BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gabimet nė stilet verore, cilat janė dhe si ti evitojmė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gabimet nė stilet verore, cilat janė dhe si ti evitojmė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/6/2014, 07:23

     Gabimet nė stilet verore, cilat janė dhe si ti evitojmė! F2429624-2d8c-4530-965c-aa55537020bb---0-

    Stili personal duhet te jete gjithmonė i kujdesshėm, dhe ka disa rregulla te cilat nuk mund te injorohen. Ēdo sezoni prezanton "kurthet" e veta dhe ne vere ėshtė edhe me e thjeshte te keni "incidente" fashion.

    Te tregoni te brendshmet

    Fustanet dhe pantallonat nuk duhet te lejojnė qe te brendshmet te jene ne dukje, dhe prandaj quhen te tilla. Gjate verės duhet te synoni pėr intimo me pak qepje dhe me te lehta, qofte pėr ti lejuar lėkurės te marre fryme ashtu dhe pėr te evituar te tregoni ēdo gjė qe vishni nen rroba.

    Te tregoni pjesėt e lėna pas dore

    Sandalet verore zbulojnė kėmbėt ne shume pjese, kėshtu qe nuk mund te lini pas dore pedikyrin. Pėr me tepėr, zgjidhni te vishni bluza dhe funde te shkurtėr pa qene te kujdesshėm me depilimin ėshtė njė ide e keqe.

    Te mos vishni recipeta

    Edhe femrat me njė gjoks jo shume te madh nuk duhet te harrojnė te veshin recipetat. Zgjidhini prej pambuku, te lehta, por vishini.

    Te zbuloheni shume

    I nxehti na shtyn te veshim sa me pak veshje, por nuk mund te dilni gjysme te zhveshura, pėr te vajtur ne pune, apo kudo tjetėr. Synoni pėr veshje me fibra natyrale, mbase njė fustan mini dhe njė pale sandale, do te dukeni glamour dhe te freskėta. Barku dhe kėmbėt jashtė tashme janė njė vulgaritet, madje mund te klasifikohen tek njė edukim i keq.

    Plazhi nuk ėshtė njė red carpet

    Taka 12 cm, bizhuteri, make up, modele flokėsh? Po, nėse po shkoni ne njė mbrėmje gala! Nėse po kaloni njė dite te bukur ne plazh me familjen apo miqtė, synoni pėr njė kostum te bukur me ngjyra dhe te qeshur. Nėse ju pėlqejnė takat dhe urreni te sheshtat, ėshtė me mire nėse synoni pėr taka ortopedike, komode dhe ne mode. Bizhuteritė dhe grimin duhet ti evitoni.

    Te pėrzieni ngjyrat dhe materialin

    Ne vere mbizotėrojnė ngjyrat, por te cilat te jene te kombinueshme. Kėtė vit janė ne mode stampat me lule, nėse vishni nje fustan me fantazi, synoni pėr aksesore me diskret. Edhe materialet duhet te pėrputhen me njeri tjetrin. Zakonisht, materialet sintetik ne vere duhet ti lini mėnjane./ikub/

      Ora ėshtė 8/5/2024, 01:32