Shenja te veēanta: pala. Tendencat pranvere/vere 2014 propozojnė copat me pala qe tashme sfilojne neper pasarelat me te mėdha te maison te modės. Dhe tek shohim koleksionet qe mbushen nga fundet me pala, pantallona, kėmisha, ēanta madje edhe kėpucė, por ēdo krijim pasurohet nga detaje te veēanta.
Do te jete e vėshtirė te mos humbisni mes palave te modės pėr pranvere/vere 2014. Pranė rrjetės, njė protagoniste tjetėr ne trendet e sezonit, e cila ėshtė ne shume koleksione te prezantuara ne Paris, Milano, Londėr dhe New York, palat janė njė nder must have pėr koleksionet pranverore. Ne versione mikro dhe makro, te sheshta apo voluminoze, pothuaj gjeometrike, palat janė te destinuara te na bėjnė pėr vete me bukurinė e tyre. Ēdo stilist propozon mėnyrėn e tij te punuarit te pėlhurės.
Day Birger et Mikkelsen propozon modele te ngushta ne pjesėn e poshtme, Topshop synon tek romantizmi fal ngjyrave delikate ne tonet e rozės. Marc Jacobs, synon pėr veshje ku sensualiteti mbizotėron. Fundet me pala marrin njė bukuri retro tek Michael Kors ndėrsa Christian Dior realizon fustane me pala shume te sofistikuar. Xhaketat janė te zbukuruara me motive te holla pėr Lanvin, ndėrsa Chloe prezanton palat me art pėr njė efekt tres chic.
Edhe aksesoret huazojnė tendencat me pala. Sandalet qe mbajnė firmėn Christian Louboutin janė njė prej kėtyre modeleve, gjithashtu nuk mbeten me pas edhe krijimet e Isabel Marant. Pėr te gjitha fashion addicted te pasionuara pas ēantave, modelet e Miu Miu dhe Lanvin vijnė me materiale te pasura se bashku me njė seri veshjesh me pala.
/ikub/