BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zgjidhja brenda muajit?

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    05092009

    Buzqeshje Zgjidhja brenda muajit?

    Mesazh nga Vizitor

    Zgjidhja brenda muajit? Visar_kryeziu045-490x320

    Ambasadori i SHBA’sė nė Prishtinė, Christopher Dell dhe Shefi i ICO’sė, Pieter Feith, kanė takuar tė premten Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaēi. Ata kanė biseduar rreth ēėshtjes sė bashkėpunimit policor mes EULEX’it dhe Beogradit. Zyrtarėt europianė presin qė njė zgjidhje e kėnaqshme tė arrihet brenda kėtij muaji.

    Pėrfaqėsuesi special i Bashkimit Europian nė Kosovė, Pieter Feith, dhe krerėt e institucioneve, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi, janė duke zhvilluar konsultime intensive pėr tė parė se a ka mundėsi tė gjendet njė zgjidhje pėr vendosjen e bashkėpunimit policor mes EULEX’it dhe Beogradit, e cila do tė ishte e pranueshme pėr Prishtinėn zyrtare, ka thėnė tė premten pėr Express, njė zyrtar i BE’sė, me kusht anonimiteti.

    Sipas zyrtarit europian, aktualisht tė gjitha opsionet janė tė hapura pėr tė arritur te formula e pėrshtatshme. Ai ka thėnė se ėshtė prioritet i Bashkimit Europian qė zgjidhja pėr aranzhime teknike mes EULEX’it dhe autoriteteve serbe tė arrihet gjatė kėtij muaji.
    Njė takim i paparalajmėruar pėr media mes Feith’it dhe Sejdiut e Thaēit ėshtė mbajtur edhe tė premten, nė Zyrėn e Presidentit tė Kosovės. Aty ka marrė pjesė edhe Ambasadori i SHBA’ve nė Kosovė, Christopher Dell.

    Shefi i EULEX’it, Yves de Kermabon, nuk ėshtė ftuar nė kėtė mbledhje. Zėdhėnėsi i Presidentit, Xhavit Beqiri ka thėnė se ky takim mes kėtyre zyrtarėve ka qenė rutinor. I pyetur pėr zhvillimet rreth bashkėpunimit policor mes Misionit tė BE’sė dhe Beogradit, ai ka pėrsėritur qėndrimin e udhėheqėsve kosovar.

    “Nė emėr tė Kosovės marrėveshje tė tilla bashkėpunimi mund tė nėnshkruajnė vetėm institucionet e Kosovės. Njėkohėsisht ėshtė gjithmonė dera e hapur pėr bashkėpunim. Ne kemi bashkėpunim tė mirė me ICO’nė, EULEX’in dhe gjithė mekanizmat tjerė ndėrkombėtar”, ka thėnė Beqiri pėr Express, tė premten.

    Mbajtjen e kėtij takimi e ka konfirmuar edhe Zėdhėnėsi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Andy McGuffie. “ICO dhe institucionet e Kosovės pajtohen se ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ketė mekanizma tė duhur pėr tė forcuar sundimin e ligjit nė Kosovė. Ėshtė e qartė se EULEX’i ka nevojė tė ketė mjetet pėr tė kryer punėn e vet. Do tė vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė gjetur shtegun e duhur pėr kėtė, me tė cilin secili do tė ndihej rahat”, ka thėnė ai.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 7/5/2024, 10:54