoli
    Brenda 24 orėve mund tė pėrdoren mė sė shumti katėr gramė paracetamol. Ky bar zakonisht vjen i paketuar nė tableta 500 miligramė, por nuk guxon tė pėrdoren mė shumė se dy tableta pėrnjėherė pasi mund tė shkaktojė dėmtime tė mėlēisė. Sipas studimeve nga Universiteti i Edinburgut, edhe personat tė cilėt kanė pirė dy ose tre tableta mė shumė se sa preferohet, kanė shfaqur shenja tė mbidozimit. Ato mė sė shumti kanė qenė te rastet e dhimbjes sė dhėmbėve ose tė kėmbėve./Telegrafi/

      Ora ėshtė 9/5/2024, 01:40