BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Premtimet qė duhet ti bėni trupit tuaj!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Premtimet qė duhet ti bėni trupit tuaj!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/6/2014, 15:48

     Premtimet qė duhet ti bėni trupit tuaj! 10a9428c-9f4e-44d8-bd12-6681a8e61b65---0-

    E duam, e urrejmė, e pėrkėdhelim por shpesh e dėmtojmė, ėshtė trupi ynė, vendi ku qėndron shpirti ynė por edhe pasqyra jone, nėse jemi te stresuar, te nervozuar, te lodhur, trupi ynė e tregon edhe pa kuptuar ne. Na pėlqen apo jo trupi ėshtė miku ynė me besnik ai qe do te na qėndrojė pranė pėr te gjithė jetėn, dhe pikėrisht pėr kėtė duhet ti bėjmė atij premtime pėr respekt dhe dashuri.

    Ushqimi- Mos konsumoni perime vetėm sepse janė dietike, por me qėllimin e vetėm pėr ti dhėnė trupit substanca ushqyese pėr te cilat ka nevoje pėr tu rigjeneruar.

    Mjaft e klasifikuat- Forme molle, dardhe, trekėndėsh, rrumbullaket, trupi juaj ėshtė me shume se njė frutė apo njė forme gjeometrike, ėshtė me mire nėse filloni te pėrdorni terma si, me forma, seksi, joshės etj.

    Mjaft e bėtė te padukshėm- Te vazhdoni te dobėsoni trupin, ne kėrkim te njė forme e cila nuk ekziston, jo e shėndetshme, qofte pėr mode apo pėr ti treguar te tjerėve, ėshtė e gabuar pėr trupin dhe pėr mendjen tuaj. Kujdesuni pėr te dhe bėni gjithmonė atė qe ėshtė me e shėndetshme, se bashku do te shkoni larg.

    Beni sport pėr tu zbavitur- Palestėr, jogging, fitnes, bėji kėto pėr tu zbavitur, relaksuar trupin dhe mendjen ne kėtė mėnyrė do te ndihmoni veten te largoni stresin, dhe jo pėr te ndėshkuar trupin tuaj pasi keni ngrėnė shume.

    Mos vishni gjithmonė taka- Mos e masakroni trupin me taka prej 15 cm vetėm sepse moda e kėrkon kėtė, por mbani njė pale atlete, shijoni balerinat, dhe do te ndiheni shume me mire.

    Beni kontrolle mjekėsore- Kontrolloni periodikisht trupin tuaj dhe gjeni njė mjek te besuar i cili te dije t’u kėshillojė. Parandalimi ėshtė gjeja e pare pėr te cilėn duhet te mendoni.

    Mjaft u frikėsuat nga prova e kostumit te plazhit- Mjaft duke krijuar ankth. Gėzoni plazhin, detin, rėrėn dhe diellin pa u menduar pėr te tjerat. I keni pritur pushimet prej shume kohesh dhe tani dėshironi ti kaloni duke u fshehur?

    Aplikoni mbrojtjen solare- Sepse trupi ynė duhet te mbrohet nga te gjithė agjentet e jashtėm, si rrezet UV dhe UVA, pasi kėrcėnojnė shėndetin.

    Pėrpiquni te kaloni limitet- Tentoni te kaloni vėshtirėsitė, bllokimet psikologjike, frikėt kjo ėshtė diēka e shėndetshme. Por evitoni te shkoni pėrtej limiteve te dėmshme, si alkooli, kafeina, duhani, ore duke punuar pa ngrėnė apo pa gjumė. Jepini trupit tuaj atė qe ka nevoje, gjithmonė, respektoni ritmet e tij pa e forcuar, do t’u jete mirėnjohės. /ikub/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 00:25