BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Limoni: 20 mėnyra se si mund ta pėrdorni “ndryshe”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Limoni: 20 mėnyra se si mund ta pėrdorni “ndryshe”

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/10/2014, 17:30

     Limoni: 20 mėnyra se si mund ta pėrdorni “ndryshe” 221102d1-1f83-43b0-919f-153978bada16---0-

    1. Aromatizues frigoriferi. Nėse dėshironi tė largoni erėn e pėrzier tė produkteve tė frigoriferit tuaj, mėnyra mė e thjeshtė ėshtė tė shtrydhni njė limon nė pambuk, apo mbi njė sfungjer, dhe ta lini nė frigorifer pėr disa orė. Mos harroni tė hidhni edhe produktet qė mendoni se po e shkaktojnė erėn e pakėndshme.

    2. Rregullues i presionit tė gjakut. Limoni pėrmban kaliumqė kontrollon presionin e lartė tė gjakut dhe pakėson efektin e tė pėrzierave dhe marrjes sė mendve.

    3. Ndalon nxirjen e lulelakrės. Lulelakra ka prirjen tė kthehet nė ngjyrė kafe edhe nė gatimin mė tė vogėl. Pėr t’u siguruar qė perimet e bardha tė ruajnė ngjyrėn, hidhni njė lugė ēaji lėng limoni pėrpara se t’i skuqni.

    4. Shėndeti mendor. Uji me limon largon stresin dhe depresionin, duke rregulluar gjendjen emocionale. Atletėt e quajnė limonin dhuratė tė shenjtė, sepse kur fillon rėnia e fuqive, ata thithin lėngun e limonit nga njė vrimė qė i bėjnė nė majė. Ai rifreskon energjitė.

    5. Problemet e frymėmarrjes. Uji me limon mund tė reduktojė sekrecionet e fytit dhe ju ndihmon tė merrni frymė lirshėm, sidomos kur vuani nga astma.

    6. Ndihmon tė kuroni artritin dhe reumatizmin. Limoni ndihmon nė prodhimin e urinės, qė mundėson pakėsimin e inflamacionit, duke nxjerrė jashtė toksinėn dhe bakteret, gjė qė ju ēliron nga artriti dhe reumatizmi.

    7. Parandalon gurėt nė veshka. Konsumi i rregullt i lėngut tė limonit tė pėrzier me ujė, mund tė rrisė citratin urinar, njė lėndė kimike nė urinė qė parandalon formimin e kristaleve qė mund tė formojnė gurė nė veshka.

    8. Largon insektet nga kuzhina. Nuk ka nevojė tė pėrdorni spėrkatje kundėr insekteve pėr ta mbajtur kuzhinėn tė pastėr. Mjafton limoni. Derdhni pak lėng limoni nė vendet problematike ose pritni copėza tė vogla lėkure limoni pėr tė ‘lajmėruar’ insektet se nuk janė tė mirėpritura.

    9. Pėr higjienėn vaginale. Lėngu i limonit ėshtė pastruesi mė i mirė natyral pėr t’u kujdesur pėr pjesėn mė intime femėrore. Pėrdoreni sipas lėkurės.

    10. Pastron frutat. Nuk e dini kurrė sesa shumė pesticide apo pisllėqe mund tė kenė frutat tuaja. Pėr t’i pastruar ato sa mė mirė dhe pėr ta bėrė lėkurėn e tyre tė shndritshme, pėrdorni lėng dhe copėza limoni.

    11. Pastrimi i fytit. Nėse uji me kripė nuk funksionon pėr ju, pėrdorni limon pėr tė kuruar infeksionet e fytit falė cilėsive antibakteriale tė tij.

    12. Heq erėn e koshit tė plehrave. Nėse vendi ku hidhni mbeturinat ka filluar tė lėshojė erė tė pakėndshme, lėkurat e limonit dhe portokallit janė ‘arma’ e duhur pėr tė hequr qafe problemin.

    13. Pastron gjakun. Ne konsumojmė shumė ushqime dhe lėngje qė s’na bėjnė mirė. Kjo formon shumė toksinė nė gjak dhe trup, por konsumi i pėrditshėm i ujit me limon, ndihmon pastrimin e gjakut.

    14. Forcon sallatėn. Nėse sallata ėshtė zbutur, mos e hidhni nė plehra. Shtojini lėngun e gjysmė kokrre limoni nė njė enė me ujė tė ftohtė. Fusni brenda sallatėn dhe lėreni nė frigorifer pėr njė orė. Sigurohuni tė thani gjethet pėrpara se t’i pėrdorni.

    15. Shėndeti i gojės. Lėngu i limonit ndalon acarimin e mishrave tė dhėmbėve dhe redukton dhimbjen e tyre.

    16. Kujdesi pėr lėkurėn. Pėrse tė blini kremra tė shtrenjta kur mund tė pėrdorni lėngun e limonit pėr tė bėrė maskė fytyrė dhe pėr tė rigjallėruar lėkurėn?

    17. Pastron dhe zbardh thonjtė. Nuk keni nevojė pėr manikyr qė tė zbardhni thonjtė. Nė njė filxhan me ujė tė ngrohtė, shtoni lėngun e njė  gjysmė limoni dhe zhysni nė tė gishtėrinjtė pėr pesė minuta. Kur t’i nxirrni, fėrkoni thonjtė me lėkurėn e limonit.

    18. Largon njollat e manaferrave. Njollat qė lėnė manaferrat nė gishtėrinjtė tuaj, janė tė vėshtira pėr t’u hequr. Pėr kėtė arsye, lėngu i limonit mund tė bėjė ‘magji’ pėr zhdukjen e tyre. Lajini duart me lėngun e limonit, prisni disa minuta dhe mė pas lajini me sapun dhe ujė tė ngrohtė.

    19. Freskon gojėn. Era e keqe e gojės mund tė largohet shumė thjesht falė lėngut tė limonit. Acidi citrik qė ai pėrmban, rregullon nivelin e pH nė gojė dhe vret bakteret qė e shkaktojnė erėn.

    20. Dhembjet e kokės. Lėngu i limonit i pėrzierė nė ēaj tė ngrohtė, ėshtė njė kombinim i mirė i pijes qė mund tė konsumoni kur keni dhimbje koke.

      Ora ėshtė 9/5/2024, 19:33