BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pėrtej kufijve me celuloid

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pėrtej kufijve me celuloid

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/6/2008, 15:33

    Pėrgjatė 6 ditėve, plot 22 filma shqiptarė e kosovarė do tė shfaqen gjatė Festivalit tė Filmit nė Gjenovė. Janė pėrzgjedhur kryesisht prodhime tė viteve tė fundit, por edhe disa nga filmat mė tė mirė tė para ’90-ės

    Kinemaja shqiptare shfaqet pėrtej detit. Pėrgjatė 6 ditėve, plot 22 filma shqiptarė e kosovarė do tė shfaqen nė ekranin e madh tė Festivalit tė Filmit nė Gjenovė (Genova Film Festival). Nė programin e festivalit, pėrveē filmave nė konkurrim dhe aktiviteteve homazh, kushtuar kineastėve italianė, njė seksion i veēantė i kushtohet filmit shqiptar, nėn titullin “Oltre il Confine”(Pėrtej kufirit). Ėshtė e gjithė historia e kinematografisė shqiptare qė do tė shfaqet nė Itali, nga 30 qershori deri nė 6 korrik. Kur bėhet fjalė pėr restrospektiva filmike nė festivale tė huaja, pėrgjithėsisht shfaqen prodhime tė 10-vjetėshit tė fundit, qė flasin pėrgjithėsisht pėr temat e emigracionit, tranzicionit… Por kėtė herė panorama filmike shqiptare pasurohet edhe me disa prodhime tė zgjedhura tė shekullit tė kaluar, apo mė saktė tė para viteve ’90. Bėhet fjalė pikėrisht pėr filmat “Koncert nė vitin 1936” me regji tė Saimir Kumbaros, “Lulėkuqet mbi mure”, njė nga filmat mė tė mirė tė Dhimitėr Anagnostit, apo “Pėrrallė nga e kaluara” po me regji tė tij. Mė tej programi vijon me prodhime pas viteve ’90. Filma me metrazh tė gjatė, tė shkurtėr, artistikė dhe tė animuar. Duke filluar me “Vdekja e kalit” nga Saimir Kumbaro, “Gjoleka Djali i Abazit”, Dhimitėr Anagnosti, “Parullat”, “I dashur armik”, “Funeral Bussines” me regji tė Gjergj Xhuvanit, “Tirana Viti 0”, Fatmir Koēi, “Nata pa hėnė” me regji tė Artan Minarollit, “Mao Ce Dun” me regji tė Besnik Bishės, “Plumb ballit” nga Gazmend Leka, “Tuneli” i Ilir Butkės, “Edeni i braktisur” nga Eno Milkani, “Ura” nga Artur Muharremi, “Luleborė” nga Robert Budina, “Gas”(“Ygraerio”) dhe “Busulla” me regji tė Bujar Alimanit, “Flutura” nga Stefan Taēi.

    Njė pjesė e mirė e kėtyre filmave, sidomos ata me metrazh tė shkurtėr janė shfaqur nė edicionet e fundit tė Tirana Film Festival. Kjo shumėsi prodhimesh ėshtė pėrzgjedhur jo pa qėllim. Pėrmes tyre jepet zhvillimi i kinematografisė shqiptare, sigurisht me prodhimet mė tė mira, por pėr tė dhėnė edhe historinė e vetė vendit tonė. Ngjarjet qė evokojnė filmat vendosen qė nga periudha e Mbretit Zog (“Koncert nė vitin 1936”), gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (“Lulėkuqe mbi mure”), ardhja nė pushtet e komunistėve (“I dashur armik”), vitet nėn diktaturė, ndėrrimi i sistemeve (“Vdekja e kalit”) periudha e gjatė tranzicionit, i cili zė njė vend mė tė gjerė nė filmat shqiptarė. Kėshtu qė publiku Italian, ka mundėsi tė shohė historinė e njė kombi pėrmes artit. Krahas prodhimeve shqiptare qė pėrbėjnė shumicėn (plot 19), nė Genova Film Festival do tė shfaqen edhe dy filma kosovarė me metrazh tė shkurtėr (gjithashtu tė shfaqur nė TIFF), “Hekurishtja” me regji tė Burim Halitit dhe “Gjakmarrja” nga Luan Kryeziu. Ky i fundit nga vetė titulli tregon pėr subjektin qė trajton, ndėrsa filmi i Halitit me nota tė theksuara ironie e grotesku vendoset pas Luftės sė Kosovės. “Hekurishtja” ishte fitues i edicionit tė shkuar tė festivalit “Nine

    Eleven” nė Prishtinė, ku pėrveē ēmimit pėr filmin mė tė mirė, fitoi edhe trofeun pėr aktorin mė tė mirė. Mes filmave shqiptarė e kosovarė, ėshtė edhe njė arbėresh. Bėhet fjalė pėr dokumentarin “Rrockarbėresh” me regji tė Salvo Ciccia e qė flet pėr grupet e rrokut arbėresh nė Itali. Prezantimi i kinemasė shqiptare nė Itali mundėsohet falė njė bashkėpunimi tė organizatorėve tė festivalit me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė Shqiptare (QKK), Qendrėn e Arkivit tė filmit shqiptar dhe organizatorėt e Tirana Film Festival.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 09:42