BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    dedikim...

    Plaku
    Plaku
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/10/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 6067
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11453
    <b>Votat</b> Votat : 63
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Jam krenar qe jam shqiptar

    Buzqeshje dedikim...

    Mesazh nga Plaku 25/10/2015, 22:35

    -Si mund te pershkruaj kete qe ndjej per ty? Nuk mundem jo! Jo qe me mungon forca, por qe lotet nuk po lejojne zemren te shkruaje ato fjale qe pikturojne imazhin tend. Udhetoja neper gjurmet e dashurise per vite me radhe. Luftoja cdo dite per te gjetur dashurine qe Zoti kishte premtuar per mua Zhgenjehesha, lodhesha, rraskapitesha neper rruget e gjata te dashurise se vertete. Thelle thelle ngushellohesha me faktin qe eshte Zoti ai qe po shkruan historine me te bukur te dashurise per mua. E ndjeja thelle qe diku ne nje cep te botes do gjeja arsyen e buzeqeshjes se shpirtit tim. Eshte e vertete qe gjerat e bukura ndodhin rastesisht! Po po!I lodhur, dhe pa shprese ecja neper gjurmet e jetes. Papritur erdhi momenti qe Zoti kishte premtuar per mua. Perpara syve te mi u shfaq nje buzeqeshje qe me ndricoi syte e mi, qe i dha drite nje te verberi ne shpirt. Perpara meje krejtesisht papritur u shfaq nje bote plot me ngjyra ku degjoheshin mjaft qarte goditjet e dy zemrave qe rrihnin me nje force dhe tinguj qe vetem une dhe ti e degjonim. Cdo buzeqeshje shkrihej ne shpirt dhe ndizte nje zjarr qe kerkonte te digjte akullin mbizoterues, te largonte ate stuhi qe bllokonte frymemarrjet tona. Per nje moment e gjej veten te humbur thelle brenda teje.. Brenda nje bote qe me ofronte dashuri te sinqerte, mirkuptim, pozitivitet, besim. Dua te fluturoj neper dritat e imagjinates, te arrij majet me te larta per te shkruar emrin tend. Dua te degjoj buzeqeshjen time qe harmonizon tenden qe dashuria jone kurre nuk do te mbaroje. Te them qe gjithe ato gjera qe ti nuk ja din vetes do te ndihmoj per ti zbuluar ne shkrimet e dashurise sone. Do te buzeqesh me buzeqeshjet tona.. Kur te jete e mundur do te jap lekuren, gjakun, zemren, syte. Do te jem me i forte per ty. Kur ti nuk je prane meje nuk ka me diell, nuk ka me feste, nuk ka me drite edhe eshte erresire. Te premtoj se kur ti te jesh e merzitur do te te kafshoj buzen, do te ferkoj barkun, ose do te them nje fjale te embel nga zemra. Une dhe ti do te jemi bashke per te ndjere eren e te gjithe botes ne floket tona. Do te jetojme aq shume bashke saqe do te themi qe kemi jetuar mjaftueshem per te thene qe kemi qene gjeja me e bukur. Nuk dua te kem madheshtine e yjeve, as mrekullite e natyres, as bukurine e nje fushe me lule, as lartesine e nje mali plot me peme, por dua te kem thjesht buzeqeshjen tende, te prek lumturine tone ta ledhatoj dhe thelle thelle ta vulos ne shkelqimin e dashurise sone. Dua te mbroj dashurine tone me rrymen e nje rrufeje, me stuhine e nje fortune, me fortesine e nje mali , me imagjinaten e nje poeti, me dashurine e Zotit. Kur te jete fund i botes une do te jem aty per te te treguar fillimin e lumturise. Kur brenda teje te shuhet drita e shpreses une do te jem aty me nje fije shkrepese per te ndezur nje qiri jete ne shpirtin tend. Kur ti te ndihesh e lodhur nga gjithcka, une do te jem prane teje duke te dhene forcen e nje perqafimi, melodine e nje puthje, fuqine e nje shikimi, goditjen e nje zemre, ndjesine e nje ledhatimi. Kur syte e tu te pikojne lote, une do te jem aty per t’i shnderruar ato ne lote lumturie. Dashuria ime ka shume ngjyr , dhe arsyeja e kesaj ndjesie madheshtore je ti. Kur i ftohti te rrethoje lekuren tende, do te jem aty prane teje me ngrohtesine e dashurise. Kur te ndihesh e trishtuar do te buzeqesh dhe do te fal lumturi pa kursim. Te jetosh, te luftosh, te vuash te tentosh dhe mbi te gjitha te dashurosh prane teje eshte pjesa me e bukur qe jeta mund te te ofroje. Dashuria nuk shuhet kurre aty ku cdo dite lindin shkendija te sinqerta te nje ndjenje madheshtore sic eshte ajo cfare ne te dy ndjejme!
    MARINO
    MARINO
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 16/10/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 11197
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 21958
    <b>Votat</b> Votat : 92

    Buzqeshje Re: dedikim...

    Mesazh nga MARINO 4/11/2015, 14:25

    Harrove...
    Harrove se pate premtuar perjetesin me mua. Cuditerisht harrove dhe se ekzistoja kur buzagaz perqafove ate! Nje qiell pyetjesh me plot "Pse..?" u shemb mbi mua. Asnje pergjigje! Kritikova veten, isha une fajtori. Nuk mund te fajesoja dike qe kurre nuk ish me mua. Ti sdije te ishe as kur ishe vertet! Humbisje gjithmone ne te tjera gjera, ne te tjera sende. Dukej sikur prania ime tek ty nuk do te thonte asgje. Por trishtueshmerisht qendroja. Nuk mund te ngrihesha dhe te ikja prej teje sikur nuk me interesoje aspak, si mund ta beja... Ti ishe gjysme ime, kuptimi i gjithckaje, buzeqeshja e par e dites.
    Por ti harrove...
    Harrove se isha deshira shprehur nje ylli, rastesisht par nga ty duke rene neteve te veres pran bregut te detit. Cuditerisht me harrove mua dhe nuk u kujtove me kurre pasi puthe ate. Nje val dhimbjesh me mori me vete dhe me perplasi ne shkembinjt e pendimit, pa fryme pastaj duke me derguar ne bregun e harrimit por une nuk harroja dot. Ti ishe injektuar ne gjakun, ne mishin, ne shpirtin tim... Ishte e kote te provoja te harroja si ty dhe une.
    Ti harrove... por ti nuk harrohesh dot! Tinezisht nga vetja te kujtoj c'do dite!
    Uroj te jesh e lumtur me te aq sa isha une me ty dhe te te doj aq sa ti me doje mua

      Ora ėshtė 26/4/2024, 15:55