BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ciao Juventus !

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ciao Juventus !

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/9/2009, 14:20

    Ēdo fillim e ka njė fund. David Trezeguet ka vendosur tė largohet nga Juventus nė fund tė kėtij sezoni, pas 10 viteve tė kaluara nė klub. Sulmuesi francez thotė se nuk ka asnjė problem nė Torino, por dėshiron tė kthehet nė shtėpi. Golashėnuesi mė i mirė i huaj i Bianconerėve synon tė pėrshėndetet me njė titull.

    Sulmuesi francez, David Trezeguet ka thėnė se do tė largohet nga gjiganti italian Juventus nė fund tė sezonit. Trezeguet iu bashkua Juventusit nga Monaco, pasi shėnoi golin e artė tė fitores pėr Francėn nė finale tė Kampionatit evropian kundėr Italisė atė verė.

    Prej atėherė ai ka shėnuar 160 gola pėr Juventusin dhe ėshtė realizuesi mė i mirė i huaj qė ka luajtur ndonjėherė nė klub. Mirėpo, sulmuesi me origjinė argjentinase ka humbur vendin nė formacionin bazė tė Juventusit dhe ka filluar vetėm njė ndeshje tė ligės sezonin e kaluar, ndėrsa ende nuk ėshtė paraqitur kėtė edicion. Ai ishte spekuluar se do tė largohej gjatė verės, por mbeti nė klub ku ka kontratė deri mė 2011.

    Tani ka thėnė se planifikon tė largohet pas saktėsisht 10 viteve tė kaluara me Bianconerėt. “Kam bėrė tregimin tim nė kėtė klub. Herėt ose vonė gjithēkaje i vjen njė fund”, tha ai pėr Sky Italia. “Asgjė nuk ka ndryshuar nė marrėdhėniet e mia me klubin dhe kurrė nuk kam kėrkuar tė largohem. Kontrata ime kurrė nuk ka qenė problem. Ėshtė vendim tė cilin e kam marrė para pak kohe dhe do tė kthehem nė shtėpi me familjen time”, shtoi ai. 31 vjeēari Trezeguet, i cili ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Ai nuk ka bėrė tė ditur nėse do tė kalojė nė Francė ose Argjentinė, ku edhe e filloi karrierėn nė Platense.

    “Nuk e di, tani nuk ėshtė koha tė flasim pėr kėtė sepse kemi pėrfunduar vetėm ndeshjen e dytė tė sezonit. Dua tė pėrfundoj tregimin tim nė Juventus duke fituar diēka”, u shpreh ai. Trezeguet fitoi dy tituj tė ligės franceze me Monacon dhe dy tituj nė Serie A – njė kurorė nė Serie B – me Juventusin. Sezoni i tij mė i mirė erdhi mė 2002, kur Juventus u shpall kampion, ndėrsa ai u emėrua futbollisti i vitit dhe futbollisti mė i mirė i huaj. Po ashtu pėrfundoi bashkė-golashėnuesi mė i mirė nė Serie A.

    Ai shijoi sukses nė arenėn ndėrkombėtare, duke fituar Kampionatin botėror me Francėn mė 1998 dhe Kampionatin evropian dy vite mė vonė. Trezeguet ishte pjesė e ekipit tė Juventusit qė humbi titujt e kampionit tė Italisė nga 2005 e 2006 dhe u pėrjashtua nė Serie B si rezultat i skandalit pėr kurdisje tė ndeshjeve. Pėr dallim nga shumė futbollistė tė tjerė tė mėdhenj, Trezeguet i qėndroi besnik ekipit dhe i ndihmoi tė kthehet nė Serie A nė pėrpjekjen e parė. Tani ai duket i izoluar nė konkurrencė pėr njė vend nė formacionin bazė pas Amaurit, Vincenzo Iaquintas dhe Alessandro del Pieros.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 17:56