BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tirana del me turp nga Championsi

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Tirana del me turp nga Championsi

    Mesazh nga Albatros 23/7/2009, 21:27

    Ėshtė mbyllur me turp prezantimi i Tiranės kėtė edicion nė Ligėn e Kampioneve, pasi jo vetėm nuk mundi tė lėrė asnjė gjurmė pozitive nga performanca e saj kundėr kampionėve tė Norvegjisė, Stabaek, por nė tė njėjtėn kohė u thye mbrėmė keqas 4-0 nė “Telenor Arena” tė Norvegjisė, njė eliminim skandaloz pėr njė skuadėr qė pretendonte tė shkonte nė fazėn e grupve tė kėtij kompeticioni. Nė tė vėrtetė dobėsia u shfaq qė nė “Qemal Stafa” gjatė pėrballjes sė parė, ku barazimi, edhe pse i drejtė, paralajmėroi pafuqinė e ekipit tė Lonēareviēit pėr tė shkuar mė tej dhe sit ė mos mjaftonte kjo, disa dėmtime dhe mungesa i vunė kapakun disfatės sė djeshme, e cila, pėr nga rezultati, kurrsesi nuk duhej tė ishte e tė tilla pėrmasave. Ndeshja qė startoi nė orėn 20:45 pati vetėm njė emėr: Stabaek, i cili dominoi nga minuta e parė nė tė fundit dhe e meritoi plotėsisht fitoren, duke i treguar Tiranės se si fitohet dhe kalohet nė turin tjetėr. Ėndrra e bardhebluve pėr tė pasur rezultat pozitiv ka zgjatur vetėm 15 minuta, pasi nė njė terren sintetik qė u shkonte pėr shtat vendasve, aksionet e shumta tė sulmit tė Stabaekut janė kurorėzuar me gol nga Segerstrom, i cili dy minuta mė pas, pra nė tė 17’ realizon dhe golin e dytė personal. Praktikisht kėtu mori fund ėndrra e Tiranės pėr t’u kualifikuar, ndėrkohė qė lojtarėt e Stabaekut vazhdonin tė krijon raste tė tjera dhe vunė nė vėshtirėsi serioze mbrojtjen bardheblu. Trajneri Lonēareviē mbajti fjalėn e tij nė lidhje me formacionin dhe fleksibilitetin e skemės taktike, duke ndryshuar pozicionimin e lojtarėve herė pas here, por pa sukses, pasi asnjėri nga bardheblutė e hedhur nė fushė nuk e justifikoi mbrėmė besimin e tij dhe pėr mė tepėr, gabimet nė pasime dhe neglizhenca nė ndėrtimin e aksioneve i dhanė terren kundėrshtarit qė nė harkun e 30 minutave tė para mund tė kishte shėnuar edhe tė tjerė gola. Rastet sporadike tė Xhafajt dhe tentativat e tij nuk gjenin mbėshtetjen e pjesės tjetėr tė grupit e kėsisoj dėshtimi i Tiranės ishte jo vetėm i lexueshėm, por edhe i pashmangshėm. Nė minutėn e 44-t vjen dhe goli i tretė nga Berglund, kėshtu qė Tirana i drejtohet dhomave tė zhveshjes me bindjen e qartė se ėndrra Champions kishte pėrfunduar. Nė pjesėn e dytė lojtarėve u mbetej tė ruanin mos pėsonin mė gola dhe tė realizonin tė paktėn njė gol nderi. Trajneri Lonēareviē ndėrhyn nė formacion, duke nxjerrė Patushin pėr Abilaliajn, por edhe vlonjati mbeti nė hije, pavarėsisht dėshirės sė madhe. Nė minutėn e 55-tė Farnerud vulos parashikimin e tij pėr fitore tė thellė. Gjithēka mė pas vetėm, formalitet. Pėr t’u shėnuar vetėm rasti i Mohelebisė qė ndenji vetėm 11 minuta nė fushė.


    Stabek-Tirana 4-0

    Stabaek: Knudsen, Segerstrom, Hauger, Keler (Andersen 76’), Kobajashi (Skjelvik 80’), Nanskog, Skjonsberg, Farnerud, Olsen, Hedenstad, Berglund (Hof 67’)
    Trajner: Jan Jonson
    Tirana: Nallbani, Dabulla, Pashaj, Lila, Sefa, Patushi (Abilaliaj 46’), Devolli (Devolli 63’), Alenēenu, Osmani, D. Xhafaj, Lilaj (Hajdari 71’)
    Trajner: Ilija Lonēareviē

    Golat: Segerstrom 15’, 17’, Berglund 44’, Farnerud 55’
    Gjyqtarė: Torsten Kinhofer/ Detlef Shep, Markus Vingenbah
    Kartonė tė verdhė: Segerstorm 50’, Keler 74’/ Lila 15’
    Karton tė kuq: Mohelebi 74’

      Ora ėshtė 2/5/2024, 01:43