BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tė shėndoshė apo tė shėndetshėm?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tė shėndoshė apo tė shėndetshėm?

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/9/2009, 15:20

    Nėse jeni nė plazh ose nė pishina hidhni njė sy rreth e rrotull. Pamja qė do shihni, ka shumė mundėsi ti ngjaj kėtij pėrshkrimi: burra me bark lėshuar, gra me probleme celuliti, fėmijė mė tė shėndoshė ose mė tė dobėt se ē\'duhet. Dhe sikur mos mjaftonte kjo, treēereku i tyre, janė duke ... ngrėnė.



    Tė jesh i shėndoshė dhe tė jesh i shėndetshėm janė dy gjėra tė ndryshme. Tek ne shqiptarėt ndoshta vepron paksa ende edhe njė lloj mentaliteti qė duhet lėnė pas: qė shėndoshja dėshmon mirėqenie.



    Nė fakt nuk duhet kurrfarė mirėqenie qė tė kesh njė bark tė madh. Madje, pikėrisht e kundėrta ėshtė e vėrtetė.
    Veē kėtij mentaliteti tė ndeshur mė shumė nė zona rurale, ka edhe njė problem qė lidhet me pamundėsinė tonė pėr t\'ia pėrshtatur stilin e jetės, njė kulture fizike tė domosdoshme qė pėrfshin ushqimin e mirė dhe mirėmbajtjen e trupit me vrapin, palestrėn, gjimnastikėn qoftė edhe nė shtėpi etj. Dikush nuk e bėn dot sepse i mungon koha, dikush tjetėr sepse i mungojnė paratė. Sido qė tė jetė, jemi njė popull qė po bėhemi obezė.



    Obeziteti nė fakt ėshtė problem shqetėsues edhe nė botė. Tė dhėnat tregojnė se vendi ynė tashmė futet nė listėn e vendeve tė prekura nga fenomeni i obezitetit. Shefi i shėrbimit tė Diabetologjisė nė Pediatrinė e QSUT-sė, Petrit Hoxha, pohon se fenomeni i obezitetit, pėr fat tė keq, po prek nė masė fėmijėt tanė.


    Nė vendin tonė, tė dhėnat e deritanishme flasin se 20 % e tė rinjve tė shkollave tė mesme janė mbipeshė. Tek femrat, mbipesha shkon mesatarisht deri 26 %, ndėrsa nga njė studim nė qytetin e Tiranės pėr mosha mbi 55 vjeē, u vu re se ky fenomen arrin nė shifrėn 28.6 %.

    "Tė dhėnat shqetėsuese paraqiten tek fėmijėt. Njė tjetėr studim pėr obezitetin dhe mbipeshėn, tregoi se "rreth 15.2 % e fėmijėve janė mbipeshė dhe 3.8 % e tyre, obezė", - bėhet e ditur nga ISHP-ja.
    Nisur nga kėto tė dhėna, specialistėt pohojnė se vėmendja duhet drejtuar tek parandalimi dhe frenimi i rritjes sė obezitetit tė moshės fėminore.

    "Kjo, pasi, trajtimi i obezitetit tė instaluar ėshtė shumė i vėshtirė, por dhe mundėsia e tė qenit njė adult obez ėshtė shumė e lartė. Gjithashtu, po kaq i vėshtirė ėshtė korrigjimi i zakoneve tė gabuara ushqyese nė moshė tė rritur, tė cilat janė fituar qė nė fėmijėri",- pohon Petrit Hoxha, duke shtuar se kėta fėmijė janė mė tė predispozuar pėr t\'u bėrė diabetikė.

    Gjithashtu, pėr shkak tė obezitetit dhe mbipeshės, fėmijėt mund tė vuajnė edhe nga hipertensioni, vėshtirėsitė nė fjetje, si dhe probleme psiko-sociale, si probleme tė pėrparimit tė ulėt nė mėsime. Por, kanė dhe probabilitet tė madh tė mbeten obezė nė moshėn e rritur dhe tė zhvillojnė probleme tė sėmundjeve serioze, me vuajtje dhe ulje tė cilėsisė sė jetės sė tyre.


    Specialistėt: Ja si pėrcaktohet mbipesha

    Obeziteti ėshtė masė e madhe dhjamore, qė vjen si rezultat i ngrėnies sė tepėrt dhe djegies sė pakėt tė kalorive tė marra, apo depozitimi i tepruar i tepricave kalorike nė formė dhjami. Pėr tė pėrcaktuar peshėn e shėndetshme, apo indeksin e masės trupore, ēdo njeri mund ta pėrcaktojė vetė kėtė tregues, duke pjesėtuar peshėn e tij me gjatėsinė nė katror. Treguesi i masės trupore (IMT), midis 18,5-24,9 ėshtė normal apo i shėndetshėm. Nėse treguesi i masės trupore (IMT) ėshtė midis 25-30, personi ėshtė mbipeshė dhe nėse treguesi i masės trupore (IMT) ėshtė mbi 30, personi ėshtė obez.

    Pėr mbajtjen e peshės trupore nė limitet e rekomanduara (IMT te 20-25) dhe pėr tė patur njė ushqyerje tė shėndetshme, mjekėt rekomandojnė konsumimin e larmishmėrisė sė ushqimeve, bazuar nė ushqime tė ndryshme me origjine kryesisht bimore sesa shtazore, konsumimin e bukės, drithėrave, orizit, disa herė nė ditė, si dhe tė zarzavateve e frutave tė freskėta (sė paku 400 gr nė ditė) etj. Gjithashtu, krahas kėsaj, ata rekomandojnė kryerjen e aktivitetit fizik ēdo ditė (30 minuta ecje e moderuar, tė paktėn 4 herė nė javė).

    Familja qė ka pėrfunduar nė faqet e para tė gazetave

    Nė Shqipėri shqetėsimi ėshtė ende nė nivel individėsh. Por nė vende tė tjera tė Europės, obeziteti dhe problemet shėndetėsore ėe vijnė prej tij, janė llogaritur mirė. Aq mirė sa ka vende, ku shteti financon me paratė e buxhetit, ndalimin e obezitetit. Mė mirė ta parandalosh sesa tė kurosh. Ėshtė mė me leverdi me sa duket.

    Pėr shkak tė kėsaj ngarkese nė buxhet, vende si Britania e Madhe janė shumė tė ndjeshėm ndaj shpėrdorimeve qė mund tė ndodhin. Obezėt nė kėndvėshtrimin e personit qė pėrfiton nga taksat janė shpesh nė qendėr tė vėmendjes sė mediave angleze. I tillė ėshtė rasti qė po shkruajmė mė poshtė.

    Njė familje e shėndoshė nė Angli, ėshtė aq obeze, saqė njė kėshill ėshtė duke paguar plot 114.000 paund pėr tė ndaluar mbingrėnien e tyre,

    Kėshilli i "Dundee City" e vendosi familjen obeze, tė pėrbėrė nga 8 persona, jashtė nė natyrė dhe u dha atyre si detyrė tė bėnin ushtrime, por tė gjithė dėshtuan.

    Tani Projekti Familjar i qytetit, i cili pėrdori taktika tė ndryshme pėr ti kthyer kėta shpėrdorues nė qytetarė tė mirė, do tė marrė nė kontroll familjen, tė cilat duhet t\'i survejojnė dhe t\'i bėjnė tė kontrollojnė ushqimin qė hanė.
    Ata do tė lėvizin familjen- mbiemri i sė cilės nuk mund tė thuhet pėr arsye ligjore- nė njė shtėpi tė pėrkohshme, ku tre stafe me kohė tė plotė do tė monitorojnė vaktet e tyre dhe do detyrojnė ata tė dobėsohen.
    Nėna dhe babai i fėmijėve janė paralajmėruar se nėse ata "hedhin nė erė" kėtė shans tė fundit, 6 fėmijėt e tyre do t\'u merren dhe do tė ēohen nė njė qendėr trajtimi, ku ata nuk mund t\'i shohin mė.

    Babai 53-vjeēar, i cili ka njė problem me zemrėn dhe nėna 40-vjeēare, vitin e kaluar i kėrkuan kėshillit t\'i ndihmonte tė kujdeseshin pėr fėmijėt e tyre, por punonjėsit socialė kishin mbetur tė shokuar kur panė pėrmasat e tyre.
    Mė i vogli i fėmijėve, njė vogėlush 21-muajsh, peshonte plot 13 kilogramė, ndėrsa tė tjerėt ishin: 102 kilogramė peshonte vogėlushi 12-vjeēar dhe 26 kilogramė njė vajzė, e cila ishte vetėm 3-vjeēe.

    Kėshilli kėshilloi prindėrit t\'i ēonin djalin 12-vjeēar dhe vajzėn 3-vjeēare nė mėsime futbolli dhe danci, por fėmijėt dėshtuan.
    Por, njė lajm tjetėr erdhi nga kjo familje pikėrisht 1 javė pas deklaratės qė bėri kėshilli. Njė i afėrmi i tyre pohoi me zemėrim se nėna e fėmijėve obezė, ėshtė sėrish shtatzėnė.
    Njėri nga mbikėqyrėsit pėr fėmijėt u shpreh pėr tabloidin anglez "The Sun", se lajmi qė nėna ėshtė shtatzėnė, ėshtė shumė dėshpėrues: "Ajo tani do tė gjejė njė justifikim pėr tė ndenjur ulur sėrish gjithė ditėn. Si gjithnjė, ajo do t\'i vendosė fėmijėt e saj para televizorit me ushqim dhe pije pėrpara. Ky ėshtė dembelizėm i pastėr. Ajo madje nuk pranon as tė lajė rrobat e tyre".
    I afėrmi, i cili nuk pranon tė thotė emrin, shprehet: "Nuk ka asnjė justifikim pėr atė ēka ata kanė bėrė me fėmijėt e tyre. Ne vėrtet qė kemi frikė pėr ta. Nuk ėshtė vetėm obeziteti ai qė na mėrzit. Ata shqetėsojnė fqinjėt e tyre. Ata i kanė mėsuar fėmijėt tė jenė edhe agresivė..".
    Kur babai i familjes u pyet pėr kėtė ēėshtje, ai nuk pranoi tė fliste fare, por u mjaftua vetėm me njė "No Coment".

      Ora ėshtė 17/5/2024, 08:37