BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tė bukurat e Shqipėrisė gati pėr sfidė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tė bukurat e Shqipėrisė gati pėr sfidė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/6/2014, 19:01

    Tė bukurat e Shqipėrisė gati pėr sfidė! Largea_miss-shqiperia1403358275

    Kanė shėtitur mė shumė se dy javė nėpėr tė gjithė Shqipėrinė, por kanė pėrfunduar nė Ulqin. Mali i Zi ėshtė ndalesa e fundit qė tė bukurat shqiptare kanė ndėrmarrė. Pasi, pikėrisht nė kėtė qytet turistik do tė zhvillohet konkursi i bukurisė “Miss Shqipėria 2014”. Finalja e madhe do tė mbahet nė datėn 27 qershor, por vajzat sė bashku me stafin qė do tė realizojė kėtė edicion tė “Miss Shqipėria” kanė mbėrritur nė Mal tė Zi qė nė mbrėmjen e kaluar pėr tė nisur punėn. Pas njė turi tė gjatė nėpėr tė gjithė Shqipėrinė, ndoshta kjo do tė jetė pjesa mė e vėshtirė pėr stafin, i cili duhet tė pėrgatitet pėr t’i sjellė diēka tė mirė audiencės nė Shqipėri. “Shekulli” do t’ju pėrcjellė sot, fotot e bukurosheve, tė cilat janė pretendentet kryesore pėr kurorėn e kėtij viti. Gjatė kėtij turi dhe nė ndalesat e tyre nė disa nga vendet mė turistike tė Shqipėrisė kanė qenė tė pranishėm edhe pjesė tė stafit organizues tė kėtij konkursi bukurie.

    Pjesėmarrėsit

    Si ēdo herė edhe kėtė vit garojnė 31 vajza tė pėrzgjedhura ditėt e fundit tė majit nga organizatorėt e eventit. Kėtė vit kanė garuar gati 240 vajza, tė cilat fillimisht pretendonin tė ishin nė grupin e 31 mė tė mirave. Kėngėtarja Orinda Huta do tė jetė prezantuesja e kėtij eventi, por nuk do tė mbetet me kaq. Ajo nuk do tė mungojė nė skenė edhe si kėngėtare. Tė tjerė kėngėtarė qė do t’i bashkohen skenės janė artistėt e njohur shqiptarė si: Irma Libohova, Elton Deda, Redon Makashi, Aleksandėr Gjoka, Mihrije Braha etj.

    Juria, dorėzimi i kurorės

    Juria e kėtij edicioni bukurie do tė jetė e pėrbėrė po nga emra tė njohur tė skenės shqiptare. Virgjil Kule, Kledi Kadiu, Holta Dulaku, Ylljet Aliēka, Amarda Toska, Arlinda Dudaj dhe Florenza Lekstakaj, do tė pėrzgjedhin nė Ulqin "Miss Shqipėria 2014". Kjo e fundit, bukuroshja 18-vjeēare qė jeton nė Firence e shpallur "Miss Shqipėria 2013”, nė mbrėmjen e 27 qershorit do t'i dorėzojė kurorėn njė tjetėr mbretėreshe tė bukurisė.

    Turizėm, Vlorė, Berat, Kavajė, Durrės, Theth, Shkodėr...

    Rrugėtimi i "Miss Shqipėrisė 2014" filloi nė qytetin e Vlorės, ku pėr dy ditė vajzat kanė vizituar bazėn e Pashalimanit, duke prerė nė njė farė mėnyrė edhe shiritin e moratoriumit, i cili deri tani ndalonte udhėtimin me mjete tė motorizuara pėrgjatė bregut. Me anije turistike, ndryshe nga vitet e tjera ku vajzat janė shoqėruar nga policia dhe kanė udhėtuar me anije luftarake , ato kanė parė Karaburunin, bregun e pastruar tė Vlorės dhe bukuritė natyrore tė bregut shqiptar. Mė pas, turi ka vazhduar nė Berat, ku bukuroshet kanė vizituar kalanė dhe ku janė pritur nga banorėt. Mali i Shpiragut ka qenė destinacioni i radhės ku janė realizuar etyde, janė vjelur qershitė, fruti i stinės nėpėr frutoret e zonės, kanė parė Osumin dhe mė pas i janė drejtuar qendrės sė Shqipėrisė. Nė Kavajė janė zgjuar sėrish emocionet e edicionit tė dy viteve mė parė nė vizitėn e bėrė nė Gosė, ku u realizua "Miss Shqipėria 2012". Nė Durrės, vajzat kanė qenė protagoniste tė njė feste tė organizuar nė njė nga klubet e kėtij qyteti me veshjet e skuadrave mė tė njohura tė futbollit nė botė, me rastin e ēeljes sė Kampionatit Botėror Brazil 2014. Pas kėsaj, grupi i ėshtė drejtuar Veriut, pėr herė tė parė qytetit tė Pukės, ku janė mirėpritur nga banorėt dhe kanė qenė mysafiret speciale tė haneve, vizitore tė muzeut tė qytetit, bukurive natyrore dhe historike qė ruan ky qytet me shtrirje tė madhe gjeografike. Mė tutje, nė Malėsinė e Bogės, vajzat kanė pasur si destinacion final Thethin, pėr ta pėrmbyllur udhėtimin nė qytetin e Shkodrės.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 17:39